Ministri i pushtetit vendor, Bledi Çuçi gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me 61 kryebashkiakët e rinj, e cilësoi një erë të re për administrimin e bashkive kalimin e 7 kompetencave të reja pushtetit vendor.
7 kompetencat e reja të bashkive
Arsimi parashkollor; personeli i kopshteve kalon në administrimin e bashkisë së bashku me burimet financiare për këtë administrim.
Mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale dhe një pjesë e atyre rajonale.
Shërbimi zjarrfikës, së bashku me kompetencat dhe detyrimet vihet në funksion të bashkive.
Fondi i ndihmës ekonomike.
Pyjet dhe kullotat lokale do të jenë në administrim të bashkisë, parqet kombëtare janë kompetencë e pushtetit qendror.
Rrjeti i kanaleve vaditëse dhe kullimit.
Bashkëkontrolli për personelin mjekësor në qendra shëndetësore.
