Të dhënat zyrtare nga Ministria e Ekonomisë e Austrisë tregojnë se Serbia është përfituesja më e madhe nga Samiti i Vjenës për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në faqen zyrtare të ministrisë austriake tregohet sesi janë ndarë 600 milionë eurove.
Shqipëria pritet që të përfitojë më shumë fonde në vitin e ardhshëm nga investimet që do të realizohen në infrastrukturë.
Gjashtë ministrat e Ekonomisë për Ballkanin Perëndimor gjatë punimeve të Samitit të Vjenës kanë paraqitur 24 projekte investimesh me vlerë 7.7 miliardë euro.
Edhe pse vetëm një pjesë e tyre u arrit që të përfitonte mbështetje financiare, bëhet e ditur se këto projekte do të jenë pjesë e diskutimit të samitit të ardhshëm, për të cilën BE-ja ka parashikuar ta mbajë në Francë gjatë 2016-s, raporton “Shqip”.
Sipas dokumentit zyrtar, vetëm 1 miliard euro do të jepen nga Komisioni Europian, si pjesë e fondit IPA II për shtetet e Ballkanit, pjesa tjetër do të sigurohet nga institucionet e tjera financiare të BE-së, siç është dhe Banka Europiane e Investimeve. Nga 600 milionë euro të akorduara në Samitin e Vjenës, do të jepen për 10 projektet e ndryshme të miratuara me konsensus mes vendeve anëtare.
Projektet në energji
Shqipëria: Interkonjeksioni ËBIF CF 1001 Shqipëri – Maqedoni 14 milionë euro
Interkonjeksioni II Shqipëri – Maqedoni: 12 milionë euro
Mal i Zi: TransBalkan Electricity Corridor: 25 milionë euro
Mali i Zi: Serbia TransBalkan Electricity Corridor: 6.6 milionë euro
Projektet në transport
Bosnjë-Hercegovina: 22 milionë euro korridori i Mesdheut Bosnjë-Hercegovinë – Kroaci
Bosnjë-Hercegovina: 6.8 mln euro. Pjesë e korridorit të Mesdheut Bosnjë-Hercegovina dhe Kroaci
Kosova: 38.54 mln euro për lidhjen hekurudhore Maqedoni – Kosovë – Serbi
Mal i Zi: 20 mln euro për lidhjen hekurudhore Mal i Zi – Serbi.
Fondet IPA: 62.5 milionë euro ka përfituar Serbia pikërisht për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë 47 mln euro, si dhe shumën tjetër 13.8 mln euro për ngritjen e terminalit intermodal.

është mëse normale!!
ne jemi jashtë zakonisht të pasur!!i kemi paret për të ndërtuar autostrada dhe shkatërruar hekurudha!!kur them ne përfshij dhe kosovën!!
nuk është hera e parë që e kemi treguar budallallëkun tonë!!
pas ’97 na u premtuan nga 20 deri në 30 mld për rindërtim!!nuk i morëm sepse nuk shkuan forcat politike të bashkuara në romë!pas luftës së kosovës u premtuan po kaq për rindërtimin e saj,por si mund ta ulte hundën shqiptari i kosovës!!deshi me qit kanun edhe e “ndërtoi” kosovën me kursimet e kyrbetit dhe mori gishtin në bithë nga europa!!
sërbi priti,bën gili vili me marveshjet dhe në fund përfiton ndihma dhe në të njëtën kohë investon të vetat diku tjetër!!
punë politike,dashurie për shtetin dhe zgjuarsie mbi të gjitha!!
ne kemi një tufë hajdutësh të babzitur dhe antishqiptarëdhe antishtet në krye!!
E ke sqaru tamom
e paska me shume dashnor Vucicin Merkel
Asnje lidhje hekurudhore me fqinjet ,asnje financim per lidhje ma autostrade me Maqedonine , madje as me hekurudhe qe eshte fare shkurt nga Lini i Pogradecit . As financim per h/ç e Skavices . Mesa duket ne nuk kemi paraqit projekte bindese . Keq , nje rast i humbur !
nuk kishim kohe per te perpilu projekte se po merreshim me pergatitjen e barcaletave. Te binim ca shaka te kripura me Ducen, pardon me Merkel.
e kujt tjajapi se nuk shikojn ata ca bejet ne kete vend te qelbur qe pas renjes te komunizmit kete vend e kan zabtuar mafjoset me te rezikshmit ne bot ketu kaqen dhe hesht shtet mafjos.ketu vetem grabitet ky popull e ky vend me kete popull idiot qe mban kjo tok
HAHAAAA kujt populli i drejtohesh bashkesise ‘ Fjala’?
Per personin FJALA , tre rreshta , tridhjet gabime ortografike . Ne kohen e shkolles se vertete (koha e diktatures) , ti zoteri , nuk kalonje as klasen e dyte fillore .
Serbia kursimet e veta i perdori per blerjen e dy helikoptereve luftarak Ruse,qe neser ti kete gati kunder Shqiptareve,eshte normale nje Shqiptar nuk eshte as sa pordha e nje Serbi sa i perket ndjenjes atdhetare.