Barak Obama ka zhvilluar një udhëtim në Alaskë, duke u bërë i pari president amerikan që kalon rrethin e Arktikut. Ai ka ndaluar në Kotzebue, një qytezë e vogël me 3 mijë banorë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pavarësisht progresit të bërë në reduktimin e gazeve që krijojnë efektin serë, planeti vazhdon të jetë i kërcënuar nga ngrohja globale dhe vetë SHBA-ja nuk ka bërë mjaftueshëm për ta shmangur këtë fenomen.
“Jemi përpjekur të ndërgjegjësojmë pjesën tjetër të vendit mbi ndryshimet klimatike, por ju më shumë se askush tjetër po i shihni pasojat e ngrohjes globale”, u tha ai rreth 1000 prej banorëve të Koetzbues, të cilët ishin mbledhur për ta takuar.
