Shqipëria fitoi derbin ballkanas ndaj Greqisë në futbollin e plazhit. Kombëtarja kuqezi mundi 7-5 vendin fqinj gjatë Lojërave Mesdhetare që po zhvillohen në Peskara.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi një lojë shumë të mirë, ku spikati mbi të gjitha Bledi Gockaj që ishte lojtari më i mirë për Kombëtaren tonë duke realizuar katër herë.
Grekët ishin në epërsi në pjesën e parë të lojës, por Shqipëria arriti të përmbysë rezultatin në favor 3-4, përpara se Greqia të shënonte sërish golin e barazimit 4-4.
Tre gola të Kombëtares kuqezi i dhanë Shqipërisë një epërsinë e nevojshme 7-4 për të kontrolluar e qetë sfidën.
Pavarësisht se grekët shënuan dhe njëherë tjetër në fund, Kombëtarja shqiptare fitoi 7-5, duke marrë dhe suksesin e parë në Lojërat Mesdhetare Peskara 2015, pasi kishte humbur ndeshjen e parë me Francën 6-2. Sot Shqipëria do të luajë me Libinë në përballjen tjetër të Grupit C.
