Ku ndodhet Radomi?

redaktor

I nderuar lexues! Radomi është mal në kufirin midis rrethit të Përmetit dhe atij të Kolonjës me lartësi 1486 m. Pjesa më e madhe e tij është ndërtuar prej shkëmbinjsh flishorë. Relievi është i butë, me kurriz gati të sheshtë që zbret mbi luginat e Lengaricës dhe të Osumit. Shpati perëndimor është pak më i pjerrët, kurse ai lindor është i copëtuar nga shumë përrenj, që përbëjnë degë të përroit të Zharkanit, që derdhet në Osum. Radomi është i veshur me pyje të dendura, që arrijnë deri afër majës. Ka kullota të pasura verore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *