Letër e Hapur Ministres së Arsimit Lindita Nikolla

redaktor

Zonja Ministre e Arsimit,

Kjo letër denoncon publikisht Agjencinë e Vlerësimit dhe Akreditimit, e drejtuar nga Dhurata Bozo, dhe nën varësinë tuaj direkte. Në bisedën tonë telefonike datë 3 Shtator 2015, ju më thatë tju dërgoja një letër. Unë letrën po ua dërgoj, por PUBLIKISHT! Për tre arsye: prej rëndësisë që i keni dhënë ju si Ministre, bashkë me Kryeministrin Rama, akreditimit; prej rëndësisë që ka për reformën Agjencia e Akreditimit; dhe, prej faktit që kjo agjenci varet direkt prej jush. Shtysë për këtë letër janë praktikat e rekrutimit të Agjencisë.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike, Nr. 9, datë 9 Mars 2015, faqe 380-383, Agjencia shpalli rekrutim për dy specialistë “për Promocionin dhe Vlerësimin e Cilësisë” më kritere arsim i lartë, 3 vjet punë, njohuri në anglisht, legjislacionin mbi arsimin, dhe akreditimin, aftësi të shkruari dhe aftësi të punuarit në grup. Aplikimet kërkohej të paraqiteshin brënda datës 16 mars 2015. Ndaj në 15 Mars unë paraqita dosjen time e cila përmbante: CV-në, Diplomat me Notat në PhD, Master, dhe Bachelor, eksperiencën time të punës, si dhe një listë me artikuj të mi për çështjet e reformës, universiteve, dhe arsimit të lartë në Shqipëri.

Ajo që ka ndodhur nga Prill deri në Shtator minimalisht mund të quhet tallje, ndërsa në një vlerësim më radikal, mund të konsiderohet një praktikë e dyshimtë dhe e ndëshkueshme. Deri në mes të Prillit, 4 javë pas aplikimit, agjencia nuk u bë e gjallë të njoftonte si po procedonte. Dy herë tentova të merrja vesh çpo ndodhte, duke shkuar vetë në Agjenci. Në zyrat e saj askush nuk jepte sqarim as për aplikimin, as për vetë Drejtoren Dhurata Bozo. Të cilën sa herë kam shkuar, asnjëherë nuk e kam gjetur në zyrë.

Agjencia u bë “e gjallë” vetëm në datë 22 Prill me një telefonate në numrin 224-3423. Por telefonata kishte dy paradokse: 1) me personin dhe 2) logjikën që përçonte në emër të Agjencisë. Telefonuesja, kur e pyeta me ç’kapacitet më fliste, më tha: “Unë jam llogaritarja.” Nuk e di se cili manual të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore sugjerohet që për punën e BNJ të flasë një llogaritare. Por personi nguli këmbë që kjo nuk kish fare rëndësi! E çuditshme ishte po ashtu edhe logjika që përçonte llogaritarja në emër të Agjencisë. Po të njoftojmë, tha llogaritarja, se procesi është anulluar sepse vetëm ti ke paraqitur aplikim! “Anullim?” ia ktheva i çuditur! I bie të jem fitues direkt! Jo vetëm si kandidat i vetëm por edhe sepse përmbush dhe tejkaloj gjithë kriteret. Por llogaritarja i dha fund bisedës duke thënë që së shpejti do të bëhet një shpallje tjetër! Kjo ishte pak a shumë përmbajtja e bisedës telefonike e cila mund të verifikohet. Me këtë logjikë, në 27 Prill 2015 Agjencia e Akreditimit përsëriti shpalljen, me të njëjtat kritere, në Buletinin e Prokurimeve Publike, Nr. 16, faqe 573-574.

Agjencia nuk ndryshoi trajtimin e aplikimit tim as pas datës 27 Prill. Nuk u bë e gjallë as në Maj, as në Qershor. Shpesh njerzit nuk bëjnë gjë pa marrë “aprovimin” e titullarit. Ndaj tentova disa herë të takoj personalisht Drejtoren Bozo. Lashë numër telefoni, adresë e-maili, duke i kërkuar takim kur ti vinte më mire. Dhurata Bozo nuk e çau kokën të komunikonte as me telefon, as me e-mail! Kërkesën e fundit për takim me të e kam bërë diku andej nga fund Qershori fillim Korriku. Niko Hysa mori edhe një herë shënim numrin tim të telefonit apo adresën time të e-mailit dhe premtoi se do të kontaktohesha 3-4 ditët e ardhshme! Po këtë ditë, kam ardhur dhe në Ministri të Arsimit për të lënë një takim më ju për këtë problem. Por personi që merret me njerzit tek dera, më tha se një takim me ju ishte i pamundur. Nëse ajo mund të më mundësonte ndonjë takim, ky mund të ish vetëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë. Por jo me ju Ministre!

Episodi i fundit i aplikimit tim në Agjencinë e Akreditimit, ishte në datë 3 Shtator. Edhe pas premtimit të Niko Hysës Drejtoresha nuk u bë e gjallë ndaj vendosa të bëj një telefonatë tjetër. Në telefon mu përgjigj vetë Niko Hysa. Shqetësimi i tij nuk ishte fakti që Agjencia dhe Drejtorja kishin thyer çdo kod etike dhe rregulla ndaj meje duke u treguar shurdh ndaj kërkesave të mia të disata. Shqetësimi i tij ishte që unë të “komunikojë me etikë,” pra, të mos kërkoja fare llogari për sjelljen e tyre. Duket që as Drejtorja Bozo, as Hysa, nuk e dinë që agjencia, si një entitet publik që mbahet në këmbë me paratë e taksapaguesve, e ka për obligim të përgjigjet ndaj çdo kërkese apo interesimi nga publiku.

Më pas vendosa tju telefonoj ju. Kur sekretarja juaj u përgjigj në vendin tuaj, këmbëngula të komunikoj me ju dhe refuzova ta konsumoja shqetësimin tim me të, apo me Sekretarin e Përgjithshëm siç u tregua e gatshme portierja e Ministrisë kur pata kërkuar kohë më parë takim me ju, për një arsye të thjeshtë: Kur publikut i flitet për problemet, reformën, zgjidhjet, dhe gjërat që qeveria synon të bëjë në arsimin e lartë, deklaratat nuk i bëjnë as sekretarja juaj, as Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë. Jeni ju vetë, shpesh vetë Kryeministri Rama, që dilni dhe deklaroni cilat janë të këqijat që vuajnë institucionet e arsimit të lartë, përfshi edhe agjencitë në varësi të Ministrisë së Arsimit, dhe çfarë keni ndërmënd të bëni ju! Ndaj, ndonëse ju u përtypët shumë kur hapët telefonin të flisnit me mua, dhe nuk u treguat shumë e disponueshme për të më dëgjuar, ju duhet të dëgjoni çfarë kam për të thënë edhe unë! Sepse unë nuk jam një njeri i doktoruar në universitetet palaço shqiptare por kam marrë Master dhe PhD në universitetet më të mira amerikane; kam një eksperiencë akademikë që shumë pak vetë mund ta pretendojnë në Shqipëri! Dhe ju keni detyrimin të më dëgjoni, jo vetëm për shkak të faktit se në çështjet e reformimit të arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare unë nuk jam një njeri hiç, që nuk marr vesh fare për ato që flisni ju!

Ju keni detyrimin të më dëgjoni sepse ndonëse me aftësi qoftë akademike, qoftë edhe politikë-bërëse shumë të mira, unë vazhdoj të mbetem i papunë. Megjithë retorikën e qeverisë suaj socialiste në këto 2 vite se gjëndja po ndryshon dhe se do të ndryshojë edhe më! Si një njeri i cili ka shkruar që nga viti 2002 mbi 30 artikuj për reformimin e Arsimit të Lartë dhe Universiteteve shqiptare; si një njeri direkt i interesuar për rezultatet e reformës suaj, padyshim që kam ndjekur me vëmëndje çdo veprim apo mosveprim tuajin në arsimin e lartë dhe ndaj universiteteve; kam ndjekur me vëmëndje çdo premtim të tuajin, çdo mënyrë që ju shpallni se do të ndiqni në kryerjen e reformës, dhe çdo hap që ju si qeveri keni hedhur konkretisht deri tani. Por cilësinë dhe rezultatet e reformës suaj unë nuk i “mas” me deklaratat që bëni ju; Nuk i mas as me të treguarit se sa të fortë jeni ju dhe argumentet tuaj në debatet me përfaqësuesit e universiteteve. Cilësinë dhe progresin e reformës suaj unë i “mas” me “fatin” tim: Sa do të ndryshojë ai nga një person i papunë, në një person ju do ti lejoni të japë kontributin e tij në universitetet apo agjencitë qeveritare që operojnë në fushën e arsimit të lartë. Ju nuk mundeni që në njërën anë të bëni deklarata në publik të tipit “do të bëjmë këtë, e do të bëjmë atë”- që po ti marrësh ashtu siç bëhen do ti binte që unë të mos kisha mbetur sot i papunë – dhe nga ana tjetër, në sjelljen tuaj në realitetin praktik, të silleni krejt kundër nga sa thoni në deklaratat tuaja! Ndaj meqë “zyrtarisht” më kërkove të të dërgoja më postë një “letër zyrtare” por praktikisht as nuk dëshëroja të dëgjoje atë çfarë unë kisha për të të thënë, letrën time po ua dërgoj PUBLIKISHT! Në këtë letër, përveç informacionit që ka të bëjë specifikisht me Agjencinë e Akreditimit po ju kumtoj edhe disa gjëra që ju si Ministre nuk treguat ndonjë dëshirë për ti dëgjuar.

Gjëja e parë që dua tju kujtoj ka të bëjë me vizionin tuaj për Agjencinë e Akreditimit. Sigurisht që rasti i aplikimit tim tek kjo agjenci, i bën këto rreshta të përmbajnë një interes direkt personal! Por pranuar këtë, kumti i këtyre rreshtave del përtej interesit tim të ngushtë personal. Ajo që dua tju kumtoj ka të bëjë me reformën tuaj, suksesin e saj! Nuk mund të them cili do të jetë reagimi juaj ndaj Agjencisë nisur nga rasti im. Por di që ju e keni shpallur akreditimin një nga “piketat” matëse të progresit, cilësisë, dhe rezultave të reformës suaj, apo jo?

Padyshim që akreditimi s’mund të jetë gjë e keqe; mund të mos jetë ilaçi “vdekjeprurës” dhe shërues i problemeve që karakterizojnë universitete shqiptare, siç keni deklaruar shpesh ju, por ndoshta ai mund edhe të kontribuojë në rritjen e cilësisë së universiteteve tona. Por që kjo ”mrekulli” të ndodhë; që faktori “akreditim” të arrijë të shëndrrohet në një faktor me influencë pozitive dhe rol “vendimtar” në “ekuacionin” tuaj të reformës, ju keni nevojë që të keni një instrument që tju bjeri gjërave drejt e në kokë dhe jo anësh e anësh, sipas parimit “ca të njerkës e ca të nënës”. Juve ju duhet një agjenci që të jetë “efiçente” jo në letra por në veprime, jo në fjalë por në rezultate! Dhe që Agjencia të jetë e tillë, një instrument efikas, që i jep frymëmarrje reformës, që i detyron universitetet të bëhen më cilësorë, një Agjencie të tillë i duhet që të jetë e populluar me njerëz adapt për misionin e saj!

Agjencia që ju keni aktualisht, çdo gjë mund të konsiderohet por vetëm një instrument efikas nuk mund të quhet. Që nga drejtoresha e deri tek “specialistët” që e popullojnë atë mund të thuhet se kanë bërë pallë me paratë e taksapaguesve por vetëm për rezultate nuk mund të pretendojnë. Ca më pak mund të pretendojë vetë Drejtorja e agjencisë, apo ju si Ministre, se agjencia ka qënë ndihmuese e fuqishme në reformën tuaj! Kush thotë të kundërtën gënjen! Kush thotë se agjencia ka bërë punën e vet, nuk dëshëron të shohë të vërtetën në sy: Që tregu akademik është mbushur me universitete që kanë programe skandaloze dhe profesorat pa një historik, axhendë, dhe interes specifik në kërkimin shkencor! Agjencia aktuale e Akreditimit, të cilën ju e keni në varësi, është e populluar jo me profesionistë por me klientë; është e populluar jo me njerëz të ditur dhe eksperiencë mësimdhënëse, drejtuese, kërkimore në akademi por me djem dhe vajza të miqve partiakë apo familjarë; është e populluar jo me njerëz që kanë doktorata por me “bachelorista” dhe “masterista” të fituar universiteteve shqiptare; është e populluar jo me njerëz me eksperiencë dhe doktorata serioze nga nga universitete serioze por me njerëz me eksperiencë dhe doktorata “leshi”! Mjafton të verifikoni CV-të dhe eksperiencën e tyre jetësore, profesionale, akademike, dhe pastaj dilni dhe i thoni publikut dhe mua që këto që them në këto rreshta nuk janë të vërteta!

Agjencia e Akreditimit i ka të gjithë gjërat që i duhen – ndërtesë, organikë, financim, ëebsite, letra pune plot shkarravina – por vetëm drejtues dhe staf adapt duket se nuk ka! Mbi kryesorja, Agjencia juaj e Akreditimit nuk ka rezultate! Ju dhe qeveria juaj kërkoni të bëni akreditim por këtë gjë vazhdoni të mbani në “’logari” të njëjtën agjenci, drejtues, njerëz, të “vendosur” aty që në kohën e dyshes Berisha-Tafaj. Me ç’kam parë aq herë sa kam shkuar atje, ata djem dhe vajza që qëndrojnë ulur nëpër zyrat dhe tavolinat e Agjencisë, janë në moshë tepër të re për të pretenduar se zotërojnë një eksperiencë të qënësishme, serioze në çështjet e akreditimit, aq sa të justifikojnë mbajtjen mbi supet e tyre të barrës së akreditimit. Në të gjithë botën akademike normale, kur vjen puna për akreditimin, ata që merren me të nuk janë çunakë dhe vajza në moshë të re, pa eksperiencë, dhe që nuk dihet se ku mund ta kenë mbaruar baçelorin apo “masterin”; janë njerëz me doktoratura dhe eksperiencë serioze akademike dhe profesionale. Ajo agjencia angleze që ju keni ftuar, përfaqësuesit e saj me të cilët ju keni folur, kanë doktoratura zonja Ministre, apo jo?!?! Nëse ju besoni që ju mund të bëni reformë duke mbajtur dhe duke u mbështetur në agjencinë aktuale të akreditimi, të mbushur me njerëz që nuk kanë as arsimin, as eksperiencën, as njohuritë për ta bërë realisht atë, ju keni për të dështuar! Po, po!!! Dështuar!!! Reformat i bëjnë njerzit me dije dhe eksperiencë! Reformat nuk bien nga qielli, nuk i bën padija, klientelizmi partiak, apo ai nepotik! Kështuqë çfarë do të bëni ju me Agjencinë e Akreditimit, me drejtoren që nuk kapet gjëkundi, dhe me ata njerëz që nuk janë për atë punë, e dini ju!

Ju vazhdimisht premtoni dhe jepni garanci – aq sa shpesh të kujtoni Berishën e dikurshëm me gjuhën dhe stilin e tij “garantist.” Ndaj sfida që mbetet e hapur për ju është një dhe vetëm një: Sa do të përputhni fjalët dhe deklaratat garantiste që bëni me veprimet tuaja! Kjo padyshim është dhe mbetet në dorën tuaj! Por unë dua tju kujtoj këtu se në tentativën për të reformuar arsimin e lartë dhe universitetet shqiptare, ju “BASTIN” nuk e keni me të shkuarën; nuk e keni me atë çfarë ka bërë apo lënë pa bërë Berisha dhe Tafaj! Ju bastin e keni me veten tuaj; me premtimet që keni bërë! Me të nesërmen që troket shumë shpejt! Kur bën një premtim, çdo ditë e nesërme është një ditë prove sesa premtuesi ka arritur ti shëndrrojë fjalët në vepra. Dhe ditët e nesërme nuk janë të pafundme! Në demokraci dhe qeverisje demokratike ka gjithmonë një ditë bilanci, llogari-bërje, dhe llogari-dhënie!

Që Agjencia e Akreditimit ka nevojë të reformohet, të ndryshojë drejtor, të popullohet me staf cilësor, kjo nuk ka pikë dyshimi. Ky imperativ konfirmohet nga dy fakte: 1) rezultatet e munguara të Agjencisë dhe 2) thirrja nga ju e Agjencisë Angleze të Akreditimit. Agjencia shqiptare e Akreditimit nuk është krijuar sot, ajo ka qënë edhe në kohë e dyshes Berisha-Tafaj. Por kur ju flisni për universitete, standarte, dhe cilësi të DYSHUESHME kjo tregon që kjo Agjenci, kështu siç është aktualisht, me këtë drejtore, staf, dhe mendësi, KA DËSHTUAR të kryejë misionin dhe detyrën për të cilën taksapaguesit shqiptarë e paguajnë dhe e mbajnë në këmbë: Agjencia ka dështuar të vlerësojë dhe akreditojë tamam, realisht, vërtetësisht universitetet shqiptare, programet e tyre, cilësinë dhe kredibilitetin e profesoratit të tyre! Agjencia ka dështuar të vërë gishtin dhe tregojë cilat universitete shqiptare nuk vlejnë dhe cilat universitete vlejnë dhe sa vlejnë. Është pikërisht mungesa e rezultateve konkrete arsyeja përse sot ne kemi universitete që, siç keni deklaruar ju dhe kryeministri Rama, kanë programe, kanë profesorat, dhe lëshojnë diploma, por diplomave të tyre nuk mund tju zihet besë, profesoratit i mungon kërkimi shkencor, dhe vetë qeveria nuk mund ti drejtohet asnjë universiteti për ndihmë konkrete apo know-how për çështje të qeverisjes së këtij vendi! Po ashtu, thirrja dhe pagimi nga ana juaj i Agjencisë Britanike të Akreditimit është treguesi tjetër i dështimit të Agjencisë Shqiptare të Akreditimit. Përse do të duhej që qeveria shqiptare të punësonte një agjenci të huaj akreditimi kur ajo ka një agjenci të vetën dhe paguan për mbajtjen e saj? Shpjegimi mund të ish vetëm një: Agjencia ose ka dështuar, ose nuk është në gjëndje, pra nuk ka KAPACITETE dhe KNOW-HOW të kryejë akreditimin e universiteteve shqiptare! Ndonëse ky është misioni dhe puna për të cilën mbahet në këmbë dhe paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë!!!!

Gjëja e dytë që duaj tju kujtoj ka të bëjë me qëndrimin tuaj ndaj njerzve si puna ime, me kualifikime mëse të vlefshme si për universitetet, ashtu edhe për qeverinë shqiptare dhe agjencitë e saj. Në disa raste kryeministri Rama nuk ka munguar të shprehë “interesin” për kontributin e atyre shqiptarëve që kanë studiuar jashtë. Unë jam një ndër ta, i kthyer në Shqipëri në 2009, por që ka mbetur jo vetëm i papunë, por edhe është përballur me refuzimin tuaj për të më bërë pjesë të përpjekjeve tuaja në procesin reformues të arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare. Nëse kjo është filozofia juaj reale, përtej llafeve të bukura që artikuloni konferencave madhështore punë për ju kjo! Dhe mbase mendoni se e keni edhe luksin për të mënjanuar dhe mos angazhuar njerëz si unë! Por luksi juaj po shëndrrohet në mizerje po të shohim faktet dhe realitetin e reformës në arsimin e lartë!

Reforma që ju pretendoni të kryeni, nuk mund të kryhet as me lojtarë, as me mëndësi të vjetra. Ajo që ju duhej ju, ishte që të angazhoni jo një apo dy vetë, por sa më shumë njerëz që të ishte e mundur që ndanin me njëri tjetrin bindjen për nevojën e reformimit të universiteteve shqiptare, njohuritë për rrugët e realizimit, si dhe njohjen nga afër të modelit anglez mbi të cilin ju pretendoni se keni konceptuar reformën. Dhe ju përsëri, përkundër objektivave dhe pretendimeve tuaja, zgjodhët të mbështeteni në kryerjen e reformës, ose tek njerëz me mentalitet të vjetër dhe antireformë, ose në rrethe “grupe interesi” pa interes të sinqertë për një reformim të vërtetë! Zgjodhët pra të bëni reformë me njerzit brënda sistemit, rektorë-çifligarë që e kanë mjelur dhe vazhdojnë ta mjelin atë si një lopë që nuk pushon së gjeneruari të mira material për xhepin e tyre personal, që nuk kanë asnjë interes të ndryshojnë status-quo e menaxhimit aktual çifligaresk të universiteteve publike a private. Ju zgjodhët pra të bëni reformë me renegatët, masakruesit, dhe shkatërruesit e universiteteve shqiptare dhe latë jashtë angazhimit njerëz jashtë sistemit, të edukuar në universitete serioze, me ide dhë dëshira për të ndryshuar diçka, me vullnetin, njohuritë dhe aftësitë për të ekspozuar, mbrojtur, dhe avancuar axhendën dhe vizionin e ri të reformës. Ju pra, preferuat tia hyni betejës së vështirë që simbolizon një reformë, veçanërisht ajo në arsimin e lartë, në rastin më të mirë me njerëz “yesman,” në rastin më të keq me njerëz me mendje anti-reformë! Urime, pra, Ministre, në “luftën” tuaj! Për tia dalë mbanë keni!!!

Përtej “sukseseve” të flashkëta dhe problematike si ajo e mbylljes së një numri “universitetesh-kioska,” sipas parimit “ca të njerkës blu, dhe ca të nënës rozë,” ajo për të cilën mund të flitet tani janë dy vëzhgime mjaft të rëndësishme: Së pari, dalja e shumicës së drejtuesve të universiteteve publike hapur kundër jush. Dhe kjo është shuplaka e parë për naivitetin tuaj se mund të bënit reformë me Dhori Kulen me shokë; Së dyti, mospërputhjen tek ju e fjalëve dhe veprave. Kjo jo vetëm në pikëpamje të politikave reformuese, por më së pari në raport me trajtimin nga ana juaj të njerzve që njohin si problemet e arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare, ashtu edhe modelin mbi të cilin ju thoni se keni konceptuar reformën dhe ndryshimet në sistemin e arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare.

Kjo mospërfillje e juaj, ky hendek i madh i veprave tuaja në raport me deklaratat që keni bërë, duket në dy drejtime. Së pari duket në paaftësinë tuaj për të na hapur njerzve si unë rrugët dhe dyert e universiteteve shqiptare. Është pikërisht kjo gjë që nuk e bën fare të çuditshme zbythjen tuaj në raste si ai i debatit tuaj me titullarë të universiteteve, specifikisht, rasti me rektorin mediokër të Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, Mithat Mema, një njeri të katapultuar aty nga Myqerem tafaj. Zbythje e juaj, sepse nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur vihesh të mbrosh një kauzë që nuk është kauzë; kur vihesh në mbrojtje të njerzve të currufjapsur si ai dekani i UAMD-së që ju kërkonit ta rivendosnit në detyrë; kur në vënd të merreni me dhe tu jepni fund luftërat meskine për pushtet qqë ndodhin brënda universiteteve shqiptare mes forfesorëfve të rreështuar në klane, ju bëheni palë me njërën palë kundër tjetrës.

Mospërfillja juaj duket së dyti dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mungesën e vullnetit tuaj për të na bërë njerzit si puna ime, me kredenciale dhe njohuri të lakmueshme për arsimin e lartë, pjesë të institucioneve apo agjencive që mbulojnë çështjet e arsimit të lartë dhe që varen direkt nga ju. Nëse në rastin e mospërfshirjes tonë nëpër universitete, edhe mund të justifikoheni me “autonominë” e universiteteve, në rastin e mospërfshirjes sonë në agjencitë që mbulojnë arsimin e lartë dhe që varen direkt nga ju, nuk keni asnjë justifikim! Mospërfshirja e njerzve si unë në agjenci të tilla të rëndësishme si ajo e Akreditimit, apo Kërkimit Shkencor, mund të shpjegohet vetëm me tre gjëra: 1) mungesën e vullnetit nga ana juaj për tu rrethuar me njerëz të aftë; 2) paragjykimet për personalitetin e individëve të veçantë, përfshi mua si person, dhe 3) preferencën tuaj për tu rrethuar jo nga njerëz që thonë të vërtetën por nga “yesman” – njerëz që ju bëjnë temena nga mëngjezi deri në darkë! Nëse ju do të vazhdoni të veproni kështu, ju patjetër që mundeni ta bëni këtë gjë! Por mos na përrallisni pastaj se respektoni “meritën” dhe njerzit e shkolluar jashtë! Mos u përpiqni të shiteni sikur po treteni për të mirën e arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare! Sepse njëra provë, dhe prova e parë e “tretjes” suaj për arsimin elartë janë trajtimi që iu keni bërë këto dy vjet mua dhe njerzve si unë! Kështu siç jeni sjellë deri tani, bathët tregojne se do ta keni të garantuar dështimin! Sepse asnjë general, sado i mënçur dhe i zoti të jetë, nuk mund të fitojë një betejë pa ushtarë po aq të zotë! Këtu do të jemi edhe pas dy vjetëve!

Për ta mbyllur zonja Ministre:

Në ndërtesën që quhet Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë hyrë dhe kanë dalë si ministra shumë emra. Të pyesësh shqiptarët në mbajnë mënd emrin e ndonjërit prej tyre, vështirë se do të kujtojnë ndonjë. Kjo sepse ata që janë bërë ministra, kanë hyrë në atë Ministrinë e Arsimit jo për të bërë një gjë për arsimin shqiptar që vërtet të mbahen mënd edhe pasi të mos jenë më ministra, por për ti shërbyer partisë dhe interesave klienteliste. Ndaj kanë hyrë dhe ulur në zyrën e Ministrit si ministri i rradhës, kanë “sunduar” stafin e Ministrisë, kanë kënaqur egoizmin e tyre sipas logjikës “hej, jam Ministri unë,” janë sjellë si Ministra tepër të “zënë,” të pakapshëm, të padisponueshëm, për njerzit! Kur nuk kanë qënë më ministra, janë harruar që ditën e nesërme! Ose janë edhe për ndjekje neale – ju parardhësin tuaj e keni paditur edhe penalisht, apo jo?!?!? Ka ndodhur kështu sepse asnjëri prej tyre kur ka hyrë në Ministrinë e Arsimit as ka patur ndonjë vizion për arsimin, as ka patur njohuri të mjaftueshme për çështje të arsimit, as ka deshur të bëjë vërtet diçka për të mbetur, dhe as ka bëri realisht ndonjë gjë për njerzit, shoqërinë, vetë arsimin! Madje edhe nëse mbahet mënd ndonjë emër, mbahet mënd për idiotësi ose pazarllëqe!

Tani ministri i radhës jeni ju! Nuk mund të them nëse ju mundon apo jo së brëndëshmi ideja çfarë do të lini nga pas apo nëse kur të mos jeni më ministre do tju kujtojnë apo jo që keni qënë e tillë! Por nëse brënda juaj vërtet “digjeni” nga dëshira që të lini pas vetes një kontribut për arsimin e lartë, kam përshtypjen se veprimet dhe mënyra se si keni menaxhuar deri tani reformën dhe njerzit, nuk garantojnë se do të jeni në gjëndje të lini pas një gur vërtet të rëndë, të cilin nuk do të mund ta lëvizë vendit dhe zhvlerësojë asnjë ministër tjetër që do tju pasojë! Ky supozim i imi mund të dalë i gabuar, por nisur nga trajtimi që ju i keni bërë njerzve si puna ime, perspektiva nuk duket shumë optimiste! Cili do të rezultojë i vërtëtë, pretendimi juaj për kontribut, apo supozimi im dyshues, mbetet për tu parë, ditët e provës përpara i kemi! Por siç thonrë një fjalë e urtë, “dielli duket që me mëngjez”. Dhe deri tani, në dy vjetët e qeverisjes tuaj, nuk po duket kurfarrë dielli por vetëm llafe! Kështu si e keni nisur dhe po vazhdoni, e keni te garantuar që sado të qëndroni si ministre, do të përfundoni njësoj si të gjithë paraardhësit tuaj të djathtë apo të majtë! Ndryshimi është në dorën tuaj. Një rast për ta treguar këtë e keni jo vetëm me mua si person, por edhe me Agjencinë e Akreditimit.

Share This Article
24 Comments
  • Z.Edmond
    E lexova me vemendje letren tuaj. Me vjen keq qe jeni zhgenjyer nga “Rilindja” por asnjehere nuk ka patur shans te ndodhte ndryshe.Persa kohe kete vend do e drejtojne politikxhinjte me mastera ne UET,UFO,Kristal e me the te thashe, te cilet sapo ulen ne kolltuk nxehen nga poshte dhe ftohen nga lart,nuk ka shprese. Njerez te tille, pike se pari jane medioker, servile, dhe mos prit t’i zere turpi nga nje leter e hapur. Jua them kete pasi nje eksperience te ngjashme kam edhe une me nje ministri tjeter. Une jam me bindje te majta, por ju them se arroganca e ketyre ministrave ja merr edhe asaj te PD-se. Per kete arsye kjo qeverisje eshte e destinuar te deshtoje dhe do te deshtoje.A ja vlen te rrish me ne kete vend? sepse te kthehesh ben mekat.

    • Nga cili planet vini ju zoteri? C’rendesi kane per kete shtet kriteret dhe PhD-te? Kryeministri e beri te qarte ne Shkoder: po nuk mblodhe vota, nuk mund te jesh drejtor, madje as edhe i punesuar, ne kete shtet. Per t’i patur parasysh ne aplikimet e tjera:
      1. Te duhet nje teser partie. Tesera qe pi me shume uje eshte ajo e LSI-se. Ne mungese te saj nje dokument antaresimi ne G-99. Teserat e PDIU-se dhe PS-se po ashtu mund te ndihmojne, por nuk ka garanci.
      2. Liste e votuesve te fisit dhe (mundesisht) pallatit apo lagjes. Emer, mbiemer, numer karte identiteti dhe firme. Po e cove ne LSI, e ke te garantuar punen, por ndoshta tani edhe PS-ja ta njeh si leter me vlere. Para zgjdhjeve lista nuk pi uje. Te duhen karta identiteti origjinale qe dorezohen tek drejtori qe mbulon fushaten ne lagje.
      3. Hiqe suffix-in PhD se prish uniformitetin e administrates. Sidomos po ta kesh marre ne ndonje universitet te huaj.
      4. Merr ndonje diplome tek Kristali, UFO apo Vitrina. Juridikun duhet te kesh patjeter, por edhe Marredhenie Nderkombetare ben pune. Sa per master, merr nje Master ne Administrate Publike se eshte ne mode.
      5. Fillo te shoqerohesh me njerez te pershtashem. Trafikantet e kurvave jane me te preferuarit, por edhe ata te droges bejne pune, sidomos po te kene pervoje ne trafiqe nderkombetare. Kanabisi nuk quhet.
      Hajde me mend ne koke per aplikimin e radhes…

  • Rama = piktor dhe basketbollist
    Ahmetaj = mesues i gjuhes angleze
    Erion Veliaj = pa diplome
    Lefter Koka = me diplome nate ne “universitetin” e Struges – Fshat i bukur shqiptar buze liqenit te Ohrit ne Maqedoni

  • Mendoni se cfare po ben Rilindja, mjafton te shikoni reformen ne arsim dhe ligjin per arsimin e larte dhe e kupton se cfare eshte kjo qeveri.
    Sa per ate larasken qe drejtin ministrine e arsimit ajo eshte nje mjerane e shkrete qe ja thyen gjyslyket turinjve Rama po nuk recitoi cfare i kane shkruar

  • Ministrja te rregulloje burrin e vet pedagog qe esht nka kampinonet e gjobvenies ne studente. Cte presesh nga kjo palo ministre.

  • Bravo!
    I ke permbledhur shume sakte dhe qarte te gjitha problematikat e administrates shqiptare.
    Drejtorja nuk te puneson ty, or daje, sepse me ate CV qe ke ti do duhet te te leshoje vendin pastaj.

    I vetmi aspekt pozitiv i kesaj qeverie eshte deshira e kryeministrit per te realizuar disa reforma te rendesishme dhe per ta cuar vendin perpara dhe per rrjedhoje e gjithe administrata shteterore eshte kthyer ne nje vegel te kryeministrit.
    Edi Rama ka deshtuar keqas ne ndertimin e nje administrate te vertete demokratike. Eshte e vertete, e gjithe administrata eshte nje kope e madhe yesman-esh qe i pergjigjet vetem kryeministrit dhe jo qytetareve.

  • Nuk je vetëm zotëri i nderuar. Jemi shumë të kthyer nga jashtë, me diploma të respektuara, që… ç’na u desh që u kthyem…. Po na sjellin vërdallë rilindasit e Qilit dhe Ufos.

  • Zonja Ministre!
    Une sot ketu po bej nje denoncim per nje pedagog qe varet nga JU.Me vjen femija ne shpi duke qare dhe me kerkon 500 Euro, qe ka mbaruar tek “Petro Nini” me mesatare 9.2 ??? Shkaku ……
    Ne fakultetin e shkencave te natyres petagogu Thanas Xhillari ka vene tarifa per lenden e Matematikes se ndryshe nuk kalon kurre.
    Tarifat per noten 5 =500 Euro, 6=600 Euro, 7=700 Euro etj
    pse nuk merni masa karshi ketij sharlatani apo se ishte ish burri i Linda Bashes sot nusja e kryeministrit?
    Nga kush keni frike?
    Karshi ketij njeriu jane bere shume denoncime…pse nuk veprohet?
    Ky eshte standarti arsimit tone…..bravo Rilindje…per kete kam votuar Une ? !!!!TURP!

    • Si për çudi, këto ankesat për korrupsion të pseudo-profesorëve nuk i marrin asnjëherë parasysh degjeneratat e shtetit.

  • Eshte per te ardhur keq per shume gjera ne kete leter te shkruar nga z.Çata 1- Administrata publike eshte e centralizuar ne ate pike, sa te gjitha problemet, te medha dhe te vogla, duhet te zgjidhen vetem nga eprori ne maje te piramides (ministri/kryeministri) 2- Administrata publike eshte kaq e paafte, sa qe per te zgjidhur problemin nuk e ballafaqon ate, por e largon 3- Administrata publike eshte kaq e paafte sa qe zgjedh te izolohet se sa te hapet 4- Administrata publike eshte kaq injorante sa nuk ka haberin cfare esthe “kodit i etikes” (detyrat dhe pergjegjesite) dhe e ngaterron ate me “sjelljen me edukate” 5- Administrata publike mbetet ende patetike, e frikesuar dhe jo puneberese edhe pse, kjo administrate trumpetonte se do te cbente kete gjendje te deshperuar qe e kishin gjetur administrata e meparshme 6-Me fatale eshte se njerezit me te arsimuar jane ata qe jane edhe me fatkeqet, qe nuk gjejne veten ne kete politke kaq “shpresedhenese”

  • Zoteri ,une falenderoj gazeten Dita,qe beri publik nje shqetesim,tek i cili gjejme veten te gjithe.Ne pushtetin e Berishes keto probleme nuk beheshin publike,pasi qytetaret ishin familjarizuar me sistemin bajraktaresk,fisnor te militantizmit malok,sa Berisha e kishte te shkruar edhe ne turi.Tek Edi Rama si qytetar,intelektual njerezit shpresuan tek meritokracia.Shpresuan se do te montoje nje administrate te zhdervjellte,qe ti jape dum problemeve,te pakten te jete korrekte me pergjigjet.Por jo.Nuk e paskemi kete fat.Shuplaka e pare ishte emerimi i kabinetit ministror.Minister Shendetsie Beqaj,qe nuk ka haber nga mjeksia;Ministre arsimi Nikolla,qe i mungon formimi dhe tradita per lartesine e detyres,drejtore e tatim-taksave nje kassiere injorante qe po ja nxjerr bojen rilindjes dhe fundin arkes se shtetit..Do te permendja nja 10 ministra qe me mire te ishin zgjedhur me konkurs,se sa nga tekat e kryeministrit.Ti zoteri permend ate godine ku kane vegjetuar dhjetra ministra pa lene gjurme.Kjo nuk eshte e vertete Do te permend tre ministra qe kane vene dicka ne ndertesen e arsimit shqiptar.Kahreman Ylli.Thoma Deliana,Skender Gjinushi.Kahreman Ylli eshte themeluesi i Universitetit te Tiranes,Thoma Deliana eshte themeluesi i Akademise se Shkencave,Skender Gjinushi eshte themeluesi i arsimit te larte pa kriterin e luftes se klasave.

  • Te gjithe keta qe ankohen jane PD-iste.Degjo Saliun ne kuvend dhe nxir konkluzjonin se ku eshte katandisur arsimi…etj,ne kete vend.Keta kerojne qe per 2 vjet..te ishte permbysur gjithshka.Mor zotrinj:Nuk mund te hiqen te paaftit menjehere,se i fitojne vendet e punes me gjykatat e korruptuara e emruara nga SB.Ky letershkruesi kerkon pune me leter publike,por nuk thot se ku mundet ti sherbei arsimit.Shume kerkojne pune,por nuk thone se Saliu e shkaterroi kete vende,nd/jet,institucionet ku mund te punonin njerzit dhe tashme thone se e ka fain Rama pse ikin njerzit nga vendi.Po perse mor qafir,Rama do ju bej te tereve Zv/ministra,Zv/drejtor..! Nuk e keni kuptuar kapitalizmin akoma,ndaj mos i mbani syt nga qelli,kerkoni pune atje ku ka sipas aftesive te bisnesit privat..!

    • Meteh, do te dish si ke ku mund ti sherbej arsimit une?
      1. Si pedagog i thjeshte fare! Tu jap mesim edhe kalamajve te tu, nese ke ndonjerin student sepse per kete pune jam trajnuar dhe kam eksperience 10 vjecare! Dhe di ta bej kete pune shume me mire se te gjithe ata “profesoret” qe i japin mesim djalit apo vajzes tende! Dhe di ta beje kete pune me mire se te gjithe ata pseudo-profesore, jo sepse keshtu them une; Por sepse kam bere shkolle tamam per ate pune; Sepse kam eksperience mesimdhenies ne 4 universitete amerikane; Sepse cfare mesimdhenesi jam une mund te dalin ta deshmojne nje numer studentesh te universiteteve shqiptare – nga ata te Universitetit te Durresit, Universitetit Mesdhetar, Institutit te Studimeve Europiane te Universitetit te Tiranes, e deri tek studentet Master dhe Doktorante te Universitetit Europian!

      2. Drejtor i Agjencise se Akreditimit. Dhe di ta bej kete pune 100 here me mire se ajo Dhurata Bozo, jo vetem se kjo ka mbaruar nje universitet ku e ku me poshte se ata te mite; jo vetem se “fusha” e “doktorates” se saj eshte sporti, por edhe sepse veshtirse se ajo te kete njohuri qofte ne mesimdhenie, qofte ne ceshtjet e arsimit te larte qe kam une; Por edhe sepse ajo eshte katapultuar aty nga Berisha dhe Tafaj, pa asnje merite dhe ekspertize per ta bere ate pune:

      3. Drejtor i Agjencise se Kerkimit Shkencor! Une mund ta bej kete pune me mire se kushdo jo vetem prej shkollimit cilesor qe kam marre ne Universitetet e Nebraska-Lincoln dhe University of Cincinnati, SHBA, por edhe sepse askush brenda universiteteve dhe institucioneve shqiptare nuk ka as deshiren, as vullnetin, as know-hown, as guximin per tia hyre nje lufte te tille per te pastruar komunitetin akademik shqiptar nga pseudoprofesoret me tituj, nga pseudo-artikuj dhe pseudo-konferencat shkencore;

      E more vesh tani o militant Berati qe je gati te vdesesh dhe hash bar vetem qe ne pushtet te jete shpelaresi yt i truve???? Une jam Doktor i vertete, nuk jam doktor leshi si si “profesoret” e medhenj te Henri Cilit!

    • Meteh, edhe dicka tjeter,

      Vazhdo te lexosh Diten, sepse do kesh mundesi te marresh vesh, ME FAKTE, trajtimin qe Rama dhe Nikolla na kane bere mua dhe personave si une. Jo vetem ne kontekstin e Arsimit, Universiteteve, Reformes ne Arsimine Larte, apo Agjencive ne kete fushe. Por edhe trajtimin qe me eshte bere mua personalisht edhe ne tentativat e mia per tu futur dhe punuar ne Adminstraten Publike te Qeverise Shqiptare.
      Une jam futur ne konkurset e shpallura per vendet vakante ne Administraten publike, kam fituar ne 90% te te gjithe ketyre konkurseve, dhe nuk jam rekrutuar ne asnjerin. Te gjitha – konkurset, piket e fituara, renditjen, cili eshte punesuar ne perfundim, sms-te me Edi Ramen i kam te dokumentuara ne kompiuterin dhe celularin tim.
      Po ne kompiuterin tim kam plot e-maile te mbushura me gomarrlleqe nga “profesoret” e famshem te universiteteve shqiptare ne komunikimet e tyre me studentet dhe qe tregojne se sa te afte jane!!!!
      Ndaj ki durim! Te gjitha historite e mia do ti tregoj ne kolanen “Histori personale me universitetet dhe adminsitraten publike shqiptare” nga Edmond Cata.
      Dhe sa per ate punen e te qenurit PD-ist, kur une i bija Sali Berishes dhe Ministrave te tij te Arsimit per mbrapshtinat e tyre ne arsimin e larte, ti i bije maces me luge!

  • Kjo flokepalara e para 2013, tani bjondja me boje flokesh cilesore, nuk eshte e afte te beje asgje.
    Merita e vetme qe ka eshte bythelepirja e kryeministrit Rama.
    Kjo eshte nje nga turpet e kesaj Rilindje, qe po e shkaterron cdo dite e me shume sistemin arsimor shqiptar. Kjo injorante e pashoqe eshte denoncuar disa here per marrje rrushfeti e emerime nepotike, por per aq kohe sa ka bekimin e injorantit Rama nuk do ti hyje gjemb ne kembet trashaluqe e pa forme.

  • ****Kjo flokepalara e para 2013, tani bjondja me boje flokesh cilesore, nuk eshte e afte te beje asgje.
    Merita e vetme qe ka eshte bythelepirja e kryeministrit Rama.
    Kjo eshte nje nga turpet e kesaj Rilindje, qe po e shkaterron cdo dite e me shume sistemin arsimor shqiptar. Kjo injorante e pashoqe eshte denoncuar disa here per marrje rrushfeti e emerime nepotike, por per aq kohe sa ka bekimin e injorantit Rama nuk do ti hyje gjemb ne kembet trashaluqe e pa forme.

  • Epo s’ke faj se ti s’duhet te shkoje fare .. Dhurata Bozo ka qene drejtore e Agjencise se Akreditimit 2003-2010….Ska lene licensim dhe akreditim pa bere ( Vitrina Kristali etj ) dhe prape e bene drejtoreshe ..ne 2013 …

  • I mjeri une çfare lexoj ne komontet mesiper.Pa anashkaluar asnjerin,pa be te diturin,por edhe 5 % te jene te verteta,tregon se punet nuk jane mire ,ne ate minitri.

  • Cata, e ke tepruar me vetemburjet. Mos vazhdo me se je bere si… a doni me per Belulin. Te ka ngelur ora o …………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *