RTSH-ja në rrezik për Superligën

redaktor

Radio Televizioni Publik Shqiptar, nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të emisionit “Rubrika Sportive” në Facebook është shprehur se RTSH-ja nuk ka asnjë kontratë për të drejtat e transmetimit të Superligës për këtë sezon, pasi sipas tyre, FSHF-ja nuk e ka njoftuar këtë institucion për tenderin e të drejtave televizive.

Sipas RTSH-së, arsyeja pse ky televizion ka transmetuar live ndeshjet e skuadrës së Partizanit është se ky klub futbolli i ka dhënë autorizimin për transmetim.

E kontaktuar nga mediat, RTSH-ja bënë të ditur se FSHF-ja ka bërë tenderin e të drejtave të transmetimit dhe ndonëse RTSH-ja ka kërkuar me anë të disa shkresave zyrtare të jetë prezente në këtë tender, nuk është ftuar.

Më poshtë RTSH-ja vazhdon: “Kemi çuar dy kërkesa në lidhje me tenderin e të drejtave televizive dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”. Ndërkohë RTSH-ja po bën ripërpjekjet e saj, për të marrë këtë leje. Kjo nuk është hera e parë që Televizioni Publik dhe Federata e Futbollit kanë konflikt së bashku për transmetimin e ndeshjeve futbollistike. Mos prania e RTSH-së në hedhjen e tenderit, shkakton thyerje të neneve 127/128/129 për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Share This Article
1 Comment
  • Po kush i shikon ata capaculet qe bejne sikur luajne me top e per me shume te shtune e te diele kur lozin Spanja dhe Italia.Po te luajne te enjte a te hene edhe mund t’i shohe ndokush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *