Garat Rally, 6 të vdekur e 18 të plagosur

Dita

Një aksident i rëndë ka goditur dje në mbrëmje sportin e rally, këtë herë në Spanjë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar te spektatorët që po shihnin garat, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në La Coruna, gjatë provave të kampionatit rally të këtij qyteti, teksa ishte duke u zhvilluar etapa e tretë. Makina ka dalë nga rruga teksa po ecte me shpejtësi të madhe në një kthesë dhe piloti ka humbur kontrollin e saj.

Automjeti është rrotulluar disa herë në rrugë dhe jashtë saj, duke përfunduar te spektatorët dhe shkaktuar 6 viktima, një bilanc tragjik. Gara u ndërpre dhe në vendin e ngjarjes vërshuan dhjetëra ambulanca, që transportonin të plagosurit në spital dhe jepnin ndihmën e parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *