Një 33-vjeçar dhe një 29-vjeçar humbën jetën pasi makina me të cilën ata udhëtonin u përplas nga një tjetër automjet, shoferi i të cilit ishte i dehur.
Aksidenti i rëndë me pasojë dy të vdekur ndodhi në Lushnjë, rreth orës 00:30.
Policia ka arrestuar Fatjon Berberin, banues në Berat. Nga testi i alkoolit rezultoi se Berberi drejtonte makinën në gjendje të dehur
Dy viktimat janë Erjon dhe Alban Brahimaj, të dy banues në Ballsh. 33-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa Albani, i cili ishte pasagjer në makinën që drejtonte i afërmi i tij, ndërroi jetë në spital.

maskarai, te ndeshkohet me burg te perjetshem
te kete denime te ashpra kunder drejtimit te makines ne gjendje te pire.