Veliaj deklaron se nuk përdor më automjetin me të cilin udhëtonte ish-kryetari Lulzim Basha, pasi kjo makinë harxhonte shumë.
“Siç kam bërë me autobusët, kështu do të bëj edhe me biçikletat. Kështu kam bërë edhe në Bashki, hoqa mercedesin që harxhonte shumë, kam marrë një makinë hibride. Kritikët e mi nuk vënë në dyshim që unë s’kam makinë. Unë kam makinë, por si kryetar bashkie duhet të zgjedh të provoj gjithë shërbimet”,ka thënë Veliaj për “News 24”.
Duke folur për ndryshimin e qendrës së Tiranës, Veliaj tha se Bashkia do t’i rikthehet planit “Rama”. “Po, plani Rama ishte plani më i mirë, i hartuar nga arkitektë më të mirë… rendi i gjërave që kemi propozuar është që të zgjidhim çështjen në Unazën e Vogël”,tha Veliaj.

Po ai largqofti mo e ka ate makinene blinduar… ?
Ah?nuk shkoni me me autobus? E patet vetem si show ate here a e keni per show tash?
ME LEJEN E HYRJES SE PARKUT TE LIQENIT CFARE BERE?
E KE DHENE APO DO TA JAPESH SE SHPEJTI?????!!!!!!!!!!!!!!!!!11
LERI KETO DIVERSIVA SE NUK I BESON NJERI MASHTRIMET E TUA.
Ikni o BQ-ra
Ju duhet te kaloni ne varje te gjithe.
Z.Veliaj,besoj tek intelegjenca,tek fuqia juaj organizuese j,mbeshtes pothuaj shume nga nismat tuaja,ato jane ne unison me zerin e shumices se qytetareve jo vetem te Tiranes por kudo ne Shqiperi ku ata presin te qeverisen nga njerez te afte e te ndershem.Ne lidhje me braktisjen e autovetures Benz,qe perdorte paraardhesi jua ne Bashki,me duket pa sens.Kete e them edhe si qytetar por edhe si specialist i fushes perkatese.Makina Benz qe ju po e lini, do te shitet ne ankand,ose do te mbetet per punonjesit e Bashkise.Por nje punonjes i Bashkise qofte ky dhe n/kryetar duket sikur “ngrihet”mbi nivelin e pozicionit te tij,vetem nga fakti qe po perdor makinen e ish kryetarit.Por perderisa ju e cilsoni ate makine si jo ekonomike(?), ajo do jete e tille edhe per punonjsin tuaj,prandaj rruga e asaj makine eshte vetem shitje e saj ne ankand.Nga pervoja ime di se nje autoveteure e re , edhe po u perdor nje dite,cmimi i saj bie ne menyre drastke.Keshtu ka per te ndodhur edhe me veturen Benz te ish kryetarit te Bashkise,qe ju nuk e preferoni.Ky fakt nuk me le shije te mire.Perse Bashkia duhet te bleje makine tjeter te re kur e ka nje te tille?.Dhe qe Kryetari i Bashkise se Tiranes te bleje makine te re,nuk eshte se nuk shkon,por ta dini, ato para qe ju do shpenzoni per ate makine jane para qe kane nevoje te tjeret qe ju qeverisni.Ne se ish kryetari Bashkise se Tiranes bleu apo trashegoi makinen Bens,ajo makine nuk eshte e tij,ajo eshte e qytetareve te Tiranes,qe sot e perdor kryetari i radhes.Do plakesh nje dite si une,do kujtosh kete vrejtjen time dhe do me japesh te drejte.Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare.
Zgjedhje shum inteligjente. Konsumon pak,esht ekologjike dhe pomovon nje mode te ri ekoteqendrueshem. Por cfare ndodh me Mercedesin luxoz tani? Ai eshte blere me taksat e qytetareve. Do te ishte mire te nxirrej ne ankand real publik dhe parate te kthehen ne arken e bashkise. Eshte edhe ky model qe duhet te promovohet, modeli i trasparences me cdo aset te bashkise si rrespekt dhe detyrim ndaj qytetarit