Kush ishte Theodhor Haxhifilipi?

redaktor

I nderuar lexues! Theodhor Haxhifili ishte mësues e veprimtar i gjuhës shqipe. Lindi në Elbasan. Mbaroi Akademinë e Re të Voskopojës dhe për punën e tij si mësues u njoh me emrin Dhaskal Todri. U përpoq për futjen e gjerë të shqipes në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në shkollë. Theodhor Haxhifilipi ripërktheu të dy “Dhjatat”, ndër veprat e tjera kishtare, “Mesha e Shën Jon Gojartit” na ka arritur bashkë me disa fragmente ungjijsh dhe parafrazimin e dy fabulave të Ezopit. Porositi diku në Evropë edhe një shtypshkronjë shqipe, që do të punonte me germat e tij. Për ta penguar këtë, kisha fanariote shtiu njerëz dhe e vranë në Dhiavat të Resnjës. Haxhifilipi krijoi në Elbasan një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij, që njihet që nga fundi i shek. XVIII e gjer në shek. XX. Veprimtaria e tij ishte në vazhdën e një tradite të njohur në anët e Elbasanit që në shek. XVII me Th. Bogomilin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *