Tre punonjës së Drejtorisë Tatimore Gjirokastër kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në qarkun Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Andi Mëhilli, 33 vjeç banues në Gjirokastër; me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Verifikimeve në terren në Drejtorinë Rajonale Tatimore Gjirokastër.
Spiro Muço, 57 vjeç banues në Gjirokastër, me detyrë Inspektor i Sektorit të verifikimeve në Terrën në Drejtorinë Rajonale Tatimore Gjirokastër.
Gligor Kallavaresi, 32 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit të Verifikimeve në Terren në Drejtorinë Rajonale Tatimore në Gjirokastër.
Si dhe u shpall në kërkim shtetësia : A. Gaba, 29 vjeçe , banuese në Gjirokastër përkatësisht me detyrë Inspektore e Sektorit të Verifikimeve në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në Këlcyrë, gjatë kontrollit të bërë në dyqanin e shtetasit K.Xh., banues në Këlcyrë, këta punonjës kanë shpërdoruar detyrën pasi nuk kanë mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake.
