“Në emër të Trinitetit të Shenjtë, “consubstantial” dhe te Pandashëm”. Kjo është fraza hapëse tek preambula e Kushtetutës greke e cila menjëherë të jep përshtypjen e një dominimi të besimit fetar mbi shtetin, nëse jo një paralelizëm me ndonjë shtet fondamentalist. Në fakt kjo ndjesi e çuditshme për parametrat “ateiste” shqiptare, forcohet me Nenin 3 të Kushtetutës greke ku përmendet që “feja dominuese në Greqi, është feja e Kishës Ortodokse Lindore të Krishtit”.
Duke lexuar të mësipërmet, të krijohet një ndjesi superioriteti moral për sa i përket respektimit dhe funksionimit të besimeve fetare në Shqipëri. Kjo ndjesi lind (ligjërisht) menjëherë pas leximit të frazës hapëse tek preambula e Kushtetutës sonë, ku qartësisht thuhet midis të tjerash “me besim te Zoti dhe/ose vlera të tjera universale…me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare…”. Kjo ndjesi superioriteti moral çimentohet dhe më tej me Nenin 10 ku qartë si kristali thuhet se “në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare, shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike” etj.
Duke marrë në konsideratë anën ligjorë të një debati teknikisht të krijuar mbi respektimit e feve në Shqipëri dhe Greqi (pas shkatërrimit të një “kishe” për rindërtimin e saj dhe kthimin në identitet), duket qartë se akuzuesit tanë bien menjëherë në një betejë nga e cila janë të destinuar të dalin kokulur. Përtej çdo formimi ligjor të respektimit të funksionimit të besimeve fetare, ana praktike, pra aplikimi i besimeve, të jep përgjigje edhe më të qarta.
Në Shqipëri të gjitha besimet fetare (sipas mundësive të tyre) kane themeluar/mirëmbajtur në gjithë territorin shqiptar objekte të kultit pa pasur asnjë pengese shtetërore ose dhe të shoqërisë në zonat multi-fetare. Te gjitha besimet fetare kanë liritë e plota të instalojnë institucione mësimdhënieje të besimit e tyre. Gjithashtu ditët e rëndësishme për çdo besim fetar, festohet në nivel kombëtarë dhe e gjithë politika shqiptare si rrallë herë bashkohet me përfaqësuesit fetar.
Nëse përpiqemi të shohim anën tjetër të së njëjtës medalje ne vendin fqinjë, situata është pesimiste. Përveç se në disa zona në verilindje të vendit me popullsi myslimane (minoritet turk), në pjesën tjetër të territorit helen, objekte kulti të besimeve të tjera nuk ekzistojnë (ato nga koha otomane janë të kyçura ose kanë tjetër funksion komercial), madje nuk lejohen të ngrihen. Vendi fqinjë është i vetmi vend evropian pa një objekt kulti islam në kryeqytetin e saj (edhe qytete të tjera të mëdha) dhe ndërtimi i tyre përbën pjesë të një debati të ashpër në shoqërinë greke.
Ajo çka e bën situatën edhe më të qartë, është kontrolli dhe dominimi i fesë ndaj shtetit helen në fushën e edukimit por edhe të politikë-bërjes. Shteti helen, edhe pse “burim” i shume e shume vlerave demokratike, vazhdon të edukojë nxënësit e vet në të gjithë zinxhirin arsimor, me bazë fenë ortodokse, ndërsa rituale të ndryshme si lutja para fillimit të mësimeve, ikona e Krishtit nëpër klasa apo dhe pjesëmarrja e nxënësve në mesha në kishë në ditë festash, e bëjnë këtë shtet edhe më pak kredibël në akuzat e vet.
Në lidhje me kontrollin mbi politikën, ajo nuk lidhet vetëm me faktin që shteti nuk mund të imponoj për shembull taksa tek Kisha Ortodokse, por edhe në mënyrën e betimit të Presidentit grek dhe qeverisë. Nenet 33 dhe 59 respektivisht i Kushtetutës greke vendosin betimin fetar të Presidentit dhe qeverisë, betim që përveç disa komponentëve të qeverisë aktuale, është respektuar masivisht nga të gjithë qeveritë e mëparshme. Pra duket qartë që vendi fqinjë ka aplikuar në masë totale nacionalizimin dhe politizimin e fesë, duke e bërë të pamundur për ata të pranojnë/kuptojnë funksionimin fetar në Shqipëri dhe trajtimin e feve nga shteti!
Shteti (modern) helen, edhe para themelimit të vet, ka përdorur fenë si identitet lidhës të banoreve te saj dhe shpesh here ka përdorur fenë edhe për të helenizuar territore specifike (jugun e Shqipërisë dhe Greqinë veriore në garë me Bullgarët). Këto taktika ajo vazhdon ti promovojë dhe me anë të arsimit ashtu si dhe me politikën e jashtme në rastin e Shqipërisë, ku kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare, menjëherë pas “incidentit”, takohet me urgjence me kryeministrin (ateist) Tsipras dhe Presidentin grek!
Kjo histori nuk do vonojë dhe të harrohet përsëri pasi Shqipëria ka dhënë prova konkrete tek komuniteti ndërkombëtarë për bashke-jetesën harmonike fetare dhe të shumta kanë qenë deklaratat mirënjohjeje dhe frymëzimi nga këta të fundit. Ajo çka përbën shqetësim është fakti që kreu i partisë më të madhe opozitare nuk arrin të kuptoj rëndësinë e të gjithë këtyre të mësipërmve, duke bërë një politike minimaliste dhe oportuniste me një çështje të ditës nga e cila do arrij të dëmtojë askënd tjetër përveç figurës së tij dhe të partisë, tashmë në kufijtë të degradimit tërësor.

Gjuha “greke” e tanishme ishte gjuha e patriarkanes bizantine (mbeturine e perandorise romane lindore, byzantine – ashtu si ishte latinishtja per ate perendimore) ne Stamboll shume kohe para se te krijohej shteti “grek” me 1832. Edhe atekohe ajo gjuhe nuk ishte gjuha “greke” e popullit “grek” vendas.
Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere; shihni historine e shkruar dhe hartat: na ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1832. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.
ajo qe kritikon autori eshte gjeja me pozitve ne nje shoqeri. Pakti Social, shoqeria greke ka paqe sociale brenda vetes dhe harmoni pikerisht prej edukimit fetar, kuse ne shqiperi shoqeria nuk ka paqe sociale por vetem konflikte te heshtura dhe urrejtje per komunitetet mes njeri-tjetrit.
greqia eshte shtet me i mbare se shqiperia ku njerezit kane 100 vjet ne kete shtet dhe akoma nuk e gjejne dot gjuhen per asgje, pasi kane mentalitete dhe edukime fetare te ndryshme.
duhet te kalojne shume vite qe shqiptaret ta kuptojne qe mungesa e nje mentaliteti te vetem ne shoqeri e ka lene shtetin me te prapambetur e me te vuajtur ne europe.
z. Edi, nuk e di cfare keni konsumuar para se te shkruani keto fjale qe ngjasojne me te nje te padituri total ose propaganduesi fals. Nese ju keni jetuar ne Greqi atehere padyshim qe do flisnit ndryshe. Per ata qe kane jetuar dhe studjuar aty e din shume mire qe ne Greqi as qe behet fjale per mendime fetare te ndryshme, por vetem per nje dominim total te nje feje te vetme, ashtu si edhe shume e shume shtete te tjera totalitariane per sa i perket besimit fetar.
Ju sygjeroj qe te verifikoni burimet tuaja dhe te germoni edhe me thelle (si pershembull raporte nderkombtare per lirine e besimit per te dy vendet) dhe shume kollaj do verifikoni prapambetjen e trishtueshme te vendit ne fjale.
Dite te mbare dhe shpresoj edukative.
Nuk eshte aspak….,(e theksoj aspak) e vertete qe komunitetet fetare ne Shqiperi, e shikojne njeri tjetrin me urrejtje.Ti flet keshtu,se shikon me syzet e Janullatosit e te Kishes Greke.Me keto qe thua,ti perpiqesh te nxitesh sadopak urrejtje midis komuniteteve fetare.
Kjo eshte edhe nje nga faktoret e rendesishem pse Greqia ka deshtuar deri me tani me gjithe ndihmen e pakursyer te dhene nga Amerika e BE per tu bere nje shtet modern.
Nje bashkim ekonomik midis dy vendeve,me territore te lira per investime,pa paragjykime nacionaliste ekstreme, ashtu sic shkruhet edhe ne konventat e eu qe humbet sovraniteti ai qe esht mbajtur ne komunizem si nje element i rendesishem e burim ekstremizmi e nacionalizmi qe ruan paragjykime te pushtetit absolut dìktatorjale do ti shtonte shpresat per nje rajon me te begate te hapur per investoret e pa paragjykime ne zhvillimet rajonale por edhe per te pershpejtuar proceset e antarsimit ne be!
Integrimi ne kulturen ekzistuese e te hershme te krishterimit do ti afronte popujt per aspirata qe ata kerkojne europen dhe kete po kerkon patriarku jon i nderuar!
Interpretimet e teperta jan te kota per ti dhen formen e nje patriotizmi te reme e me plot reziqe!
se ku e ke pare ti nacionalizmin ekstrem dhe te rezikshem (ne shqiperi) vetem ti e di. Mos e ngateron me ate te vendit fqinje me nje parti neonaziste ekstreme qe tashme eshte fuqi e trete dhe konstante ne politike dhe shoqeri, dhe parti te tejra populiste-nacionaliste si ajo e Kamenos etj! Mos te flasm pastaj per shtupin grek pastaj…Prandaj…me mire Beno, vazhdo dhe ec vet, mos dardallis retorika budallaleske qe i pershtaten per te degjuar nga nje gomar i lodhur dhe plak dhe jo nga nje njeri inteligjent, qe absolutisht nuk mund ti besoj keto. Se cfare vlera (kristiane ose te tjera) jane me afer BE-se nuk je as ti, as janullatosi dhe as greqia per ta vendosur. eshte populli multifetar tolerant shqiptar prandaj dhe je “i lire ti bashkohesh atyre vlerave qe thua dhe qe vendi fqinje i promovon”!
Asnjansi.- Po si mund te jete janullatusi shembull pozitiv,kur ai merret me kockat e “ushtarve grek ne Kelcyr” duke vjedhur kockar e Shqiptarve per ti varrosur si te grekve(!) per qellime shoviniste!!!! Kur paguar hallexhinje per ti shfrytezuar si “filogrek”;Kur ka ankesa per kishen e Dhermiut,ne vende qe te ankohet tek presidenti dhe kryeministri Shqiptar, shkon dhe ankohet tek ai grek (!).Ai ne te vertet nuk ngjjane fare si njeri i Zotit por si nje “kollon antishhqiptare mbuluar me velladonin e orthodoksis…”
Mallkuar qofte ai qe e lejoj te vinte ne Shqiperi,kunder kishes se Fan S.Nolit.
A eshte rastesi, ky rrenim dhe deshtim i fqinjit tone jugor?
asgje nga realiteti grek sot, nuk mund ti sherbeje vendit tone, si “udherrefyes” ne rrugen drejt familjes europiane. Greqia, kete e tregoi dhe e tregon cdo dite, kriza qe po perjetojne, jeton ne nje batak ndares nga familja europiane. Nuk eshte fjala vetem tek borxhet qe mbase nuk do ti mund ti kthejne kurre (aq shume jane te zhytur, keta “pasardhesit e grekeve te lashte” ne deshtimin total), sesa eshte tek sistemi i vlerave dhe menyra e funksionimit te kesaj shoqerie.
Kisha orthodokse greke, me omniprezencen e saj prej “tutori ruajtes se statusquose”, vetem se e ben me te cimentuar ate pershtypjen, se do nevojitet nje kohe e gjate, deri greket te gjejne forcen e brendshme per te analizuar gjithcka shkon gabim ne realitetin e tyre.
Pjese dominante e korrupsionit masiv ne kete vend, e papergjegjsise dhe ligesise njerezore, eshte pikerisht kleri orthodoks,,,,me miliardat e tyre te pervetesuara dhe me perpjekjet per te qene shtet brenda shtetit. Eshte politike reaksionare, ajo qe ben kjo organizate (refuzoj ta shoh si kishe e Jezusit sepse aty ku eshte ai, eshte shpresa dhe transparenca dhe jo ligesia, perdhunimi dhe vjedhja),,,,ndaj eshte detyrim moral dhe kushtetues i politikes shqiptare, te mbaje nje qendrim te rrepte ndaj elementeve te tille, me qellim mosperseritjen e realitetit grek ne vendin tone.
Per te pare ndryshimin midis prapambetjes dhe zhvillimit e ecjes perpara, mund te sherbeje shembulli i Papa Franceskut. Probleme te trasheguara si homoseksualizmi ne radhet e saj, perfshirja dhe perlyerja e financave te Vatikanit me ato te mafies, problemet e shoqerive perendimore me egoizmin dhe mungesen e ndjenjes se humanizmit,,,,,te gjitha keto tema, jane pjese e diskursit te sotem katolik.
Kjo kishe orthodokse greke, qe kerkon te mbjelle dasine dhe urrejtjen ne radhet e shqiptareve, eshte shume larg nje etike te tille. Nuk ia vlen te merresh me te. Eshte problem grek,,,,nuk eshte yni.
Ajo qe duhet te bejme ne, eshte tu tregojme “delegatev te tyre” me vepra se Shqiperia eshte vendi i shqiptareve dhe jo i talibaneve greke. Ata shqipfoles, qe mendojne se jane me afer Janulles, sesa kombit qe i perkasin, “duhen ndihmuar” te kuptojne, se koha e rrumpalles se Saliut, mbaroi. Dulet,Bollanot, Thoma Dhimet dhe Beleret, jane “frutet” direkte te punes se kesaj “kishe”.
Ka ardhur koha per pastrim radhesh.