Mbeten brenda pusit, shpëtohen dy persona nga shërbimi zjarrfikës

Dita

Shërbimi Zjarrfikës në Durrës ka mundur të shpëtojë 2 persona në Shijak, të cilët kishin mbetur në një pus uji.

Operacioni zgjati disa minuta dhe fatmirësisht nuk pati asnjë jetë të humbur. 2 banorë të Shijakut, 28 dhe 50 vjeç, kishin hyrë pasditen e sotme për të pastruar një pus. Por gazrat që çlirohen në thellësi, vunë në rrezik seriozisht jetën e tyre.

U desh ndërhyrja e Shërbimit Zjarrëfikës, të njoftuar nga banorët, që ata të nxirreshin dhe t’u shpëtohej jeta. 50 vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërsa i riu është në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *