“DS”: Shqiptarët e Sirisë po kthehen drejt Europës

redaktor

Dikur mund t’i kemi hasur në ndonjë kronikë televizive apo dokumentar, në ndonjë faqe gazete, në reportazhe që na dukeshin interesante dhe na bënin të besonim se gjaku shqiptar jeton dhe jep kontribute edhe shumë e shumë kilometra larg vendlindjes.

Por vendimi që paraardhësit e tyre kanë marrë dikur, për t’u vendosur në Siri, ka rezultuar fatal për pasardhësit e tyre të brezit të tretë apo të katërt.

Kështu, në një fotoreportazh të shkruar së fundmi në kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, gazeta austriake “Der Standard”, veçse u përcjell lexuesve të vet atmosferën e zymtë që po mbretëron atje me mijërat e refugjatëve nga Lindja e Mesme në rrugën e tyre për në Europë, bën edhe një “zbulim”, të paktën nga këndvështrimi shqiptar.

“Dhe ja tani ku hasim në dy pasardhës të ish-emigrantëve shqiptarë të Sirisë në Gjevgjeli, në kufirin Greqi – Maqedoni, ku presin të vijojnë rrugëtimin e tyre, një kthim në Europë”. Kështu citohet të shkruhet në reportazhin e së përditshmes austriake. Teksti i gazetares Adelheid Wölfl fillon me një sekuencë shumë interesante.

Është një rrëfim i bukur dhe prekës për rrugën e shqiptarëve të Sirisë drejt Europës – kësaj radhe me turmat e refugjatëve – ose kthimin e tyre në Europë, prej nga para 100 vitesh ishin larguar stërgjyshërit e tyre, duke u shpërngulur në Damask të Sirisë.

“Prapa rrotave me tela me gjemba, në pjesën greke të kufirit qëndrojnë dy të rinj biondë që bien në sy menjëherë me gropëzat e faqeve shumë të ngjashme. Janë vëllezër.

Njëri prej tyre mban në duar një kapelë të thurur, të bardhë, me një lule ngjyrë rozë në mes. E kush jeni ju? – ‘Ne jemi shqiptarë’, – thotë ai. A keni pasaporta shqiptare? – është pyetja e gazetares. ‘Po të kishim pasaportat shqiptare, ne nuk do të rrinim këtu prapa telave me gjemba, por do të kalonim kufirin për në Shqipëri. Ne kemi pasaporta siriane’, sqaron vëllai tjetër.

‘Fajin e ka stërgjyshi ynë, i cili 100 vjet më parë la Shqipërinë dhe u shpërngul në Siri, duke menduar se është një vend më i mirë. Por, tani, ne nuk jemi dhe aq të sigurt nëse ai kishte pasur të drejtë apo jo’, vazhdon ai.

Gropëzat në faqet e të dyve bëhen më të mëdha. Qeshin edhe sirianët e tjerë që ndodhen aty. Që në shekullin e nëntëmbëdhjetë, shqiptarët udhëtonin në botën e jashtme, në radhë të parë për të kërkuar punë.

Para njëqind viteve në Turqi jetonin rreth 250 mijë deri 300 mijë shqiptarë në Turqi. Një numër kishin shkuar mandej në Siri. Shumë prej tyre në Damask.

Dhe ja tani ku kanë zbarkuar dy pasardhës të këtyre emigrantëve në Gjevgjeli, në kufirin Greqi – Maqedoni, ku presin të vijojnë rrugën e tyre, një kthim në Europë”, shkruan “Der Standard”.

Share This Article
2 Comments
  • ****eshte e drejta e njeriut te shkoje ku done dhe siguron jetesen.Shteti shqiptar duhet te mbroji te gjithe shtetasit e saj kudo ndodhen ,ne raste se nuk ka ligje ti miratoi ato menjeher dhe te mos beje sehir me vuajtjet dhe dhunen e rende qe zbatojne shtetet europiane si Anglia dhe te tjere shtete te europes.Europa sot duket si mbrojtesja por, eshte dhunuesja e madhe e te drejtave te njeriut.dhe shkeljen e te drejtave themelore ne europ dhe bot qe ndeshin shqiptaret qeveria shqiptar duhet ti evidentoi dhe nderhyje deri komisionin europian politikave te trojkes europiane ,per mos dhenje ndihme ligjore,aplikimine masave shtrnguse ,rritje e kostos se aplikimit ,heqjen e reduktimin e gjykatsve dhe stafit juridik ,ndeshja ne dhunen psikologjike sidomos ne britani,deri te dhuna fizike dhe tortura psiqike.Vemendja na shkon te fletja gjume e shtetit ton perballe dhunes qe po bene sot Europa si mbrojtsja e te drejtave te njeriut.Por nuk po shikojme edhe reagimin qe duhet te kene edhe disa shoqata te mbrojtjes se drejtave te njeriut ne shqiperi per ndjekjen dhunimin ne stil kasapi qe u bejna refugjatve shqiptar nga ta gjitha shtetet e unjonit europian I ka zene gjumi letargjik pasi fondet keto shqata I marrin i dhe me to bejne pushime relaksi orgji ne vende ekzotike. Turp per qeverin ,per shoqatat qe heshtin kur po cenohen dhe mohohen te drejtat e njeriut .Kur ka konventa europiane te drejtave te njeriut ,karta sociale eurpiane,si dhe traktatet e unjonit eurpoian.DHE me ne funde eshte: Karta THEMELORE E UNJONIT EUROPIAN .kjo po cenohet shqiperia hesht ,ministria jashtme hesht,duhet vlersuar presioni qe duhet ti behet trojkes eurpiane nga shteti por eshe nga organizata te drejtave te njeriut.mos heshtni.#########################

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *