Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka dhënë dorëheqjen nga posti i anëtarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj ka deklaruar se Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaçi, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë.
”Meqenëse në disa raste ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumente të korruptuara, siç është edhe raporti i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”, citon njoftimi kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
“Koha Ditore” raporton se Haradinaj gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikë të Jashtme i quajti idiotë e me shprehje të tjera përbuzëse zyrtarët e Komisionit për demarkacion, për shkak të pakënaqësisë me raportin e tyre për demarkacionin me Malin e Zi.

Ky haradinaj me duket prototip i kossovarit koke trash…Ai duhet te ishte ne hage…