Dash Shehi: Jam “bejler”, PD po e përdor gabim termin

anazapta

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se Partia Demokratike gaboi me përdorimin figurativ të termit “bej”.

Sipas Shehit jo të gjithë bejlerët duhen trajtuar në kontekstin negativ.

Më pas kreu i LZHK-së thotë se ai është vetë një prej kësaj kategorie.

“Unë personalisht jam “bej” vetë, nëse flasim hapur për këtë çështje. Ata janë edhe një lloj krenarie, do të thosha unë. S’duhet të harrojmë se një pjesë e historisë shqiptare, edhe ajo më progresistja, është shkruar nga bejlerët”, tha Shehi.

Kreu i LZHK-së thotë se tashmë duhet të bjerë ky konotacion negativ dhe kërkon që historia të gjykohet më thjeshtë dhe me qetësi.

Share This Article
28 Comments
  • O miku im i vjeter!Komunizmi shkaterroi zengjite dhe perkrahu horrat.Ky mentalitet fatkeqesisht eshte edhe sot.Pse nuk ec ky vend!? Po jap nje arsyetim.Paraja ka rene ne dore te horrave, jo me ndershmeri,prandaj i fshehin parate neper thase e banka anonime.

    • Mario Ponzi, autori i “Kumbarit” ka thene:”Dikur quheshin bandite, sot quhen biznesmene”(!). Paraja i dashur, ka qene gjithmone ne dore te horrave dhe maskarenjve. Sa per dijeni fjala “bej” eshte me origjine turke: – “bey”, – qe mund te barazohet me termin “chevalier” ne France. Pra ishin kalores ne sherbim te mbretit apo sulltanit. Dhe per sherbimet dhe devotshmerine e treguar u faleshin toka dhe bujkrober bashke me to. Per me shume nje pjese e ketyre bejlereve dhe çifligareve shqiptare jo vetem qe kane qene nen sherbim te Turqise, por dikur as nuk kane qene shqiptare, por te ardhur si sundimtare nga vilajete te ndryshme te Turqise….

      • @katarakti

        O katarakt i shurrës, autori i romanit “Kumbari” e ka emrin Mario Puxo (Mario Puzo), jo Mario Ponzi. Sa bukur e ke shpjeguar punën e bejlerëve, sidomos përqasja që i bën me kalorësit frëngj tregon se ka shumë kulturë prej hajdari. Lum ti sa i ditur qenke!

        • Edhe ti Pellazg e korrektove per faqe te zeze: quhet Mario Puzzo (shqiptohet Puco). Sidoqofte faleminderit per perpjekjen titanike!

  • Thoshin ne kohen e qoftelargut: -beu dhe “gomar” te behet mos i hyp se te rezon!Te gjithe,populli dhe politika shqiptare, po te gjithe ama jane zhytur ne korrupsion,kush me shume kush me pak! Nje dallim ben Berisha dhe Luli ata kane vrare ! Kane vrare me dashje dhe per te treguar se ata na vrisnin neqoftese nuk rinim urte!Dhe tani po e bejne prape corbe qe te shpetojne!

  • Si eshte katandisur ky vendi im:
    Dalin qenie perverse si ky fare Shehi,dhe na mburren,qe per interesa te pista personale shiten fe dhe atdhe,dhe u rreshtuan krah pushtimit te erret dhe denatyrues osman dhe pa ju nxirre faqa vazhdojne te therresin :Rrofte baba(qe u ka bere gjyshet dhe gjyshrit poshte edhe lart tek trute)

    • E ke gabim o Vasil, Dashi ka qef ti thone bej, por realisht hyn tek personazhet proevropiane me besim tek kultura perendimore dhe kristiane. Ndersa per PD eshte turp te perdori terma te tilla si “bej” e mthe te thashe, duke e nxjerre qarte qe ky fare lul basha po u lutet shqipetareve duke ju thene se hajdeni me mua se une njesoj si ata te tjeret jam dhe nuk kam asnje ndryshim…

    • @VASILI

      Të ishe bej në atë kohë nuk do të thoshe se i ishe nënshtruar pushtuesit, sepse pushtues turku ka qenë vetëm në fillim, në kohën e Gjon Kastriotit.
      Qysh kur Gjoni i dorëzoi sulltanit të bijtë dhe kështjellën, tokat arbërore u bënë pjesë e perandorisë dhe nuk flitej më për pushtim. Nuk ka pushtim, kur administrimi juridik i një territori kryhet nga një qendër e caktuar dhe kur një pjesë e popullsisë së atij territori jeton e lumtur, duke mbushur administratën dhe pushtetin gjyqësor, qendror e vendor (Ata vezirët me gjak shqiptar, ku shquhet mbi të gjithë Pargallë Ibrahimi, cilin territor të pushtuar administronin, Shqipërinë e tyre?). Sulltanin nuk e njihnin si sovran vetëm shqiptarët myslimanë (që mohuan identitetin e tyre dhe përqafuan fenë e kulturën e osmanëve), por edhe ata ortodoksë, që në krye të “Miletit Ortodoks” kishin Patriarkun Ekumenik në Stamboll. Madje, ortodoksit shqiptarë, të drejtuar nga priftërinjtë grek të Fanarit (që të gjithë të emëruar me pëlqimin e sulltanit dhe qentë e tij besnik), ishin edhe shërbëtorët më të zellshëm të Portës së Lartë, e cila jo rrallëherë i ka përdorur ata për t’i nënshtruar dhe keqtrajtuar shqiptarët katolikë, të cilët frymëzoheshin shpirtërisht nga Papa.
      Prandaj more qirie @Vasili fjala “be”j nuk të bën bashkëpunëtor të pushtuesit, por thjesht tregon për dikë që ka qenë i pasur. Mos e ngatërro nocionin e vërtetë të fjalës “bej”, me atë që të ka mësuar i biri kopil i bimbashit të Gjirokastrës, Enver Hoxha.

      • Nuk jam qirie Vasili,por thjesht shqiptar,pa nxjerre gjoks,por duke thene nje te vertete qe te paret e mi dhe une ne vazhdim e kane perjetuar ne gjeneracione te tera.
        Po na habit me definicionin e pushtimit,por nje gje e thua te vertete,qe Sulltani nuk mund te gjente dore me te mire pushtimi per Arnautistanin, vec nje pjese te shqiptareve te denatyruar ne myslyman laraman.Por vec nje cike ta leviznin bythen ata e pesonin si Ali Pasha.
        Nga te gjitha keto do te desha te isha dhe qirie Vasili,qe nuk ndrruan as fe dhe as atdhe.por u ngriten me 1820 dhe luftuan deri ne legjende per dhjete vjet rrjesht dhe i futen shqelmin bytheve sulltanit.
        Ashtu sic na futen dhe neve shqelmin bytheve kur vajtem i sulmuam me italianet.
        E keqja e llojit tuaj eshte se flasin vet dhe degjojne vet dhe bota qesh se nuk qan dot.
        Kurse sa per ´´bej´´Shehin dua te shtoj dhe nje te vertete, qe kur ka qene zv.kryeminister i qeverise Meksi(SALI),zgjaste duart si dikur te paret e tij,drejt parave dhe femrave,qe nuk i takonin.

        • @VASILI

          Qirie Vasili, hiqesh shqiptar, por gjuhën e ke nepërkë si të grekut. Dukesh që nga historia o s’ja thua, o s’do t’ja thuash. Ai “definicioni (në shqip ne i themi “përcaktimi”) i pushtimit” që të kuptohet do shumë kulturë juridike dhe historike që të kuptohet, gjë që ti tregon se nuk e ke. Tregon se nuk e ke, kur, si të ishe një grek i pastër thua që ne e sulmuam Greqinë me italianët (Pikërisht të njëjtën tezë kanë edhe dylberët në Athinë për të justifikuar gjenocidin mbi popullsinë çame myslimane. Çudi që e dëgjoj edhe nga një “shqiptar”!).
          More qirie Vasili, po ku kishte shtet shqiptar në kohën e Luftës Italo-Greke? Vetë emërtimi italo-greke bërtet me të madhe se aty nuk kishte shqiptarë, por vetëm italianë. Shqipëria asnjëherë nuk ka bërë luftë me Greqinë, përveç atyre pushkëve e topave që u shkrehën më 2 gusht 1949, kur dylberëve grekë u kruhej dhe menduan të vinin këtej nga Shqipëria për shpëtim. “Shqelmin bythëve” (unë them edhe ndonjë tjetër) e hëngrën ata e jo shqiptarët. Tjetër rast historia nuk njeh përplasje ndërshtetërore greko-shqiptare, kush thotë kundërtën është këlysh i Athinës!
          Ata shqiptarë që morën pjesë në luftë, juridikisht ishin shtetas të Perandorisë Fashiste Italiane, sepse Shqipëria ishte bërë pjesë e perandorisë qysh kur parlamentarët tanë tradhtarë shkuan e i dhuruan solemnisht kurorën e Skënderbeut Viktor Emanuelit në Romë. Nuk e di ti që asokohe Shqipëria ishte regjencë dhe drejtohej nga Françesko Jokomoni? Të gjitha qeveritë me ministra shqiptarë si detyra të parë dhe të vetme kishin administrimin e çështjeve të përditshme sipas direktivave dhe nën kontrollin e drejtpërdrejtë të përfaqësuesit të lartë italian, luogotenentes Françesko Jakomoni. Roli i tyre qëndronte në vënien e administratës lokale në shërbim të ushtrisë italiane, duke i siguruar kësaj të fundit bazën materiale e nevojshme dhe mbështetjen logjistike të duhur. Emërimin dhe largimin e qeverive more qirie Vasili e dekretonte Jakomoni, sepse ai ishte mëkëmbësi i sovranit, mbretit perandor Viktor Emanueli. Është gati e njëjta situatë si me Perandorinë Osmane. Osmanët na pushtuan, Gjoni i dorëzoi Krujën edhe të bijtë e u bëmë për 500 vjet shtetas të perandorisë, me të drejta të barabarta me shtetasit e tjerë të të gjitha kombësive. Duçja na pushtoi, parlamentarët tanë si legenë i dhuruan skeptrin e Skënderbeut dhe pranuan aneksimin në Perandorinë Fashiste. Kështu që nuk kishte shtet shqiptar që luftonte me Greqinë, por juridikisht ishte shteti italian që luftoi me Greqinë në kufirin e tij lindor, i cili ndodhej në territorin shqiptar që ishte pjesë e Perandorisë Italiane.
          Të gjitha sa sipër janë përgjigje për ato ç’ke shkruar, sepse ato çka thua e meritojnë një përgjigje të tillë.
          Qirie Vasili, lexo më shumë dhe shkruaj më pak në forume, sepse do gabosh më pak (nëse nuk i ke të qëllimta ato që shkruan)!

          • Nuk je vecse nje cope mut anadolli,qe koha do te beje te sajen per ta shplare perfundimisht,nga ky truall europian.

          • @VASILI

            Qirie Vasili e nxorre kokën drejtpërdrejtë mor mut i Anusit. Vije era Anus që në komentin e parë o qelbësirë antishqiptare, që i ndan bijtë e shqipes në të mirë e të këqinj, duke u nisur nga besimi.
            Të kam dhjerë ty, Anadollin edhe buçen antishqiptare që të ka pjellë.
            Qenke pleh 300-eurosh!

          • @Uji i Ftohte

            Faleminderit ti për këshillën e vyer, që kur bëhet fjalë për disa qir-ie antishqiptare vlen si Uji i Ftohtë në këto ditë përvëluese. 😉

      • Paskemi jetuar te lumtur ne kohen e pushtimit turk?! Sepse nuk kemi pasur te drejte as te kishim nje shkolle ne gjuhen tone?! Se ishim te detyruar te nderronim fene, se ndryshe nga çdo familje nje femije grabitej per tu bere jeniçer?! Se ndryshe paguanim 10 fishin e taksave si raja?! Pasi na vrau dhe na preu, pasi na nderroi edhe ADN-ne, ndofta atehere u beme te lumtur. Se u beme me shume turk se turku. Eshte e çuditshme sesi edhe ne kohen tone gjallojne vellezerit e Haxhi Qamilit, qe kerkonte “Baben”! Dhe eshte e vertete se nje pjese e shqiptareve jane me origjine turke, arabe apo persiane. Qe i ka sjelle turku gjate 500 vjeteve te “administrimit” qe i beri trojeve te Arbrit. Ket e ka pohuar edhe hoxha Irfan i Kosoves!!! Meqe paskemi qene te lumtur i bie qe Skenderbeu kot paska luftuar.Kot qenkan vrare dhe masakruar shqiptaret per 25 vjet!!!! Edhe permendorja e Skenderbeut ne qender te Tiranes duhet hequr se Skenderbeu nuk i paska dashur lumturine popullit shqiptar! O Zot i Madh sa mbeturina mban kjo toke!!!!

        • @katarakti

          Qenke vërtet katarakt zotrote, por nga ata ku rrjedh shurra e jo uji i kulluar. O haleja e diturisë, kur nuk kupton se ç’shkruajnë të tjerët, kafsho gjuhën e mos e pirdh forumeve injorancën tënde shembullore.
          Nuk po merrem me ato budallallëqe të historisë komuniste, që ti i ke shkruar si një bibilush komsomolas, por dua të pyes se ku e lexove ti që unë them që ishin të lumtur apo jo shqiptarët? Si mund të shprehem unë për një gjë që se di dhe nëse unë s’jam shprehur, ti ku mutin e lexove o qelbësirë e forumit, që më replikon me të tilla fjalë?! Unë o bajgë analfabete kam shkruar as më pak e as më shumë, por: “Nuk ka pushtim, kur administrimi juridik i një territori kryhet nga një qendër e caktuar dhe kur një pjesë e popullsisë së atij territori jeton e lumtur, duke mbushur administratën dhe pushtetin gjyqësor, qendror e vendor (Ata vezirët me gjak shqiptar, ku shquhet mbi të gjithë Pargallë Ibrahimi, cilin territor të pushtuar administronin, Shqipërinë e tyre?).” Them të lumtur vetëm për ata që mbushnin administratën perandorake, jo për shqiptarët e varfër dhe të palidhur me pushtetin. siç kanë qenë të parët e tu.
          I shkreti ti sa pak tru e formim paske! As Haxhi Qamili nuk do ta kishte zili intelektin, le më Enver Qelbësira!

  • “Jo te gjithe bejleret duhen trajtuar ne kontextin negativ”-kete nuk duhet ta thoje,or mik! Mund te thoje:- Jo te gjithe bejjleret duhen trajtuar ne kontekstin pozitiv.Bejleret formuan Lidhjen e Prizrenit,;Bejleret organizuan kuvendin e Vlores,bejleret organizuan kongresin e Lushnjes.Pati bejlere si Esat pasha qe shiti Shkodren,por pati edhe bejlere qorra si Ibrahim Bej Bicaku,qe futi nje parazit pabuks,lypsar,sharlatan,kontrabandist,spiun,bixhozci,i degjeneruar si Enver Hoxha mu ne pasuri te Bicakcijve,mu ne dyqanin Flora,qe te bente kontrabande me mallin e Bicakcive.Ky bej qorr jo qe mori ne qafe gjithe fisniket,pronaret dhe tregtaret me tradite,por mori ne qafe edhe veten,sepse perfundoi ne burg per qorrllekun dhe vdiq duke qeruar halet e Elbasanit per gomarllekun,qe ndihmoi Urjahipin Enver Hoxha,i cili nuk ta falte nderin e bere.

  • Gazeta Dita nuk duhet te bjere ne nivelin e shtypit tallava, jo beu eshte i mire, jo beu eshte i keq. Duhet te merret me thelbin e problemit ose me sakte me personin qe u cilesua si “beu i jugut”…

  • Siç po del nga komentet shumekujt i vret veshin fjala bej sepse sipas tij ata kane qene lidhur me pushtuesit otomane. Ne te vertete greket kane qene lidhur me otomanet, ndersa bejleret shqiptare kane qene tmerri i turqve. Po te degjojme keto zera, heroit tone kombetar nuk duhet t’i themi SKENDERBEJ, por qirje Jorgos sic do Bollano. Po keshtu Ismail bej Vlores, Isa bej Buletinit, Naim bej Frasherit etj etj. Nga klasa e bejlerve dolen shume luftetare ne luften e fundit kunder okupatorit. Disa prej tyre qendruan deri ne fund se bashku me diktatorin si psh Manush Myftiu. Te tjere u eleminuan rruges si Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Pellumb Dishnica, Fiqirete Sanxhaktari, Sadik Bekteshi e shume te tjere, te njohur e te panjohur. Myslim Peza ishte nip ne bejleret e Ndroqit. Persa i perket Dashamir shehit ai eshte politikani me i drejtperdrejte. Fjala e tij e thjeshte, por e mençur pelqehet nga populli.

  • Bejleret dhe agallaret i moren tokat si shperblim per sherbimin qe ju bene pushtuesve .
    Ne Shqipri shumica e bejlereve dhe bajraktareve vepruan ndryshe nga te pasurit e vendeve evropiane qe dhane nga pasuria e tyre per te konsiliduar shtetin , ne Shqiperi ka ndodhur e kunderta bejleret bashkepunuan me pushtuesit per te shtuar pronat qe ja grabitnin popullit te tij . Dashi me shoke me brir e pa brir keshtu vepruan edhe kto 25 vjet megjthse populli dilte ne rruge duke kerkuar Liri – Demokraci qe te beheshim si Evropa , por po del puna se asnje nuk e evropinizoj me shum se Enveri kte vend .

  • Sa ju pelqen vetja ketyre bejlereve tane, taman si afrikanet e afrikes! Vdesin per pak titull, per pak vetkenaqesi, duke genjyer veten vertete se kane ndonje aftesi udheheqese kombetare! Por Noli madh jo me kot i tallte keta majmuner afrikane..!!!
    “Ketu s’ka as klase bejleresh, as klase bujqesh, as klase burzhuazie. Ketu bujku eshte me bej se beu dhe beu me bujk se bujku. Ketu brenda nje dite si per magji tradhetori
    behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve tane te
    kaperdisen si patriot te medhenj ata qe kane luftuar per harfet dhe per
    flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine e Mesme ose qe jane puthur me
    andartet e i kane ndihmuar te shenjterojne ane e mbane Toskerine. Ketu si me
    thoshte nje mik eshte me mire qe njeriu te jete tradhetar e te shikoje
    interesat e tij sepse keshtu do te jete i sigurte qe te nesermen do te
    proklamohet patriot i madh. Ketu idealet e shtrembera, te erreta e te
    mumifikuara te Fanarit te Buhares perfyten e perleshen per jete a vdekje me
    idealet e gjalla, me elegante e me te ndritshme te Perendimit. Na mungojne
    vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e tyre kemi
    kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze, qe rriten ne plaget e
    infektuara te Shqiperise ne lengim, kepusha qe mund t’i copetosh, por jo t’i
    cqitesh nga trupi qe kafshojne dhe thethijne. Herodi tregon se ne betejen
    navale te Salamines, nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathte
    e s’e leshonte, gjersa ja prene e atehere e kapi me doren e mengjer, ja
    prene dhe kete, atehere e kapi me dhembe e s’e leshoi gjersa i prene koken.
    Sikur te ngjallej Herodi, perseri do te shikonte qe kolltukofaget tane jane
    me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike. Qe t’i çqitesh keta
    tanet nga kolltuku duhet t’i presesh jo vetem duart e koken, por edhe kembet
    dhe trupin.”

    Pra kush derdellit sot per familje bejleresh e pershkruan Noli madh se cfare race e degjeneruar hajdutesh kane qene. Sherbetore te denje te cdo te huaji kane qene kjo pseudoshtresa bejlere e Albanistanit, e krijuar me shekuj artifciliasht nga dora e huaj! Dhe me shpalljen e pavarsise e verteta eshte se ajo ishte dhurate e Austrise se keta kurre skane patur atdhe.
    Tere kohes kane qene ne gare me njeri-tjetrin, se kujt te huaji ti sherbenin me shume. Keta kane qene dhe jane bejleshet tane. Pas turqise ju ulen ne gjunje Austrise, pastaj Serbise, me vone Italise deri sa erdhi Heredoti madh qe Noli e enderronte dhe ju tregoj vendin krimbave te verdhe,duke rikthyer ne vend nje padrejtesi Historike 500 vjecare.
    Por raca e tyre nuk u zhduk se ishin shume dhe kur vdiq luani keta dolen nga skutat ku ishin strukur dhe sot jane po ata sherbetore dhe mercenare sic kane qene me shekuj duke e kthyer sot Republiken e Shqiperise ne nje neokoloni te paster!
    Tani jemi perseri ne vitin 1924, kur njerzit qe kane pak tru, jo me kot kerkojne perseri nje Heredot te ri, qe ketyre shushunjave qe nuk zhduken kurre, per krimet qe kane bere keto 25 vjet ti tregoje vendin e merituar!

  • Nuk dua te perzihem me fjalen “bej”.Eshte teme e gjate dhe e gjere.Dy fjale kam per ata qe flasin per Dashamir Shehin.Eshte politikani me popullor ne Shqiperi,me i kuptueshmi,me i drjteperdrejte.Sikur te ishte me luftarak mund te perfaqsonte nje levizje dhe te kthente drejtimin e gabuar ku jemi future si shoqeri.Dashi ecen mire me mendjet e kultivuara,por qe te te marrin turmat prapa duhet te genjesh pak.Dashi,mendoj se e ka te trasheguar,nuk di te genjeje.

  • E shoqja e ketij “beut” merr nje rroge 2 miljon /muaj nga Agjensia e Mbykqyerjes Financiare ku eshte DREJTORE dhe 2 miljon/muaj si anetare e Bankes se Shqiperise (bankes se perdhunuar)

    o moj shqypni e mjera ti
    shif kush te qit me krye ne hi
    o moj pse bijt te lene per dite
    shif se pushtetaret te kan shkalafit

    dikur me dashuri te thritshim NANE
    shif moj djemt tu trojesh tu ti perzane
    nadale vec nje djale ma tmirin djale
    qe ktyne plumin tjua fuse ne balle.

  • Titujt bej, aga etj. ua jepte perandoria turke sherbetoreve te saj me besnike duke e shoqeruar dhe me dhenie titujsh pronesie nga pronat e shtetit apo edhe te fshatareve te varfer qe konfiskoheshin nga qe i kunderviheshin perandorise, keshtu qe pasurite tuaja o Dash e kane prejardhjen jo nga djersa e juaj, por nga gjaku i popullit, dhe beri me te miren per kete vend Enver Hoxha qe ua konfiskoi dhe u la te barabarte me te tjeret. Saliu, ju dhe sherbetoreve te tij u dha shume nga pronat shteterore ne keto 20 vjet, dhe tani ua hoqi ju titujt dhe ua dha te veteve, si ju edhe keta te fundit keni te njejtin origjine te pasurise: sherbimin ndaj turkut atehere dhe sherbimin ndaj Saliut tani. Te kishte mundesi edhe njehere Shqiperia per nje Enver tjeter, pa e shihnit veten tuaj ju se kush jeni.

  • Edhe per ty Dash SHehi rezervojme respekte,si kuader i kohes brilante te E.Hoxhes,ai sistem megjithse u maskove si pinjoll I belerve ,te dha shkolle te laret per ti sherbyer Atdheut dhe popullit ,tani na e nxore koken pas 24 vjetesh qe jemi ndare nga ai sistem se je me origjin bejleresh feudalesh,ose agallaresh,dhe kjo eshte e vertet deri sa ti e deklaron vete.Por ti eshte me rendesi se ke gjykuar dhe vepruar jo si bejler e agallar qe I kane pi gjakun shqiptarve ,por je shkeputur nga klasa juaj qe ka skllavruar popullin ,je bashkuar me popullin dhe ka lidhur fatet tua me me jeten e popullit shqiptar me luften qe ka be populli ne levizjen nac-çlirimtare te popullit shqiptar ,kjo eshte zgjuarsia juaj -Dashamir.Ky paterjotizem ishte frymezim per bejleret e agallaret si Ismail Qemali,Bajram CURRI,Sami Frashri,Naim Frashri ,Luigj Gurakuqi etj.Keta ishin bije feudalesh por u shkeputen ng interesat shfrytzuese te klases se tyre dhe u vune ne sherbim te masas madhe te popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *