Babai i vogëlusheve të mbytur refuzon nënshtetësinë kanadeze

anazapta

I shkatërruar nga tragjedia që i ka ndodhur babai i dy të miturve Aylan dhe Galip, 3 dhe 5 vjeç ka shpërthyer në lot pasi doli nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Bodrum të Turqisë.

“Djemtë e mi ishin të mrekullueshëm, ashtu si çdo fëmijë për prindërit e tyre. Ata më zgjonin çdo mëngjes e më kërkonin të luaja me ta, tani çdo gjë ka marrë fund”- tha Abdullah Kurdi për gazetarët.

Ai ka rrëfyer udhëtimin e vdekjes për familjen e tij.

“Mbaj mend që në barkën e vogël ishim 13 persona, lundruam përreth 5 minuta dhe më pas një dallgë na goditi dhe personi që drejtonte u hodh në det dhe u largua, ne mbetëm në mes të detit dhe unë u përpoqa të marr drejtimin e mjetit lundrues, por një tjetër dallgë na goditi, barka u përmbys dhe unë humba dy djemtë dhe gruan”

Në polici Abdullah Kurdi ka deklaruar se ka paguar dy herë kontrabandistët për të marrë atë dhe familjen nga Turqia drejt Greqisë, por ishte mashtruar, ndaj u detyrua të udhëtonte me atë mjet të vogël lundrues.

Trupat e dy të miturve dhe nënës së tyre 35 vjeçe janë përcjellë drejt Stambollit për t’u dërguar më pas në kufirin sirian.

Pas tragjedisë autoritetet kanadeze i kanë ofruar nënshtetësinë për tu bashkuar me motrën e tij por babai i dy vogëlushëve e ka refuzuar duke thënë se e vetmja gjë që do të bëjë është vetëm të qajë pranë varrit të tyre dhe gruas së tij.

Kobani, qyteti ku jetonte kjo familje fatkeqe ka qenë skenë e luftimeve të ashpra muajt e fundit, ndërsa mijëra sirianë kanë lënë vendin e tyre.

Share This Article
5 Comments
  • KETA FEMIJE TE VRARE, JANE DHURATA E USA PER LINDJEN E MESME DHE AFRIKEN VERIORE (ME KONKRETISHT HILLARI CLINTON ESHTE PERGJEGJESE PER NGJARJET QE PO NDODHIN NE ATE RAJON).

    DO TE VIJE DITA E GJYKIMIT SHUME SHPEJT EDHE PER KRIMINELAT.

  • Hajvan ! … me mire te kishe ndenjur ne kamp … asgje nga keto nuk do te kishte ndodhur dhe kjo vdekje po perdoret si propagande e forte … Qe tani po na e sillni luften … Kaq injorante jeni sa nuk kuptoni se bashkjetesa midis njerezve me ideologji te ndryshme , fe te ndryshme , psikologji apo rrace tjeter … eshte e pamundur do te coje ne nje lufte civile … Nuk majftuan keto 100 viteve te fundit te kuptonit se ne bote nuk do te kete paqe deri sa keto miksime popullatash te frenohen … nuk u mjaftuan italianet e sicilise qe Amerika vuri doren ne zemer , dhe femijet e tyre u rriten , ngriten mafien saqe kontrollonin gati dhe qeverine … apo te burgosurit e Fidel Kastros qe i deportoi drejt Amerikes … komuniteti Afro Amerikane … Cifutet para se te vinte Hitleri …. para e piste , droge , degjenerime , korrupsione , shfrytezime nga me te ndryshme …. apo tani doni te shikoni sesi ne nje te ardhme do te ngrihen mafiet siriane dhe forcat extreme islamike ne Europe … Bashkjetesa eshte e pamundur … Te bardhet gjithmone jane perzjer padrejtesisht me popullatat e tjera … Kot nuk e ngriten Hitlerin …

  • Faji nuk eshte vetem i ketyre njerezve qe len vendin e tyre por i atyre qe prodhojne arme dhe ua shesin vendeve si siria dhe nga krahu tjeter bejne te “mirin”, tregojne “humanizem” “solidaritet. Denoncimi eshte pikerisht per politiken amerikane, ate te vendet perndimore qe u ndezin zjarrin ne shtepi ketyre te shkreteve, per ate pak territor dhe nga krahu tjeter i len te mbyten ne det ashtu siç ben edhe me ne apo i ke harruar!

  • Ketu ne Canada nuk po shohim ndonje lajm qe ju gazetare shkruani per kete histori te dhimbshme lidhur me oferten e qeverise Kanadese per azil. Procesi i pranimit te refugjateve nuk trajtohet privatisht nga qeveria,por merr rruge zyrtare mbi baze te “policise” ekzistuese. Shpejtimi mund te jete nje mundesi lehtesuse,por prap merr kohe dhe nuk behet me urdher dite te kryeministrit si ne Shqiperi.

  • O va gino! Ndaje mendjen ose fol shqip ose fol karnglisht!!! Po nje emer tjeter nuk i gjete vehtes?? Tani, kjo “policise” qe ke dashur te shkruash mos ka te beje me rregullat apo nenrregullat se vetem shqip nuk me duket apo e ke fjalen per personelin e ruajtjes se rendit publik? Ik o gina se na kenaq.
    Ti, meqe ra fjala si ke vajtur ne Kanada? Besoj prinderit erdhen si rrefugjate nga toka meme Greqi apo Itali?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *