Prenga akuzohet dhe për kundërshtim të policisë

anazapta

Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë miratim nga Kuvendit për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Edhe pse Prenga mbahet në polici, ai ligjërisht nuk cilësohet person i arrestuar. Kjo pasi mandati i deputetit i jep atij imunitet.

Policia ka njoftuar policinë për arrestimin e Prengës, dhe tani pritet që prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i kërkojë Kuvendit zyrtarisht që t’i hapë rrugë arrestimit.

Deputeti i PS-së përveçse akuzohet se është i përfshirë në ngjarjen ku mbetën 7 persona të plagosur, edhe ka kundërshtuar forcat e policisë në momentin e arrestimit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *