Tashmë është kthyer në një rit që në parkun e Kryeministrisë të shfaqen aktivitete të rëndësishme. Ka qenë vetë kreu i qeverisë ai që ka njoftuar se ndeshja midis Danimarkës e Shqipërisë mund të ndiqet në një monitor gjigant që do të vendoset në këtë shesh.
“Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot.
Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t’ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur #ForcaShqiperia”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

I uroj vetem fat cunave