Aksident në Librazhd, dy të plagosur rëndë

anazapta

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në rrugën Hotolisht-Librazhd. Mësohet se si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti tip fuoristradë, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Zyber dhe Jolinda Çota janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rënda. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e aksidentit në automjet ndodheshin pesë persona. Policia po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *