Bashkimi Evropian po konsideron vendosjen e sanksioneve për vendet që nuk duan të marrin pjesë në planin e ri të propozuar, për zhvendosjen e 120 000 refugjatëve. Kjo ide që po qarkullon, duket se ka në fokus rritjen e presionit për vendet të cilët ngurojnë të bëhen pjesë e planit për ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët, mes shteteve evropiane.
Një diplomat nga Sllovakia, një nga vendet që kundërshton skemën e detyrueshme të zhvendosjes, tha: “Ne nuk duam asnjë pagesë, as kuotat e detyrueshme… Ne kemi nevojë për të parandaluar njerëzit që vijnë. Sllovakia nuk do të kundërshtojë vendimet e marra nga shumica e vendeve të BE.
Sanksionet do të vijnë në formën e detyrimit për të paguar në këmbim shumën prej 0.002% të PBB-së (GDP). Zgjedhja për të mos pranuar emigrantë, në çdo rast do të jetë e vlefshme vetëm për një vit dhe arsyet, që do të jepen për një vendim të tillë, do të shqyrtohen me kujdes në Bruksel.

ARMONIA NE BOTE,FORCOHET NE C’DO CAST.
Nderkohe qe boten e bashkon prej vitesh organizata e fuqishjme e OKB,nderkohe qe ne Tirane per tre dite u mbajt sesioni i harmonise fetare te te gjitha feve te botes, eshte shume e ulet, e pa lejushme,qe disa shtete nuk duan te pranojne refugjatet nga Siria.Pse? sepse atra s’qenkan nje lloj si ne, u shpreh nje shtet i pasur dhe i begate.Kjo pergjigje jo vetem s’ka baze shkencore,por demton edhe vete banoret e atij shteti.
BE-pian,OKB, kane tedrejte dhe duhet te tatojne, shtetet qe nuk solidarizohen, me emigrantet Siriane.Keto fonde te ndihmojne shtetet, qe strehojne emigrantet Siriane.