“…Qeveria ka trashëguar kontrata skandaloze, me kompanitë që shfrytëzojnë burimet shqiptare të nëntokës… Ne nuk kemi luksin që të mbyllim sytë apo që të humbasim, qoftë edhe një litër naftë nga kjo pasuri që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe nuk mund të na e marrin të huajt e të na e zhvasin si t’u teket atyre…”
(Premtim gjatë fushatës elektorale të vitit 2013)
1.
Shumë rrallë media shqiptare dhe mediatorët biznesmenë, kujtohen për ne naftetaret, për varfërinë tonë të tejskajshme!! Pse ndodh kjo?! Ёshtë frika, nga qeveritarët, apo nga “miqte” e huaj?! Shumëkush e di se mbas vitit 1944, u krye një numër i madh studimesh dhe projektimesh, të cilat, të mbështetura edhe me investime serioze, çuan në zbulimin e një numri të konsiderueshëm vendburimesh nafte dhe gazi. Kjo bëri të mundur që në vitin 1974 prodhimi i naftës të shënonte kulmin, 2 milionë e 250 mijë tonë.
Gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ekonomia e rrënuar nuk mund të mbështeste më tej me investime sektorin e kërkimit të naftës dhe të gazit, por kjo nuk do të thotë se kishte mbaruar perspektiva e naftës, se ishte “oksiduar” baza mekanike, se trutё e specialistёve tё Armatёs sё Naftёtarёve kishin avulluan…
Kjo shëmbje, u planifikua nga mafia vendase me tё huajt. Qёllimi ishte tё asfiksohej sa mё shpejtё industria e naftёs Shqiptare. Motivi u gjetë shumë thjeshteë: Baza mekanike është ndryshkur… Une po të pyes gjithë ata që firmosën tranzicionin e naftës, ministra, deputete, apo ish drejtora, ҫ’u bënë daltat me diamant, “satelitët” e nëndheshëm që shkuan deri afër 7.000 m thellë?
Ju kujtohet ҫfarë i thoshin të huajt Enver Hoxhes? Mos ki frikë se ke naftë!! Klasa e perversëve shqiptarë është e madhe! Më pas ҫdo gje rrodhi si vaj ne lakra. Sa mire qe cofi monizmi.. Në rrethanat e krijuara, u ndryshua totalisht kursi dhe u kërkua thithja e investimeve të huaja për kërkimin e naftës dhe gazit, sepse “keshtu ë ka gjithë bota, ne nuk mundet te dalim kunder botës (!?)
Me pas gjërat u bënë si puna e vezës së Kolombit: investitorët e huaj nëpërmjet kompanive të naftës prisnin si lugetër pas gardhit shqiptar, tashmë pa tela, pa qenë, pa oficerë kufiri. U bënë dhjetra marrëveshje grabitqare dhe aspak në dobinë tonë. Pa dyshim, ky është krimi më i madh, që do ta ndjekë si hije kombin shqiptar, popullin e vetëshpërndare këtej rrotull apo përtej oqeaneve.
Politika ultra reaksionere e qeverisë shqiptare, sa me shumë minifunde, seks lisho nëpër rrugë dhe kanabis, të gjitha këto po e tretin dhe thermojnë këtë copë vend. As një pikë naftë shqiptarëve. Te huajit thonë, t’u lëm shqiptareve vetëm një kovë me Squfur, sado që ky ar i lëngshëm ka 100 vite që buron nga nëntoka e tyre.
Konkretisht, gjatë periudhës 1989 deri në vitin 1998, në territorin shqiptar, janë zhvilluar disa raunde licensimi për kërkimin e hidrokarbureve. Në këtë kohë, u nënshkrua kapitullimi i plotë dhe i përhershëm i Shqipërisë, u ligjërua pushtimi dhe grabitja e nëntokës shqiptare, u hodhën mijra firma(me buzeqeshje-kujtoni Kalin e Trojes), u vunë në punë qindra printer europian, ca me ngjyra, ca me toner…Të gjitha këto të miratuara nga qeveritë tona kurva, së toku me të mallkuarit pseudoshkencëtarëve të naftës shqiptare.
Trishtohem kur shikoj se krye elita shqiptare, Kadare, Qose, Agolli, Xhufi, Frashëri… nuk përmendin asgjëkundi fjalën naftë, të thonë si vodhen për 25 vite dhe se si shqiptareve u kanë rënë brekët ne fund të këmbeve. Nafta jonë është pasuri e shqiptarëve. Qose-Kadare ngrejnë shpatat për identitetin shqiptar, po harrojne se nafta jonë është para identitetit! Ka edhe një elitë tjetër që bënë art, po arti sado magjik, naftë nuk bënë kurrë.
Nuk ka asnjë transparencë për naftën tonë. Ja ҫfarë tha Rama, para se të merrte kurorën më 23 Qershor të vitit 2013: “Me ardhjen e opozitës në pushtet do të rilindë ekonomia dhe pasuritë e nëntokës do të përdoren më mirë për qytetarët, se qeveria e re do të organizojë brenda vitit, po këtu, një Konferencë Ndërkombëtare për të shpëtuar naftën, për të shpëtuar sektorin e naftës nga grabitqarët dhe për t’ia kthyer këtë pasuri të madhe në formë mirëqenie këtij populli, këtu në Patos dhe popullit shqiptar. Ne nuk mund të pranojmë që 455 milionë Euro në vit të humbasin nga keqqeverisja dhe nga korrupsioni me pasuritë tona natyrore. Kjo është e papranueshme! Kjo është e padurueshme! Kjo është e dënueshme dhe dënojeni me votë në 23 Qershor!…”
Ndërsa dëgjoja këto premtime thashë me vete… ky është i duhuri…ky do i bëj zap këta “kasapë” e “shitësa”, për më tepër, të huaj, që po e zhvasin pa mëshirë këtë popull të shumëvuajtur… Por jo! Qeveria “Rama” e lejoi të vazhdojë këtë grabitje monstruoze.
Sipas ministrit Gjiknuri, në vitin 2013 Shqipëria prodhoi 1 milion e 200 mijë tonë naftë (6 milionë barela ose fuçi). Me çmimin 90 $ bareli, vlera e kësaj nafte është 540 milionë $ në vit (një grabitje ditore prej 1 milion e 480 000 $). Në vitin 2014 Shqipëria prodhoi 1 milion e 400 000 tonë naftë (7 milionë barela). Kjo sasi është baraz me 630 milionë $ në vit, pra një grabitje ditore në rritje prej 1 milion e 726 000 $. Natyrshëm lind pyetja: Ku kanë shkuar këto para? Populli është varfëruar, papunësia ka arritur majat, shqiptarët po braktisin atdheun. Dhe si për ironi, ndërkohë që shqiptarët braktisin vendin e tyre, Shqipëria është kthyer në një strehë komode për peshkaqenët e huaj që nuk jetojnë dot pa naftë. Çudi me këta të huajtë! Sa më shumë, që e përqafojnë Shqipërinë, aq më shumë marrosen pas naftës së saj… Nafta është detonatori që përshkon botën. Me naftën e vjedhur, ne do të kishim ndertuar një shtet demokratik te persosur.
2
Qeveria premtoi se do të bënte transparencën e plotë të marrëveshjeve konçensionare me anë të rregjistrit elektronik, që mund të përgatitej brenda një kohe të shkurtër. Por kanë kaluar dy vjet, dhe ky rregjistër akoma nuk është përgatitur, sepse ai rregjistër do të zbulonte grabitjen e plotë të naftës shqiptare dhe të mineraleve të Shqipërisë. Qeveria “Rama” po ndjek rrugën e Berishës, rrugën e shitjes (“privatizimit”) të pasurisë kombëtare, me anë të korrupsionit. Qeveritë tona kopjojnë njëra-tjetrën.
Ne naftëtarët dhe populli shqiptar duam që nafta të jetë pronë shtetërore, në shërbim të të gjithë popullit, si ç’e ka Norvegjia, Anglia, Danimarka etj. Ne duam të anulohen të gjitha marrëveshjet konçensionare, që janë në dëm të popullit shqiptar, anulim me ҫfarëdo kushti, edhe nese do të dënohemi, sepse, sado të larta të jenë gjobat, është vetë nafta jonë që do t’i shlyejë ato.
Në këto kushte, përse qeveria nuk i anulon këto kontrata? Ne naftëtarët, së bashku me popullin e thjeshtë, duhet të bllokojmë naftësjellësin e Vlorës! Asnjë pikë nafte të mos dalë jashtë Shqipërisë! Nafta është e shqiptarëve. Nafta kërkon kurbanë! Manifesti ynë është mbrojtja e naftës tonë, protesta jonë do të jetë deri në sakrifica konkrete, sepse Shqipërisë me vite po vazhdon t’i vidhet nafta, gjaku ynë! Ne nuk duhet të gënjehemi më me premtime boshe.
Midis nesh, krahas shokëve të sinqertë dhe të përkushtuar, ka edhe shumë frikacakë, karrieristë, një elitë false. Disa i tremben kësaj demokracie, kurse ata me valenca moniste, mezi presin zgjedhje të tjera që të vihen sa më parë në krye të ndonjë istitucioni nafte, apo akademie. Këta tipa të krekosur dhe me shumë tesera shkruajnë ndonjë shkrim apo pranojnë ndonjë intervistë, ku radhitin disa shifra, por nuk piketojnë asgjë. Ata nuk duan ta prishin as me PD-në e as me PS-në, as me LSI-në etj!
Ah, sa poshtë kemi rënë, them me vete … U lidha në telefon me një të njohur. Ai më thotë se nuk i bihet murit me kokë, një tjeter më thotë se ka frikë të përplaset, se ka fëmijë.., një më tej më thotë, të mos ia zë në gojë naftën, se është gati ti beje m…., një akoma më tej, se tani e tutje do të merret me studimin e Fenikasve të Egjiptit…
Të gjithë këta janë Prof. Dr. në shkencat e naftës apo të gjeologjisë. Është i madh mjerimi ynë!
Përfundimisht, ne, naftëtarët, pjesëtarë të Armatës së Naftëtarëve, kërkojmë:
– Të anullohen pa kushte dhe me çfarëdo çmimi, të gjitha llojet e konçensioneve me të huajt dhe largimin e tyre të menjëhershëm nga Shqipëria.
-Ne do te ftojme të gjithë specialistve shqiptarë të naftës, në një takim të përgjithshëm, për të gjetur energjinë dhe persektiven e shpejtë të naftës shqiptare, ne do të përcaktojmë platformën dhe administrimin e naftës shqiptare, pa pjesëmarrjen e asnjë personi të implikuar
-Ne do të bëjmë inventarizimi e gjithë pasurive të industrinë së naftës.
Ne, naftëtarët, i bëjmë thirrje popullit tonë që të bashkohet me ne në një protestë të fuqishme.

Je bere nje Don Kishot i vertete ! Tani kujtohesh zoteri i nderuar per protesta! Si kofini pas te vjeli! Ecen me teorine qe asnjehere nuk eshte vone! E ke gabim zoteri se ka shume gjera ne jete, qe kur nuk i ben ne kohen e duhur, nuk te afron jete kurre me nje mundesi te dyte. Meso se duhet te mbash konseguencat e veprimit apo mosveprimit tend kur ishte koha e duhur per ta bere! Ku ishit ju naftetaret kur u ngrit revolucioni antikombetar ne 1990! Ju hapet syte dhe u bete bashkepunetore me agjentet dhe renegatet e huaj, qe shiten jo vetem naften, por komplet pasurine kombetare duke filluar nga bankat, telekomunikacionin. portet, ndustrine, industrine minerare, ushtrine, ujerat, energjine, bujqesine.Sot je nje koloni dhe para se te mbrosh naften duhet te cohesh njehere per te mbrojtur kombin i cili eshte shitur komplet! Zeri yt eshte i drejte por nuk e ndryshon dot me realitetin e kolonial i kopsitur ndermjet kontratave ligjore nderkombetare. E pe se sa fitoj qeveria me koncesionin e aeroportit ! Gjamse do hapte te tjera aeroporte! Keshtu qe sot duhet te mbash pasojat qe ke krijuar, me doren tende! Kur u bene kontratat e naftes atehere ju benit sehir si majmuner qe jeni! Sot kologet e tu kane me shume frike se kishin ne kohen e xhaxhit kur vjen fjala per te ngritur zerin dhe pse behet fjale per humbje te pasurise kombetare dhe jo per cikerrimat e juaja te kohes se xhaxhit!
Kush pret degen ku eshte ulur thote nje fjale e urte gjermane eshte i destinuar te bie ne grope. Degen qe prete ju ne 1990 nuk e ngjit me tani! Tani rri aty tek gropa dhe futi ndonje ulerime se mos ndoshta kalon ndonje aty dhe te jep ndonje lemoshe, qe mos te vdesesh urie! Cfare mjerimi eshte ky vend!
Sipas teje, cfare duhet te bejme tani? Te lejojme qe nje situate e tille te vazhdoje sepse edhe qeveria Rama eshte korruptuar nga hajdutet e huaj qe po grabisin naften dhe mineralet e tjera te vendit tone?
Ne fund te fundit Z. Collaku ka te drejte kur thote qe Rama premtoi prishjen e koncensioneve dhe largimin e kompanive te huaja. Dhe ky eshte nje nga premtimet kryesore nga shume premtime te pambajtura te Z. Rama. Ato 1 milion shpulla qe e sollen ne pushtet, tashme po i kthehen kundra.
Rrofte shoku Ngoyjen bin trog-drog dhe koreja komuniste me ne krie popullin punetor dhe paqedashes shqiptaro-kinezo-sovjetiko-fidelkastriano-kubano-putinian. Revolucioni te shkoje perpara qe te clirohen popujt e shypur te amerikes, britanise se madhe, gjermanise hitleriane dhe fashistave italiane. perpara!!!! Se harrova rrofte Don Kishoti
E keqja eshte se edhe profesoret e Fakultetit te Gjeologji-Minierave ndihen te pafuqishem perballe mafies politike dhe perpiqen te mbijetojne ne kete katrahure. Kaq e madhe eshte perbuzja e qeverise sa Rama deshi ti flakte edhe nga ndertesa historike e fakultetit. Si ish student i atij fakulteti me vjen keq qe nuk ka pasur kurre vemendjen e nevojshme per punen e madhe kerkimore shkencore qe eshte bere. Kush mundi emigroi dhe beri karrieren e vet, ata qe mbeten u moren me mesimdhenie e pune kerkimore-shkencore, te tjere vune dijet e tyre ne sherbim te grabitqareve si “Kurum”, “Bankers Petroleum” etj.
Me duket se ti qenke Fatmir Mediu, student I leshit ne kete fakultet.
Anullimi i koncesioneve “pa kushte dhe me çfarëdo çmimi” eshte krejtsisht i gabuar .
Ajo qe mund te behet:
Konsulte shkencore qe te analizoje rrjesht per rrjesht koncesionet.
Te jeni te sigurt se ka gabime te medha. Te kerkohet te korrigjohen.
Kjo ka kosto ne $/Euro.
Te kerkohet nga Kontrolli i Shtetit, sa ka qene investimi i sakte, fature per fature, deri ne 1 Euro, duke perfshire dhe blerjen e paisjeve jasht shtetit. Ne kete rast duke kerkuar nga shitsit (brenda dhe jashte trasparence dhe pergjegjesi) faturat ne $/Euro.
Te jeni te sigurte se, ketu ka vend dhe hapsira per mashtrime, korrupsion dhe fatura fallco.
Te kontrollohet me grup ekspertesh te ndershem- teknologjia e shfrytezimit ne Patos-Marinze me shpime nentoksore me lengje me kimate dhe ujra me presione, te pa lejushme qe a)kane shkaterruar shtresat naftmbajtese dhe b) kane shkaktuar termete mbas shfrytezimit, si kudo ne bote, pa diskutim.
Kini paraysh se, numri i vendeve qe i ka te ndaluara kete lloj shfrytezimi (shkaterrim hidraulik) po rritet nga dita ne dite dhe kjo mund te coje deri ne anullim kontrate.
A jane demtuar/ndotur ujrat nentoksore?
Duhen vrojtime dhe matje.
Sidoqofte, te jeni 100% te sigurte se, edhe ne vendet me teknologji shume te perparuar keto demtohen.
Ku derdhen lengjet (me kimikate) qe dalin ne siperfaqe?
Kush jane perbersit kimik (helmet e ndryshme)?
Ku perfundojne keto ujra? Ne lumenj, perrenj dhe me pas ne det?
C’fare demesh bejne? Rehabilitimi ka nje kosto gjithshtu.
Me keto vrojtime, analiza, matje te perpilohet nje raport, dhe ne mbeshtetje te demeve te bera dhe te pritshme, mund te kerkohet deri ne mbyllje te aktivitetit dhe kthim vlerash te medha monetare shtetit shqiptar.
Koncesioni qe nuk ka filluar pune deri ne Kucove- te kerkohet te anullohet, per te mos u perseritur gabimet me koncesionin Patos-Marinze.
Veprimet e tjera populiste jane disa oreshe apo ndonje ditore.
Ahmeti ne kete artikull tregon te verteta qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin duke shfrytezuar cdo pasuri shqiptare e jo vetem naften kunder interesave te shqiptareve dhe ne dobi te firmave te huaja e,sekserve shqiptar e pushtetareve tane te rraskapitur deri ne palce nga vjedhja e ryshfetet qe marin naten nga firmat qe shfrytezone pasurit e ketij vendi koloni. Eshte e vertete qe shume sekser jane vene ne sherbim te shfrytezuesve te huaj duke perfshire edhe ata me tituj te universiteteve ose sic quhen punetor te kualifikuar te aresimit qe kan qene mbeshtetes te pakursyer te shfrytezuesve te huaj ne aktivitete te ndryshme pasi u eshte lyer qerrja me para nga nafta,nga puna e gjaku i shqiptareve.Deri dje nuk u ndjen e sot cicirojne se ju dogj barku per pasurine e shqiptareve,edhe ata e din se me turp jane shigjetuar e mbuluar si rrace e ndyre e ketij tranzicioni te eger antishqiptar.Eshte vertete se pushtetaret e sotem jane komplet te zbuluar,jane dredharak,jane genjeshtar,jane hipokriter dhe keto vertetohen me theniet e tyre gjate fushates elektorale te para dy vjeteve sic vertetohet ne thenien e kryeministrit vendosur ne fillim te ketij shkrimi ,thenie qe tani kuptohet se nuk e ka patur per shqiptaret por per kthimin e kesaj pasurie ne drejtim te xhepave te tyre dhe sic realisht pa asnje dyshim eshte bere realitet.Ministri i energjetikes gjate fushates ishte ndryshe per vleresimin e situates ne nafte,qe nga termetet e zharrzes e Marinzes dhe ndryshoi menjehere me pas kur gjendja vazhdon e perkeqesuar. Edhe Ahameti ne vleresimi e ketyre qeverive qe nga Berisha i pare, qeverite socialiste e drejtuesit e tyre ka qene dualist,ne fillime i ka vleresuar,nga mesi ka ndryshuar e i ka shigjetuar dhe ketu ka ndikuar interesi i pritur e shpresuar e kur nuk erdhi ka merituar shigjetimin. Megjithate ngre mire problemet por zgjidhja eshte utopike,zgjidhja jepet gabim ne nje rruge te pa realizueshme se edhe ne raste(Utopi) te duan te gjithe me pushtetar e firmat e huaja(qe kan ngulur kthetrat ne kete koloni qe quhet shqiperi),nuk mund te behet,mungon gjithcka materiale dhe njerezore.Rruga eshte qe te zbatohen ligjet nderkombetare per kontratat dhe shqiperis ti jepet pjesa qe i takon e jo si sot qe nuk merr asgje sipasoj e kontratave te mbrapshta anti shqiptare Nonoiste-Berishiane.Per kete duhet nje qeveri e paster ne interes te shqiperise dhe nje drejtesi si e botes perendimore qe jane larg shume larg te vije.Po te vij drejtesia do ndryshojne gjerat,qeveria do detyrohet,drejtesia do ja mbledh gjithkujt.Po ku eshte drejtesia,thone se po behet reforma dhe ne shtator do behet nami. Jo nuk duhet pritur pasi politika edhe kete reforme nuk e le te behet sic duhet,ata do ta mbysin sic e kan mbytur deri tani.Ajo eshte e qarte se nuk do behet deri sa ne komisione futet politika,futet Berisha.A mund te pritet drejtesi,mbaresi e perparim nga Berisha e me Berishen?,kurren e kurres vetem prapesi,pafundesisht prapesi.Keta pushtetaret e sotem i din keto pasi i thane ne fushate dhe i thone vazhdimishte cdo dite,por atehere pse nuk bejne asgje keto dy vjete? Kjo do te thote se eshte fasade per te genjyer elektoratin, Ata JANE NJELLOJ. Utopia vazhdon. NE zgjedhje nuk duhet pranuar kandidatet e partive,por t’i zgjedh direkt populli,te bojkotohen kandidatet e Partive,pasi partit shqiptare,percarese te popullit,shushunjat gjekepirse te popullit bashke me drejtuesit e perfaqesuesit e tyre.
Zoteri komentues “i shqetesuar”, se une jam i zemeruar, smund te rri pa bere nje koment ne lidhje me komentin tend qe flet sikur kontratat i ka lidhur Danimarka dhe jo Albanistani! Ne cilen vend jetoni?! Per cilen kontroll shteti behet fjale ketu!? Aty ku punojne ushtaret e mafias qe nenshkruan koncesionet ne dem te shteti shqiptar pasi kane marre paret e zeza te korrupsionit nen tavoline!? Per cilat kontrolle behet fjale ketu! Institucionet e tua jane te mbushur me anafabete funksionale dhe drejtesia po ashtu! Kush do ti bej kontrollet!? Juristet dhe ekonomistet shqiptare jane analfabete funksionale dhe ushtar partie?!
Jane po ata qe kontrollojne cilesine e naftes dhe te ushqimeve, ilaceve dhe cdo mbeturine tjeter? Kush do mbroje ty neper gjygjet nderkombetare? Juristet e Kristalit?!
Perfundimi eshte i njejte si me Cezin qe sapo i hoqe koncesionin! Pra do paguash perseri jo vetem naften e vjedhur por dhe ate qe nuk eshte vjedhur akoma!
Me ke po e mat veten zoteri! Me peshkaqenet e perendimit qe ty te kane buke peshku! Mos trego perralla zoteri dhe se vetem shtetet e mirefillta mund tja dalin te fitojne neper gjygje nderkombetare!? Dhe ata e kane shume te veshtire te fitojne me koncernet nderkombetare dhe pse kur lidhin kontratat mendohen shume here dhe shume thelle dhe perseri bejne gabime njerzore dhe ne fund dalin te humbur. Por ne Albanistan nuk behet fjale per gabime por per krime kunder popullit shqiptar! Po numeron abuzimet qe bejne te huajt ne shqiperi, por harron se ato jane produkt i shtetit tend dhe jo i te huajve! Sipas vendi behet kuvendi! Keshtu qe mos u be si greku qe kerkon fajin tek te tjeret! Pra faji nuk eshte i te huajve zoteri por eshte brenda shtepise tende dhe per kete duhet permbysje totale e sistemit ku drejtesia duhet te burgose komplet junten mafioze qe erdhi me dy gishta perpjete me qellimin per te shitur pasurine kombetare ndemjet koncesioneve sic beri Itali me mbretin tone hajdut zog kurve! Dihet qe mafia gjithmone per ca pare nen tavoline shet familjen e vet e jo me atdheun qe nuk e njeh kurre se cfare eshte si nocion!
Vetem kur te futesh ne burg kete mafia, vetem atehere mund te kesh ti nje shance ne arenen nderkombetare per te bere nje kontrate te re ku pasuria kombetare mund ti kthehet popullit shqiptar. Keshtu qe mos na trego perralla albanistani se jetojme 25 vjet ne token e pershkaqeneve dhe e dime se sa efekt ka drejtesia kur ke te besh me nje vend te degjeneruar, korruptuar dhe mafioz.
Edhe Leka edhe ijs mire i thone gjerat e problemet qe mafia e babezitur e pa permbajtur per te zhvatur pasurit e ketij populli bashke me te huajte dhe karrocat mbrojtese kan pasur e kan qeverit. Kjo mafie qe gllaberon gjithcka ne kete vend te shkretuar e tjetersuar per popullin qe i takon, ka ngritur e ndertuar tashme nje sistem te fuqishem te integruar vertikalisht e horizontalisht kunder popullit e shqiperise.Ahmeti bje ne kundershtim me vehten kur permend e kerkon ndihmen e atyre me grada shkencore.Por keta me grada kane qene e jane ndihmesit e kesaj bande neper borde e konferenca e per kete majmerisht jane shperblyer.Pastaj cfare ndime shkencore pret prej tyre kur ata te gjithe u paisen masivishte pas viteve nentedhjete ne kohen e perfshirjes masive te gjithckaje te pasakte dhe kriminale.Para disa kohesh nje specialist inxhiner e krahasoje me tridhjete nga keta “shkencetaret” dhe kur i vure ne kandar te rezultoi qe specialisti inxhinier e permbysi ekuilibrin se peshoi me shume se tridhjete te quajtur shkencetar te anes tjeter te ekulibrit.Kete e ke thene mire,mbahu ketu dhe mos u mbeshtet ne vezet klluka qe jane edhe te molepsur e te helmatisur.
Duhet nje revolucion jo nga ata qe premton Sali qoftelargu dhe as si kjo rilindja qe i doli boja por nga ata te vertetet. Nje revolucion intelektual. Intelektualet nuk duhet te struken e mpaken nga frika se do ti pushojne nga puna ata, femijet dhe te afermit. Jeta eshte e shkurter dhe e komplikuar por behet me domethenese kur luftojme per gjerat qe besojme. Ne krye te albpetrol Rama ka emeruar njeriun e Koco Kokedhimes qe nuk ka asnje lidhje me naften. A thua qellimi ka qene te ndihmoje ne ringritjen e sektorit te naftes apo se ja ka kerkuar Kocua. Gezetat keto gjera duhet te investigojne.
Nafta ne maqedoni eshte 120 Leke. Ne Shqiperi eshte 187 leke, pra plot 67 leke me shtrenjte.
Maqedonia nuk ka asnje pus nafte. Si ka mundesi? Nese eshte politika fiskale te ndryshohet. Nese eshte mafja atehere eshte pune tjeter. Kam pershtypjen eshte kjo e fundit.
Pjesa më e madhe e naftës shqiptare prodhohet në Patos-Marinëz, dhe e merr të gjithë kompania Bankers Petroleum. Kjo kompani ka bërë kaq grabitje të madhe të naftës gjatë shumë viteve dhe kaq dëme në Marinëz, sa që nuk ka gjykatë në botë që mund ta mbrojë atë. Për këtë qeveria nuk ka pse të trembet fare. Kompania e merr të gjithë naftën dhe deklaron se nuk ka fitime, sepse gjoja ka bërë shumë investime, por fatura për këto investime nuk ka. Në këto kushte, pse nuk e prish kontratën qeveria shqiptare? Në këtë rast Shqipëria jo vetëm nuk do të gjobitet nga Gjykata e Arbitrazhit, por do të fitojë dëmshpërblime. Qeveria nuk e prish kontratën, sepse është pjestare në grabitje. Po ata zyrtarë të lartë antishqiptarë, që i kanë lidhur këto kontrata antishqiptare, pse lihen të lirë të livadhisin? Sepse hajdutët e tanishëm nuk i dënojnë hajdutët e djeshëm. Ata janë njëlloj, janë bashkëpunëtorë.. Duhet përmbysje nga themelet…..
Ne kemi pasuri te pa llogariteshme nentokesore,keto pasuri jane kaq te medha sa ne shqiptaret mund ta flakim tutje njeher e pergjithmone varferine qe na ka paralizuar.Kjo mund te ndodhe vetem nese ne shqiptaret do te jemi ne gjendje te zgjedhim nje qeveri qe te jete e afte,ne kryerjen e detyrave te saj.Te shtetezoje naften,sepse ajo qofte edhe e vetme (nafta dhe gazi) jane ne gjendje qe te na nxjerrin nga varferia e thelle,ku jemi zhytur.Te nxjerre jashte ligjit PD-ne,te fute ne burg kreret e saj,per krimet qe kane kryer ndaj popullit dhe vendit,me armiqesite dhe vjedhjet qe kane bere.Po te jene te lire berisha,basha ,bode,imami,zhelefina etj,do vazhdojne te vene gure ne rrota.