Vodafone Albania sjell internet super të shpejtë me 4G+

redaktor

Vodafone sjell një tjetër risi për klientët. Prej datës 1 Shtator, të gjithë klientët Vodafone do të kenë mundësi të përfitojnë internet me shpejtësi akoma më të lartë se 4G, falë rrjetit me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Vodafone 4G+.

Tani lundrimi në internet nga celulari do të jetë ndryshe nga çdo herë tjetër pasi Vodafone 4G+ ofron një mori shërbimesh interneti me shpejtësi dhe cilësi si kurrë më parë dhe një përvojë tërësisht të re të përdorimit të shërbimit të Internetit, në shfletimin në rrjetet sociale, ngarkim fotosh, video streaming etj..

LTE (4G) është prezantuar tashmë prej disa muajsh në vend dhe rezulton të ketë ndryshuar rrënjësisht eksperiencën e lundrimit në internet nëpërmjet aparateve inteligjente.

Falë 4G+, klientët Vodafone do të kenë mundësi të përdorin internetin në celular më shpejt, më thjeshtë dhe në më shumë vende se kurrë. Teknologjia 4G+ ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme, disa herë më të lartë se 4G.

Operatorët si Vodafone Albania që kanë investuar më shumë në blerjen e të drejtave të përdorimit të frekuencave mund të ofrojnë shpejtësi shkarkimi që i kalojnë 200 Mbps.

Sipas Drejtorit të Teknologjisë në Vodafone Albania, Genci Hamzaraj, “me futjen e teknologjisë 4G+, Vodafone Albania sjell nivelin më të lartë të komunikimit në tregun shqiptar dhe ajo që është më e rëndësishmja e sjell atë në të njëjtën kohë me vendet më të zhvilluara të Europës dhe të botës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *