I nderuar lexues! Beteja e Kirit (1468) ishte betejë e ushtrisë shqiptare kundër trupave osmane buzë lumit Kir (Shkodër). Ahmet Pasha me forcat e tij sulmoi nga veriu për të grabitur e shkretuar krahinën e Shkodrës. Ushtria shqiptare e goditi kampin e ushtrisë turke në lumin Kir më 17 janar, ditën që vdiq komandanti i saj, Skënderbeu. Osmanët u thyen, në rrëmujë e panik u tërhoqën gjatë natës në rrugë të vështira. Gjatë kalimit nëpër malet e Shqipërisë së Veriut, mbeturinat e tyre u sulmuan nga banorët vendas dhe një pjesë ra rob në duart e tyre.
