“Sa më cub… aq më i sigurt se do t’bëhesh deputet”-thotë Belortaja i LSI

Dita

Reagon zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja pas ngjarjes në Laç dhe arrestimit të deputetit të PS Armando Prenga. Për Belortanë, “opozita po nxjerr dhjamë nga pleshti” ndërsa shtron  pyetjen: “A mund të bindet kush se ‘rrugaçëria politike’, koburemëdhenjtë dhe horrat në shtet, janë një… dukuri thjesht socialiste?!”.

“Jo, aspak”, thotë zëvendësministri. “Koburemëdhenjtë socialistë” erdhën sepse në skenë i thirri ‘nevoja’ për të përballuar… ‘koburemëdhenjtë demokratë’!! Kush (lexo-duarthatët)? ‘peshkopët’? ‘profesorët’?!”, shpreh Belortaja ndërsa del në një konstatim:

“Ka 24 vjet që cubat në
këtë vend, e shohin që ashtu, me atë stil, jo vetëm pasurohen, por edhe… prefe- ro-hen!! Se kuotat e tyre në politikë shkojnë po aq përpjetë sa dhe pasuritë e tyre: lart e më lart. Sa më cub… aq më i sigurt se do t’bëhesh… deputet! Dhe po kaq vjet ka që intelektualët janë thuajse… jashtë loje. Të pashpresë për sukses në politikë…! Koha për dekriminalizim… jo ka ardhur! Por ka kaluar me kohë…!”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *