Ikën inspektorët, të hapen qepenat! (FOTOT)

redaktor

“Nga 1 shtatori fillon lufta kundër informalitetit”- kjo ishte fjalia që trembi me qindra pronarë biznesesh dhe i bëri ata që sot ta bëjnë pushime edhe pse është e martë.

Nëse keni bërë një xhiro në këmbë në kryeqytet duhet ta keni vënë re se shumë dyqane kanë qenë të mbyllur ose të paktën gjysmën e ditës, pasi pas dreke, kur inspektorët u larguan, ata u hapën një e nga një…

“Dita” bëri një vëzhgim dhe fotografoi dhjetra dyqane që i kishin vënë drynin derës.

Pyetja e shumë qytetarëve është se pse nuk i mbyllën qepenat dje e pardje këto dyqane, po e gjetën pikërisht sot, kur nisi aksioni anti-informalitetit?!

Ka nga ata qe kanë tre katër vite që kanë një biznes, por ende nuk kanë bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Madje këto ditë radha në këtë institucion është e madhe, shumë prej atyre që presin ankohen se nuk mbarojnë dot punë brenda ditës.

“Kemi hapur biznesin para 5 vjetësh, por kemi 5 orë që rrimë në radhë në QKR për ta regjistruar”- dëgjohet të thonë “pronarët” e rinj.

Edhe pse kishin 60 ditë amnisti, shumë prej tyre kanë refuzuar të bëjnë letrat e rregullta.

Indiferenca, mosbesimi apo fakti që janë mësuar të punojnë në këtë treg informal t’i ketë shtyrë vallë që sot të mbyllin dyert?

Një tregtar, i cili e kishte dyqanin e hapur dhe me dokumentacionin ishte në rregull na thotë me një ton mosbesues: në fund ne do ta hamë prapë, hajdutët sërish do t’ia hedhin.

Pse nuk bëjnë edhe tatimet, tha, një histori klienti, siç bëjnë bankat. Por megjithatë, ajo që u vu re ishte se: Te rregulltit ishin më të lumturit!/DITA

IMG_7444

IMG_7441IMG_7454IMG_7452IMG_7436IMG_7431IMG_7438IMG_7437IMG_7427IMG_7426IMG_7428

Share This Article
6 Comments
  • Pamje si dikur kur bashkepunetoret e pushtuesit iken nga syte kembet pasi ishin pasuruar nga italo-gjermanet.Kjo eshte pamja e vertete e bisneseve qe mbante nen sqetull qeveria e Sal-uk-shpellarit qe flet per korrupsion me pellitjet e gomarit.Keto jane mijera bisnese qe i mbante nen sqetull qeveria e Sal-uk-ari- krimit, qe nuk i pastron dot as uji e Vjoses, i Drinit e Shkumbinit.

  • Mos ia fusni kot se fotot e Myslym Shyrit me dyqanet mbyllur jane te disa koheve me pare pasi dje keto dyqane rezultonin hapur e me qepenat lart. Me sa duket edhe kjo fushate me foto ka qene pjese e skenarit rilindes.
    Sa per keto aksionet revolucionare ato i pergjigjen me teper nje mendesie burg e pranga se sa studimeve ekonomike qe keshillojne si rruge per tu ndjekur lehtesimin, formalizimin e si te fundit penalizmin e subjekteve.
    Mjafton te lexoni cfaredo broshure ne lidhje me luften kunder informalitetit per te kuptuar se sa larg saj eshte kjo menyre te vepruari qe behet vec per reklame.
    Persa i perket ceshtjes se kuponit tatimor duhet te dini se ne Europe tashme nuk eshte i detyrueshem dhe e kerkojne vetem ata persona qe kane raport biznesi ndersa per bleresin e thjeshte kuponi qe i leshohet nuk ka vlere fiskale. Kush banon ne Itali psh. e ka verejtur se tek kuponi qe u leshohet eshte shkruar “scontrino non fiscale”.
    Pa u luftuar informaliteti mafioz shteteror ku kalohen tonelata te tera duhani, mineralesh, nafte pa u tatuar eshte absurde te behen fushata terrori mbi biznesin e vogel per te vetmen arsye se shfrytezon pushtetin qe ke per te bere si te duash.
    Nuk mundesh nga njera ane te lavderosh drejtoreshen e Tatimeve per punen e bere, packa se ka deshtuar ne cdo aspekt duke i shkaktuar humbje kolosale arkes se shtetit, dhe nga ana tjeter te ushtrosh fushate terrori mbi bizneset e vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *