Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për 17 lejet e ndërtimit të dhënë nga ish-kryebashkiaku i kryeqytetit Lulzim Basha, njëherësh kreu i Partisë Demokratike.
Gjatë kësaj jave njësia hetimore Task-Forcë ka tërhequr të gjithë materialin hetimor nga zyra e urbanistikës së Bashkisë Tiranë, ku dhe ka nisur menjëherë verifikimin e çdo procedure për miratimin e lejeve, të cilat dyshohet të jenë dhënë në mënyrë klienteliste dhe abuzive.
Sipas burimeve të prokurorisë pas verifikimit të dokumentacionit do thirren për të dëshmuar shefi i zyrës së urbanistikës në këtë bashki dhe shefi teknik për miratimin e lejeve ndërtimore, raporton “Shqiptarja.com”.
Pritet që hetimi i kësaj dosje do zgjasë disa muaj, kjo pasi kërkohet kohë për verifikimin e çdo praktike. Nëse do nevojitet prokuroria shprehet se do marrë në pyetje dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha.

Une them jo pasi keta jane te gjithe pjese e nje bande te strukturuar kriminale.
SA TE JETE AMBASADOR I DERGUARI I PODESTES LUL SMERLAPI DO HEDHI VALLE TE SHQUPI KRIMINEL ORDINER
Kane ndryshuar kohet, gjynah Lulin e vocer nuk ka kush ta mbroje !
Nuk di deri me sot qe nje Zyrtar i larte te jete denuar ne shqipri.Pra kjo eshte tymnaja e radhen, vazhdojme dhe jetojme budalleqet e kohes.Jemi nje popull qe per ti qare hallet. Sa te pa fat qe jemi, ku na ran keto hajduta , kriminela, parazita dhe njerez te pa skrrupullt.
Jo vetem te meret ne pyetje… por duhet te hetohet.. denohet.. hajduti.. pastaj per vrasje edhe deri denim te perjetshemm 4 vete gjakosi bulevardin…