Minoritetet etnike në Shqipëri dhe Censusi

Dita

Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore dhe gjuhësore.

Vendi ynë pranoi të njohë si nënshtetas të vet popullsinë me kombësi greke me një deklaratë para Lidhjes së Kombeve në vitin 1921 ku njihej barazia e shtetasve shqiptarë para ligjit pavarësisht lindjes, kombësisë, gjuhës, racës apo fesë.

Neni 3 i Deklaratës së firmosur nga Fan Noli thotë se “banorët që jetojnë në Shqipëri që para luftës, së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre nën tetëmbëdhjetë vjeç, duhet të bëhen shtetas shqiptar brenda dy vitesh nga data e kësaj deklarate në rast se ata dëshirojnë të bëjnë një aplikim për këtë gjë.”

Deklarata bën të qartë në mënyrë eksplicite se banorët që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë një kombësi të ndryshme nga kombësia shqiptare, kishin një afat dyvjeçar për t’u deklaruar nënshtetas shqiptar me kombësi tjetër. Legjislacioni shqiptar nuk e njeh të drejtën e ndryshimit të kombësisë së regjistruar fillimisht sipas deklaratës së Lidhjes së Kombeve me vullnet të lirë.

Shqipëria i raportoi minoritetet kombëtare sipas censuseve 44,570 vetë më 1960, 54,687 vetë më 1979 dhe 64,816 vetë në vitin 1989. Shumica dërrmuese e minoritetit të regjistruar gjatë kësaj kohe ka qenë minoriteti grek, raporton Open Data.

Shteti shqiptar ka raportuar se sipas vetëdeklarimeve, më 2011, shqiptarët me kombësi greke rezultuan 24,242 vetë, 0.9 për qind e popullsisë.

Shqipëria nuk i ka numëruar kurrë anëtarët e minoritetit rom me përjashtim të vetëdeklarimit të vitit 2011, por qeveria shqiptare në strategjinë për përmirësimin e kushteve të minoritetit rom, miratuar në vitin 2003, citon burime të ndryshme për të vlerësuar popullatën rome mes 60 mijë dhe 120 mijë vetë .

Por censusi i vitit 2011 identifikoi gjithsej 8,301 romë në të gjithë vendin.

Popullata e tyre qe 2,381 vetë më 1950 dhe u rrit në 8,266 vetë më 2011, me një normë rritjeje prej 247 për qind, e përafërt kjo me normën e përgjithshme të rritjes së popullsisë në vend.

Share This Article
7 Comments
  • Perveç atyre me ngjyre, pakizat “etnike” ne Shqiperi jane ne fakt shqiptare besimtare te kishave te ndryshme.

    • Ka edhe nje pakice te shperfillur dhe te heshtur, eshte pakica e njerezve qe duhet te durojne idiote si komentuesit e mesiperm.

      • @Gopi pjellor i Partise

        As më shumë e as më pak, ke shkruar se komentuesit më lart kanë të drejtë! Ti thjesht bën pjesë në pakicën që është e shtrënguar të “durojë” komentuesit e mësipërm; pra je thjesht shqiptar i bezdisur, “besimtar i Kishës Mërzia”…
        Ç’ke që i sulmon këta komentues, apo nuk e kupton se ç’ke shkruar?

        • O Pellazgu po na qahet se dikush po sulmon!
          O Tempora O Mores do thosh dikush qe nuk ka “formimin capacul” te pellazgut qe vjen nga erresira. Shko ore futu andej nga ke dale dhe mos bej ze. Te pakten nuk nxjerr te qarte ne drite te diellit budallekun dhe idiotesine, pa le agresivitetin qe ke si tutkun klasik dhe harbut i pagdhendur pa asnje vlere!

  • po te behen deklarata te sakta, atehere sigurt qe gjysma e shqiperise del me origjne sllave,turke, arabe, egjiptjane, greke, etj. shqiperi eshte populli me i shartuar ne rajon…

  • @ shqip. mos i ngatero shqipot me dobica si puna jote qe dhe e ditke qe je dobic o dobic putane se vjen era llagem. Ato ik e thuaja grekerve se per ata jan ato komente o llagem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *