Një oficer policie është vënë në pranga për dhunë në familje. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme që ditën e sotme thanë se nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, inspektor Ergys Hoxha, me detyre Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, Lezhë, banues në Tiranë për veprën penale të “Dhunës në familje”.
Kallëzimin për dhunë e ka bërë bashkëshortja e punonjësit të policisë.
Nga kontrolli i banesës se tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 shkopinj bejsbolli, me të cilat ky shtetas ka goditur bashkëshorten e tij, si dhe 2 thika.
Nga ekzaminimi paraprak në mjekësinë ligjore u konstatuan shenja dhune në trupin e gruas së punonjësit të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Psykopat në shëngjin
si kuptoj fare ato provat, dy shkopa dhe dy thika.Po ka shtepi pa thika ? Shkopinjt mund te jene te kalamajve.Lajm i fort ky i SHCBS.
Mos doni qe policin ta rrahi gruaja si ate Trimin nga Lushnja e ta merrni ne mbrojtje ?
Nuk eshte e qarte si ngjarje se ne cdo cifte e familje ka sherre.