Dhunon vajzën 17 vjeçe, nuk çonte mjaftueshëm para në shpi nga puna si kameriere

anazapta

Një 17­-vjeçare ka marrë urdhër­mbrojtjeje nga Gjykata e Sarandës, pasi dhunohej nga e ëma.

Mësohet se në Komisariatin e Policisë është paraqitur mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00, shtetasja me inicialet F.F., 17 vjeçe, ka denoncuar nënën e saj, 40­vjeçaren Y.S., për dhunë fizike e psikologjike.

Sipas policisë, adoleshentja e cila punon si kameriere në një nga lokalet e Sarandës, është shprehur para grupit hetimor se nëna e dhunonte për shkak se ajo kthehej orar pa orar në banesë, për shkak të punës që bënte.

Gjithashtu, sipas denoncimit të kryer, e ëma e dhunonte për shkak se nuk ishte e kënaqur me shumën e parave që e bija i çonte në banesë, pasi, sipas saj, duhej të fitonte më shumë për të përballuar jetesën.

Nënë e bijë, me origjinë nga Berati, banojnë vetëm në lagjen nr.4 të qytetit, që pas divorcit të 40­vjeçares me bashkëshortin, raporton “Panorama”.

Policia e Sarandës ka plotësuar menjëherë kërkesëpadinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit, ndërkohë që nënë e bijë do të përballen sërish bashkë në seancën e së hënës për vërtetimin e urdhrit.

Do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë për urdhrin e mbrojtjes ndaj adoleshentes, e cila i është drejtuar për ndihmë Policisë.

Share This Article
2 Comments
  • Po Insektoriati i Punes ku eshte ne keto raste? Vajza eshte minorene dhe e ka te specifikuar me ligj cfare punesh mund te beje, nuk behet fjale fare per kamariere ne lokale nate, qofte edhe me leje nga prinderit. Po na merr ne qafe paaftesia totale si shoqeri. Po shfrytezojme femijet dhe nuk i ben pershtypje njeriu. Njesoj si krahinat e Indise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *