Rama: Lufta kundër informalitetit, jo kundër bizneseve

Dita

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri  paralajmëroi se aksioni kundër abuzuesve nuk do të ndalet derisa të arrihet formalizimi i ekonomisë.

Kreu i Qeverisë u bëri thirrje konsumatorëve të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë kuponin tatimor, si një kontribut për të patur më shumë investime dhe rritje rroga.

“Lufta ndaj informalitetit do të jetë kryefjala e 300 ditëshit të tretë qeverisës dhe do të harmonizojë veprimet mes doganave, tatimeve, Inspektoriatit të punës dhe Policisë së Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë, konsumatorët dhe biznesin”, deklaroi Rama.

Për nga mënyra e zhvillimit, aksioni do të jetë i ngjashëm me të tjerët që ka ndërmarrë qeveria deri më tani.

“Kemi një plan të mirëstudiuar për t’iu përgjigjur me efektshmëri dhe qëndrueshmëri afatgjatë në fitoren e kësaj sfide. Operacion do të jetë i ngjashëm në thelb dhe në efekt me atë të energjisë, mbrojtjes së territorit, ndarjes në sistemin e arsimit mes atyre që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm si subjekte private dhe atyre që deri dje e kishin kthyer sistemin në një hapësirë abuzimi dhe tregtie me diplomat”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se lufta kundër informalitetit nuk duhet parë si një goditje për biznesin e ndershëm, përkundrazi.

“Është një aksion për të bërë të mundur që më të mëdhenjtë të veprojnë brenda kornizës së ligjit dhe gjithkush të fitojë atë që i takon dhe jo të përfitojë duke vjedhur atë që i takon shoqërisë, e cila duhet ta marrë mbrapsht përmes investimeve dhe shërbimeve të shtetit”, u shpreh kryeministri.

 

Share This Article
6 Comments
  • PO TAKSA FAMOZE PROGRESIVE O EDI RAMA, SE U BENE DY VJET NE PUSHTET QE NUK PO JA SHEH HAJRIN?

    Kjo takse famoze e Rilindjes Socialiste u reklamua si ILACI cudiberes qe do te ringjallte ekonomine e falimentuar berishiste, por qe tani sic e tregojne edhe bathet ka perfunduar si kokoshi ne nje thelle duke goditur vetem fakiret e administrates publike, sepse o Edi Rama, barkderrat e biznesit shqyptar jane fshehur ne brimat e tyre si urrithe fushe dhe nuk ka tatimor ne bote qe t’i nxjerri qe andej, pastaj si do t’ja besh me fasonistet e Like Floririt qe nuk paguajne KURGJE ne shtet bile para do kohe benin edhe presion per leehtesira te tjera tatimore?

    Ne kete sens o Edi Rama hiq dore nga propaganda dhe demagogjia enveriste dhe fillo te mendosh te kthesh taksen e sheshte ne Shqypni ashtu sic eshte ne te gjitha vendet e tjera ish komuniste te rajonit, sepse ndryshe jo vetem nuk do te nxjerresh nga brimat e tyre urrithet shqyptare te biznesit privat, por do te largohen edhe barkderrat e biznesit te huaj nga lemeria e takses tende famoze progresive.

  • O Dita! Po boll me kete Ramen more. Kisha nja nje muaj qe nuk ju lexoja online, po ju vazhdoni I jepni hapsire ketij tyryfylit.
    Bejini embargo I gjithe shtypi, ta shikoni si zbret me kembe ne toke ky, ose ne rastin me te mire vret veten.

  • Dicka nuk shkon ne keto deklarata, pasi keto qe deklarohen jane detyra normale te nje menaxhimi, rutine e institucioneve qe i ngarkon ligji per mbledhjen e menaxhimi te ardhurave per buxhetin. Si mud ta serviresh si lajme apo fushate….?! Ke tager te plote ligjor per te vepruar ske nevoje te shpallesh fushata apo ti serviresh publikut “memorandume” koti.

  • Pse kjo tronditje e KM? Mos vall mini Drejtoreshat Butikse te Tatimeve dhe Doganave kan punuar ne te Zeze per “Partine”. Jane grumbullu miliarda po edhe ne vesh Nderkombtareve kane shku Bemat e Qertevise. Sipas plan veprimit jane brenda. Vitet e Para Nderkombtaret do te japin kredi

  • O SHOKU HIQ MONOPOLIN E KASAVE FISKALE, JO NDERRO ADMINISTRATORET E VENDOS ATA QE TE PAGUAJNE HARACIN TY.

    KY MONOPOL ESHTE NJE VJEDHJE E HAPUR QE I BEHET SHQIPETAREVE (400 EURO KASA DHE 100 EURO VIT QE VIDHEN HAPUR NE MES TE DITES.)

    40 EURO JANE KASAT NE TREG.

  • Dita,gazeta dita……
    Ka mundesi sic thone disa komentues me lart te merreni me hallet e popullit se sa te Kokaimaneve.
    Ka mundesi dhe fuqi qe ju te demaskoni sic thote njeri me lart Arbeni,per KORRUPSIONIN MULTIMILIONESH me kasat fiskale,naften etj.

    Se sot ne 2015 pak kujt i intereson se cfare thone skizofrenet Bisha Rama,apo cuni seksi Lulka,bashke me rrylin meta!!!
    Po ndejtet ne linjen e politikes boshe shume shpejt dhe ju si Gazete on-line mund te perfundoni si ndonje ish-gazete.
    Lajme mbi,ekonomine,busnesin,informatiken,mjetet motorike,shkence ka plot,kurse ju 95% e zini me traplliqet e Fshatareve te Politikes Antishqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *