Malli apo dashuria?!

redaktor

Dyzet e më shumë vjet,
që ty nuk të kam parë,
po s’tretet kurrë në jetë,
kujtim’ i mallit t’parë!

Të trembur si trumcakë,
dhe mend gjë tjetër s’mbaj,
që kurrë s’u ndezëm flakë,
po mbetëm të pafaj!

Të dy ishim një moshë,
gati një mituri,
që s’dinim ç’do të thosh,
dhe ç’qe një dashuri!

Atë vërtet s’e dinim,
po prapë ishim në hall,
dhe pak kur vetëm rrinim,
na kapte keq një mall!

Ia dilnim më në fund,
gënjenim për rast,
na duhej goxha mund,
të rrinim tok një çast!

Të fshehur në një vathë,
të tretur në harrim,
mëkati më i madh,
ka qenë një përqafim!

Dhe prapë e prapë ne shkonim,
te vendi ynë-aty,
që hiç mos na dëgjonin,
ne flisnim veç me sy!

Po shpesh na ngrinin sytë,
dhe binim në një ëndërr,
më jepte syri yt,
një drithërimë në zemër!

Njëlloj nga sytë e mia,
shigjeta mbi ty binin,
kjo ishte dashuria,
po neve nuk e dinim!

S’mbaj mënd përse magjia,
u prish për ne të dy,
kur erdhi dashuria,
ne s’ishim më aty!

Këto që di tani,
aherë nuk i dija,
po ku ndryshon s’e di,
malli nga dashuria?!

Enigmë mund të mbetet,
ndaj s’pyes asnjeri,
një mall që kurrë s’tretet,
a s’është një dashuri?!

Jam mbytur si në det,
kujtimeve të mia,
se malli rron në jetë,
më shumë se dashuria!

Më kot ky frymëzim,
s’më erdhi varg e varg,
por se një miku im,
të kishte parë nga larg!

Mbi flokun tënd-moj mike,
kish rënë goxha dëborë,
po prapë një zonjë fisnike,
dhe jo një plakë e gjorë!

Nuk dua ta takoj,
mendova ashtu kot,
se borën përmbi flokë,
nuk mund t’ia shikoj dot!

Një mituri pafaj,
tek unë dua të mbetet,
se nga dëborë e kohës,
gjithë malli mund të tretet!

Instiktivisht mendoj,
këtej s’ka për t’u dukur,
se mallin për Atë,
kam mallin më të bukur!

Po mbase ka harruar,
atë që na ka ngjarë,
dhe vetëm unë kam mbetur,
një skllav i mallit t’parë!

Po prapë dhe kjo lirikë,
nuk është fare pak,
se mbase ende jemi,
të trembur si trumcakë!

Share This Article
15 Comments
  • MALLI ESHTE ME I FORTE SE DASHURIA , TE JEP LOTIN , TE QESHUREN ,GEZIMIN , NGAZELLIMIN ,SHPERTHIMIN ,FEMIJERINE ; RININE ; FAMILJEN ;SHOQERINE ;PRINDERINE ;NATYREN DHE MALLI ESHTE NDJENJA ME E VIRGJER E NJERIUT !

    JU FALEMINDERIT ZOTI ARBEN DUKA !

  • Dhe ja ne kemi Sergei Eseninin, Robert Bernsin tone. Bukur mire, O djali i Pilo Dukes, do thoshte i paharruari yne Hysni Milloshi…

  • Une nuk e kuptoj se si bejtet e ketij bejtexhiu medioker botohen per dite dhe komentuesit tane shkrihen per kesisoj banalitetesh. Nejse, cdo milet i meriton bejtexhinjte e vet.

      • E ke gabim, e para une nuk kam thene qe nuk e kuptoj poezine lirike, perkundrazi ngaqe e kuptoj dhe kam lexuar shume poete te vertete lirike, kuptoj fare mire qe ky miku jone pijetar dhe duhanxhi nuk eshte gje tjeter vec nje bejtexhi. Ajo qe nuk kuptoj une, ver re mire or tutkun, eshte si ka mundesi qe juve te tjereve ky bejtexhiu ju duket si poet lirik. Pastaj kur me flet edhe per magjira me shkaterron gazit fare.

  • Pse i braktise bejtet politike Arben? Apo te zhgenjeu Rilindja? Ti je poet o burre i dheut dhe duhet te jesh me liberal. Jane me njerezore keto poezi nga ato ne mbrojtje te bolshevizmit te falimentuar dhe demode te PKSH-PP-PS! Populli do lirizmin dhe jo vargjet fanatike ne mbrojtje te te majtes bizantino-sllave shqiptare. LERI PERGJITHMONE VARGJET SATANIKE, O ARBEN!

  • vargje-perle. per keto eshte prere
    Edhe vargjet politike i qan -se POET eshte por… le te rije tek lirikat e Laboves.

  • O SHAHIST IK LUAJ NDONJE DORE TAVELL…PO NUK TE KA RAHUR ZEMRA LER TE TJERET TE NDIEJN SI TE KEN QEJF…APO HARROVA KANE DALE NE MODE PORNOT TANI….KA QE I DUAN EDHE ATO POLITIKET….

    • Jemi te lire t’i shprehim mendimet tona apo jo? Juve ju pelqen, mua me duket medioker. Une nuk po e shaj si njeri se e di qe eshte deli djale qe i pelqen rakija dhe duhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *