“Toniblerët” e rinj të Kosovës

redaktor

Sot në televizionin publik gjerman ARD shfaqet emisioni dokumentar mbi fëmijët nga Kosova që bartin emrin e pazakontë, “Tonibler”.

Bëhet fjalë për djemtë e lindur në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të cilët prindërit e tyre, në shenjë mirënjohje për rolin prijës të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në këtë ndërhyrje, i kishin pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur me emrin e tij.

Emisioni “Europamgazin” i ARD-së ka takuar pas sa vitesh disa nga djemtë të cilët tashmë janë rritur. Në këtë emision, përmes rrugës jetësore të këtyre “Toniblerëve” rrëfehet zhvillimi i Kosovës gjatë këtyre viteve, njofton ARD.

Tony Blair në kohën e luftës në Kosovë ishte bërë i njohur për këmbënguljen e tij për aksione më të vendosura të NATO-s kundër Serbisë, e cila ushtronte dhunë mbi popullatën shqiptare në Kosovë. Emisioni jepet sot ora 12.45 në televizionin ARD.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *