“Moj e bukura More”, një prej këngëve më popullore dhe që konsiderohet simbol i rëndësishëm i arbëreshëve të Shqipërisë. Historia që bart kjo këngë është testament i një periudhe nëpër të cilën ka kaluar vendi.
Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në shekullin XV, kishte nisur edhe migrimi i shqiptarëve për në Itali, të cilët më pas u quajtën arbëresh. E ata që shkuan në Greqi morën emrin arvanitë. “Moj e bukura More” i kushtohet atdheut, Shqipërisë.
Sipas hulumtuesit Ardian Ahmedaja, qëllimi kryesor i kësaj kënge lidhet me eksodin e arbëreshëve nga Peloponezi i Greqisë për në Sicili të Italisë dhe në pjesën jugore të Gadishullit Italian pas rënies së Koronit nga osmanët në të ashtuquajturin “Rrethimi i Koronit”.
Studiuesi shqiptar Ahmedaja numëron edhe disa arsye përse kjo këngë është bërë simbol i rëndësishëm.
Në një kumtesë, ai ka përmbledhur informacione dhe hulumtime që i ka bërë lidhur me këtë këngë, në të njëjtën kohë duke studiuar përmes saj edhe traditat e arbëreshëve.
Këtë Ahmedaja e bëri në kuadër të ditës së parë të edicionit të 45-të të Konferencës Ndërkombëtare të Baladave, që për herë të parë po mbahet në Kosovë organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Ndërsa tema e këtij edicioni është “Botët paralele në balada dhe këngë folklorike”. Ky aktivitet për pesë ditë me radhë mbledh me shumë se njëzet specialistë botërorë të folkloristikë. Ahmedaja është njëri prej tyre. Ai është hulumtues në Institutin për Hulumtime të Muzikës Folklorike dhe Etnomuzikologji në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Vjenë, ndërsa u paraqit me kumtesën me titull “Botët paralele në këngën arbëreshe ‘Mori e bukura More’”. Kjo këngë, sipas tij, mori titullin “Moj e bukura More” pasi u këndua në Shqipëri në një festival të mbajtur më 1978.
“Kënga ‘Mori e bukura More’ është e mirënjohur në mesin e arbëreshëve, por edhe shqiptarëve në Ballkan dhe pjesë të tjera të diasporës, duke përfshirë edhe arvanitët e Greqisë. Kjo këngë performohet në mënyra të ndryshme nga solistë, ose nga kori i cili përcillet me ansamble të ndryshme instrumentale, nga këngëtarë të operës apo edhe nga grupe, repertori i të cilëve lidhet me muzikën bashkëkohore”, tha Ahmedaja, tek ka shtuar se ishin priftërinjtë e asaj kohe ata të cilët kanë bërë shumë që kjo këngë të mbetej gjallë.
“Ka shumë arsye përse kjo këngë është bërë simbol i rëndësishëm për arbëreshët, më së shumti nga priftëria dhe ka mbijetuar për një kohë kaq të gjatë. Duhet të kujtojmë se priftërinjtë ishin shumë të rëndësishëm për komunitetin arbëresh të ruajnë veçantinë e tyre në Itali, duke përfshirë gjuhën, besimin religjioz dhe zakonet”, ka shtuar ai.
Priftërinjtë arbëresh, sipas tij, po ashtu e kanë bërë të njohur këtë këngë në diasporën greke. Një figurë shembull për këtë ai përmend Antonio Beluscin nga Fransita, i cili vizitoi fshatrat Arvanite dhe incizoi këngë gjatë vizitave të tij nga viti 1965 deri më 1990 e ndihmoi në shpërndarjen e këngëve arbëreshe nga jugu i Italisë, duke përfshirë “Mori e bukura More”. Ndërsa për shpërndarjen e kësaj kënge në Shqipëri, Ahmedaja ka thënë se ekziston një tjetër version në dallim me atë që përmendet.
“Edhe pse thuhet se lidhjet zyrtare në mes të arbëreshëve dhe shqiptarëve janë vënë menjëherë pas Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, mund të thuhet se vetëm pas viteve ’70 një shkëmbim zyrtar i grupeve muzikore dhe i vizitave intelektuale filluan ngadalë”, ka thënë Ahmedaja tek ka shtuar se muzikantët arbëresh ishin ftuar që të jenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit të Jug të Shqipërisë.
“Transkripta e melodisë së këngës rrjedh nga performanca në këtë festival në vitin 1978 me titull ‘Moj e bukura More’. Me këtë rast kënga u bë e njohur në mbarë publikun shqiptar”, ka thënë Ahmedaja, tek ka treguar se analizat rreth muzikës janë shumë të rëndësishme.
Në këtë formë, sipas tij, mund të kuptohen lidhjet e melodive që njihen në traditat e vendësve arbëreshë me traditat e grupeve të tjera arbëreshe.
Me këtë kumtesë u mbyll dita e parë e leximeve, derisa gjatë ditës u bë edhe hapja e saj, ku folën drejtoi i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, studiuesja Arbora Dushi dhe Thomas A. McKean nga Komisioni Ndërkombëtar i Baladave, raporton “Koha Ditore”.
Me këtë rast, Matoshi tha se mbajtja e një konference të tillë në Kosovë është një ngjarje e rëndësishme për vendin.
“Do të dëshironim shumë që Instituti Albanologjik të jetë pjesë e agjendave tuaja shkencore, ne kemi nevojë për përvojat moderne të kërkimit shkencor, bashkëpunimet e tilla na ndihmojnë edhe për përforcimin e vlerave tona kombëtare, me shpresë që ato të jenë edhe në interesin tuaj “, tha Matoshi.
Ndërsa McKean me këtë rast ka thënë se është mirë që studiuesit e tjerë të njihen me baladat e Kosovës.

HAJDE MASHTRIM HAJDE.
MOREJA ESHTE PELOPONEZI NE GREQI (NE FAKT VETEM 150 VITE KA QE QUHET PELOPONEZ, DERI ATEHERE QUHEJ MORE).
SHQIPETARET U CUAN NE MORE NGA VENEDIKU ME 1200-1250 SI BUJQER.
PASI NDENJEN 100 VITE NE ATE ZONE FILLUAN EMIGRIMIN PASI KUSHTET EKONOMIKE U VESHTIRESUAN.
KJO NUK KA LIDHJE DIREKTE ME PERANDORINE OSMANE (SIC PERPIQET TE MASHTROJE PSEUDOSTUDIUESI) PASI KUR JANE LARGUAR SHQIPETARET NGA MOREJA, PERANDORIA OSMANE NUK KISHTE FITUAR ENDE FUQI TE MADHE DHE NUK NDIKONTE SHUME NE BALLKAN.
MOREJA ESHTE ATDHEU I ARBERESHEVE, PASI JETUAN 100 VITET E FUNDIT PARA EMIGRIMIT NE MORE DHE PRANDAJ I KENDOJNE KENGEN MOJ E BUKURA MORE.
“…Arvanites in Greece originated from Albanian settlers who moved south at different times between the 13th and 16th century from areas in what is today southern Albania.
The reasons for this migration are not entirely clear and may be manifold.
In many instances the Arvanites were invited by the Byzantine and Latin rulers of the time. They were employed to re-settle areas that had been largely depopulated through wars, epidemics, and other reasons, and they were employed as soldiers.
Some later movements are also believed to have been motivated to evade Islamization after the Ottoman conquest. The main waves of migration into southern Greece started around 1300, reached a peak some time during the 14th century, and ended around 1600. Arvanites first reached Thessaly, then Attica, and finally the Peloponnese….”