Tirana, lista që nxjerr të pathënat

redaktor

Ndonëse që të gjithë kishin marrë dijeni prej kohësh, ndonjëri edhe më parë se vetë zyrtarët e klubit, këta të fundit për asnjë moment nuk kanë bërë publik lajmin për largimin përfundimtar të tre prej futbollistëve të cilët ishin në kontratë me skuadrën e Tiranës për të paktën edhe një sezon.

Bëhet fjalë pikërisht për largimin definitiv të mbrojtësit maqedonas Kire Ristevski, sulmuesit kroat, Tomislav Bushiç, si dhe së fundmi të mesfushorit kenian Francis Kahata. Largimin e të tre këtyre futbollistëve e ka konfirmuar vetë klubi, ndonëse sërish në mënyrë indirekte, nëpërmjet listës përfundimtare të federimeve të dorëzuar në FSHF.

Një listë që nga ana tjetër, sikurse vetë zyrtarët bardheblu theksojnë, nxjerr në pah veç numrit të ngjeshur të futbollistëve, plot 28, edhe faktin se në përbërje janë përfshirë plot 8 futbollistë nën moshën 21-vjeç. Ky fenomen konfirmon të paktën dëshirën e klubit për të promovuar vlerat e të rinjve, njëherësh produkt i akademisë bardheblu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *