Propozimi i Kaç Islamit: Përjashtoni Ramën nga partia!

Dita

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami që aktualisht është deputet i PD-së ka bërë një propozim për grupin parlamentar të PS-së. Islami, shkruan në faqen e tij në Facebook se, socialistët duhet të mblidhen dhe të përjashtojnë kryetarin e partisë, Edi Ramën.

Reagimi i Islamit vjen pasi PS ka vendosur të përjashtojë nga partia, Armando Prengën për
shkak të ngjarjes së ndodhur në Laç.
Postimi i Kastriot Islamit: “Reagimi i grupit parlamentar është jo vetëm i vonuar
por edhe i pamjaftueshëm… Konceptuesi, organizuesi, realizuesi dhe përfituesi i kësaj situate është Edi Rama. Ai është bërë kryeministër me kontributin e tyre. Ai ka bërë reformat europiane me votat e tyre. Ai ka sfiduar edhe SHBA edhe BE për CV e tyre… Rama pas gjithë kësaj lan duart duke menduar
të shpëtojë vetë. Socialistët duhet të mblidhen dhe të përjashtojnë “kokën” e Oligarkisë,
Banditizmit dhe Krimit, Edi Ramën… Qytetarët duhen të mblidhen për të çmontuar dhe çrrënjosur këtë bandë të rrezikshme… Kjo zgjidhje edhe nëse vonon nuk harron!”, shkruan Islami.

Komentuesit e pyesin
nëse do të përjashtohet Rama,a do të rikthehet Kaçi sërish në PS, pasi ndihet mungesa e tij.

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *