Vajza, gati? Gabriel Garko vjen në Tiranë

redaktor

Aktori i famshëm italian Gabriel Garko, i cili konsiderohet në vendin fqinj një seks­-simbol, do të mbërrijë në Tiranë si i ftuar special në “Miss Universe Albania 2015”.

Kjo do të jetë hera e dytë që ky aktor do të vizitojë Shqipërinë, pas herës së parë disa muaj të shkuar, ku ardhja e tij u prit me entuziazëm nga vajzat e kryeqytetit. Këtë vit spektakli do të vijë në një dimension të ri, pasi është konceptuar ndryshe, duke u frymëzuar nga sfilatat e “Victoria’s Secret”.

Përveç bukurosheve konkurruese në “Miss Universe Albania”, atmosferën pritet ta ndezin edhe dyshja Noizy dhe Era Istrefi me hitet e tyre muzikore që janë dëgjuar gjatë gjithë kësaj vere.

Ky konkurs bukurie i është besuar në prezantim Albert Dumanit, ndërsa regjisor i spektaklit do të jetë Bledar Laço.

Vajza që do të “rrëmbejë” kurorën e më të bukurës për këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Shangai të Kinës në “Miss Universe 2015”. Asgjë nuk ka rëndësi, përveç Garkos. 🙂

Share This Article
2 Comments
  • Por, kur “asgje nuk ka rendesi, pervec garkos” pse e beni Miss.Universe Albania????? dilni prisni kete garkon,ti tregoni dhe botes se sa putana ka Tirana????!!!!!.

  • Po ti shkerdhate gjenetike sa motra dhe vajza te tua ke qe tju heqesh. brekt per Garkon?
    Qelbanik, ti po gdhend vulen e felliqure te turpit mbi Shqiperine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *