Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës, që të premten e ardhshme, më 4 shtator, të bëhen pjesë e aksionit të madh për pastrimin e qytetit. Ai ka nisur dje pasdite një letër familjare në çdo shtëpi, ku dhe u kërkon banorëve të Tiranës që t’i bashkohen luftës kundër zhulit, duke kontribuar vullnetarisht në një ditë të vetme.
“Unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëmpër të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë”, shprehet Veliaj në letrën e vet dërguar qytetarëve.
Më tej në këtë letër kryetari i bashkisë i ofron qytetarëve edhe numrin e telefonit të administratorit të Njësisë Administrative, për ti shprehur çdo problem dhe shqetësim që ata kanë me mbarëvajtjen e punëve të lagjes së tyre. Po ashtu Veliaj në këtë letër ka vendosur edhe numrin e vet të telefonit, ku qytetarët, me anë të mesazheve të shkruara, mund të shprehin pakënaqësitë e tyre në rast se administratori i Njësisë përkatëse nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve që mund të kenë.
Më poshtë letra e plotë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaju ka dërguar qytetarëve të Tiranës.
E nderuar familje e Tiranës,
Gjatë këtij muaji të parë kemi nisur nga puna për ta rikthyer Tiranën në normalitet, duke filluar nga ato ndërhyrje që i kemi konsideruar si më urgjentet – pastrimi, transporti publik e hapësirat publike. Natyrisht, në kaq pak ditë veç sa kemi gërvishtur sipërfaqen e problemeve me të cilat përballet qyteti ynë. Por unë besoj se të gjithë bashkë po tregojmë ditë pas dite se aty ku ka dëshirë për të punuar dhe mbështetje nga qytetarët, nuk ka asgjë të pamundur.
Një ndër nismat tona më të rëndësishme të këtyre ditëve është ajo për pastrimin e qytetit. Po bëjmë maksimumin për të garantuar një qytet të pastër me moton #LufteZhulit. Ua kemi bërë të qartë kompanive të pastrimit se rinovimi i kontratave të tyre do të vendoset mbi bazën e anketimeve qytetare, ku ju do të vlerësoni me notë punën e kompanive. Shumë prej jush na e kanë pohuar diferencën positive.
Por unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëm për të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë.
Për çdo informacion lidhur me këtë aksion apo gjithçka tjetër që lidhet me komunitetin tuaj, ju ftoj të lidheni me Administratorin e Njësisë, z. …. në numrin 06…. Ashtu si çdo punonjës tjetër i Bashkisë që unë drejtoj, edhe Administratori ka një detyrë të qartë: t’ju shërbejë juve, qytetarëve, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Për çdo ide apo shqetesim mund të më kontaktoni me SMS tek numri …. dhe email: [email protected]
Duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen ju pres në 4 Shtator për aksionin e pastrimit të lagjes tuaj.
Sinqerisht,
Erion Veliaj
Kryetar i Bashkise Tirane

Nuk e kemi ne kulture ne qe te dalim vullnetarisht dhe te “ndyejme’ duart te pastrojme rruget se na ulet “dinjiteti” fallco qe kemi krijuar, apo hunda si i thone popullorce. Tere bota i ben keto gjera dhe njerezit qe i organizojne keto nisma respektohen ne komunitet. Studentet qe marrin pjese e shkruajne ne aplikimin qe bejne per ne shkollen e larte si aktivitet jashteshkollor ne ndihme te komunitetit. Po c’ne mo! Ne shqipetaret te pastrojme rruget!!!!( neper bote po, i bejme te gjitha ne, edhe pastrimin e haleve te zyrave megjithese kemi diploma ne xhep), por ne Shqiperi! Saken se na e lejon ymri! Jemi apo s’jemi ne me hunde perpjete!
ME HYRJEN E LIQENT CFARE BERE, E MIRATOVE LEJEN PER BETONIM????????!!!!!!!!!!!!!!!!!
PER KETE FOL LERI KETO DIVERSIVA PER TU HEDHUR NJEREZVE HI SYVE.
E bejne shqiptaret jashte pastrimin e haleve komentues, por me para, ketu na kane vene taksen e pastrim-gjelberimit dhe na kerkon vullnetarisem.
Boll dolen ne TV se na meriten b…. Sa largohet Rama me Veliajn delin ata te PD per kunder deklarata dhe populli ka mbushur barkun nga keto qe thone keta.
Nuk eshte nga ato misa qe bene mjalt ky ore jo, ato qe do behen vullnetarisht parate do futen ne thesin privat.
Parate qe merren nga taksat duhet te dalin dhe teprojne keni kalem apo jo, beni nje llogari te thjeshte dhe pyesni veten ku i cojne leket e taksave te cdo muaji.