Nuk është gjë e re. Atvrasja është e vjetër sa vetë bota. Eshtë e vjetër sa vetë lufta për pushtet. Shembujt janë të panumërt. I fundit fare në rradhë është akti e atentati që kryetari i ri i PD-së po tenton të bëjë ndaj kryetarit të vjetër të saj. Tërësisht hapur. Tërësisht pa ndrojë. Domethënë, Lulzim Basha kundër Sali Berishës. Edhe pse ngjan e pamundur në thelb e në formë, provat dhe faktet janë kokëfortë dhe provojnë një tentativë të shtrirë në kohë për të dëmtuar Doktorin. Sot për sot, Sali Berisha, njeriu që mundi me rradhë Ramiz Alinë, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën dhe u mund në fund nga Edi Rama e Ilir Meta, kërcënohet nga krijesa e tij politike më shumë se nga kundështarët.
Vështirë të merret me mend zhgënjimi i tij kur sheh aktin me thikë në dorë e E¬Mail-e të fshehtë në media, të Bashës, të cilin e ka pasur bir për shpirt politik. Që e zgjodhi, e formatoi, e klonoi, e përdori, e rriti, e tkurri, i qeshi, e shau, bëri sikur i besoi dhe së fundi i la edhe karrigen e tij në parti. Në fakt, Lulzim Basha është në të drejtën e tij. Ai ka të gjitha arsyet ta bëjë një gjë të tillë. Ai e di që nën hije rritet vetëm bar dhe barin mund ta shkelë edhe Jozefina, edhe gjithë ata që nuk e deshën kurrë dhe që ai nuk i ka besuar kurrë edhe tani që bashkëjeton me detyrim me ta. E vetmja mënyrë mbijetese dhe vijimësie në fronin e PD¬së, është të dalë nga hija e rëndë e Doktorit, për shkak të së cilës nuk e merr askush seriozisht. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë një gjë të tillë, është goditja e Doktorit. Në pikën ku ai është më i ndjeshëm. Tek paratë. Ato që janë pis.
Basha hapi një histori të vjetër dhe nxjorri nga hija një nga ato të fshehtat e kasafortës së Doktorit dhe të ca njerëzve pranë tij. Aferën gjigante të CEZ-it dhe milionave të zhdukur – si banditët me kravata – në drejtim tërësisht të ditur, nuk e njeh askush më mirë se Doktori dhe njerëzit e tij. Dhe këtë javë, duke treguar me gisht në një drejtim, Basha në fakt i ka vënë gishtin tjetrit. Duke akuzuar Metën, ka nxjerrë nga hija të fshehtat e Doktorit. Faktet janë të ashpër dhe direktë dhe falë tyre, historia e CEZ¬it, spekulimit me të, parave dhe transfertave të tyre në xhepa të mundshëm privatë, po marrin një drejtim tërësisht tjetër. Si fluturimi i bumerangut. Por i llogaritur mirë që nga dora e Bashës të përfundojë në kokën e Doktor Berishës. Sepse gjithçka lidhet me të.
Duke nisur që në prolog të historisë. Në prill të vitit 2009, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Sali Berisha, atëherë kryeministër i vendit, do të bënte një udhëtim surprizë në Çeki. Në takim me homologun e tij Topolanek ai dorëzon dosjen e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Të gjithë partnerët e tjerë evropianë atëherë kishin këshilluar ndryshe: prisni të merrni dhe standartet e zgjedhjeve! Por Doktori nuk mundej. Sepse kjo lëvizje “integruese” i duhej si kartë elektorale dhe sepse karta fituese elektorale do ta bënte privatizimin e këtij aseti strategjik në energjitikë, një oaz të pashembullt fitimi nga zona të errta dhe të ndërmjetme në qeverisje. Si varianti “çek” me CEZ-in, Berisha u akuzua nga “dhënia” e detit fqinjit me procedura skandaloze e deri tek premtimi për helikopterë francezë në Tiranë. Pesë vjet më pas, detaje të pilotuara në media tentuan të bëjnë fajtor kryetarin e Kuvendit për histori mitmarrjeje. Akuza bëhet politike nga Basha, i vetmi që e dinte që në atë moment që Meta me atë histori ka vetëm një përkitje me faktin që ka qenë për disa muaj ministër i ekonomisë. Basha realizoi kështu një lëvizje spektakolare politike duke i rënë pragut që nuk kapërceu dot, për t’i rënë derës që po i mbyllet para syve; i ra Metës që ta pësojë Doktori! Një fjali e nxjerrë nga një dokument i zyrës së avokatisë që mbron interesat e shtetit shqiptar, që fliste për një ish-kryeministër të dënuar për korrupsion, u shit sikur bëhej fjalë për Metën. Në fakt dyshimi është vërtet për një ish-kryeministër, por kjo është histori tjetër. Dhe këtë emër e di edhe Basha, edhe Berisha, edhe Meta, e natyrisht edhe Rama. Por ajo që e bën qesharake akuzën ndaj njërit, Metës, dhe e bën jashtëzakonisht serioze atë si një lëvizje politike ndaj tjetrit, Berishës, është hapja e kësaj Kutie të Pandorës. Sepse askush nuk është më pak i interesuar se Berisha që të shihet brenda kësaj kutie.
Duke nisur me përkitjet e munguara të datave dhe duke përfunduar me faktin e thjeshtë: kush e zgjodhi kompaninë në gjykim? Të gjitha rrugët të çojnë tek Doktori dhe Basha e di një gjë të tillë, por pikërisht se e di, nis këtë fushatë të “çuditshme”. Eshtë e thjeshtë të dallohet në prapaskenë një dorë/duar që dorëzojnë dokumenta ose konfidencialë, ose gjysëm të sekretuar për median. Secila nga to, çuditërisht, largon dyshimin nga Meta dhe e afron atë me Berishën. I fundit në rradhë është e¬mail¬i i avokatit të palës shqiptare Tim Schreiber, nga kompania Clifford Chance, që i ka dërguar Avokaturës së Shtetit. “Në kundërshtim me atë që disa gazetarë janë përpjekur të spekulojnë, OSHEE në dosjen e depozituar në arbitrazh kundër DIA ltd (Ishujt Virgin Britanik), nuk e ka përmendur zotin Meta si një përfitues transfertash të parave apo praktika të tjera korruptive, në lidhje me marrëveshjen e mbledhjes së borxhit mes OSHEE dhe DIA”. Dhe nuk mbaron këtu. E njëjta dorë e djathtë ka nxjerrë në dritë dhe dëshminë e “papritur”, të panjohur deri më tani, të ish¬drejtorit të CEZ-it në Shqipëri Josef Hejsek. Ajo dëshmi është dhënë në 26 tetor 2014, gjatë procesit midis CEZ-it dhe DIA-s së biznesmenit shqiptar tashmë të arrestuar Kastriot Ismailaj. Pika më e nxehtë, të paktën për momentin, e dëshmisë së tij është mekanizmi që e prezantoi dhe e çoi biznesmenin në zyrat e CEZ¬it. Dhe më pas edhe në zyrën e ish-kryeministrit Berisha dhe të zyrtarëve të ERE¬s së kohës, të gjithë njerëz të zgjedhur nga Doktori.
Prezantimin e parë të Ismailajt me CEZ¬in e ka bërë ish-ambasadori shqiptar në Çeki, Qazim Tepshi, ish¬deputet i ish¬partisë së Genc Pollos. I ndjeri Tepshi që ndërroi jetë vetëm dy javë më parë, ishte kërkuar të merrej nën hetim për shkak të deklarimit të pasurisë, i akuzuar nga ILDKP¬ja. Një tjetër “koinçidencë”: vitin e kaluar Meta ka qenë nën akuzë nga Basha se kishte zgjedhur njeriun e tij si drejtues të këtij institucioni. Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori që ka nisur të zbardhet pak nga pak, është se të gjithë personazhet e përfshirë në të kanë qenë ose njerëz shumë të afërt të Doktorit, ose njerëz të zgjedhur prej tij. Dhe kjo gjë nuk ka qenë aspak sekret.
Ka qenë një e vërtetë që e dinte shumëkush në Tiranë dhe natyrisht e dinte edhe vetë Lulzim Basha. Ajo që pakkush e di dhe e merr me mend është arsyeja se pse Basha, pikërisht tani trazon me shkop këtë histori që mban erë? Që nis dhe nuk bitis me ERE¬n, por që nis e bitis gërmë për gërmë me emrin e Doktorit. Supozimet për kafe ose darka konfidenciale të Bashës me Ramën, mund të jetë arsye e mjaftë lajthitjeje. Rendja mbas ëndrrës shpesh rrezikon të kthehet në makth. Siç ndodh në të gjitha rastet kur tention të vrasësh babën! Aq më tepër që në PD po bëhen gjithmonë e më të fortë zërat që Dun rikthimin e Babës!
Javanews.al

Basha dhe Berisha jane te dy maskarenj per ne burg.
Por kam pershtypjen qe amerikanet i shohin gjerat pak ndryshe nga ne
atyre pak u intereson drejtesia
problemi nr 1 ne PD per ta nuk ehste ndeshkimi i Berishes por vendosja e autoritetit te Bashes te cilin ata e kane nen kontroll.
Basha nuk po mundet dhe ata po i japin nje dore.
UNE MENDOJ QE BASHA E RAMA JANE TE DY KUKULLAT E AMERIKANEVE TE CILET ATA PO I PERDORIN PER TE HEQUR QAFE BERISHEN E METEN
berisha disa here ka mungu ne mbledhjet e Bashes se fundmi dhe ne nderkoh jan shtuar zerat qe ky i fundit duhet tia lej partine serish Berishes.
Por nese eshte e vertet kjo qe thoni ju Berisha e zhduk Bashen per 24 sekonda
O kaqi..
Mungon Berisha ,,,,,,,!Hahahaha,,,!
Po xhaketen nuk e kishte lene tek karrikja e tij,,,,,,,,?
Lorenc Vangjeli,gazetar I deshtuar me nje ambicie te madhe,por ligjerim e mendim te shkurtuar,pasoje e paaftesise intelektuale.”Gazetare” si Vangjeli kurre si kam lexuar dhe skam per ti lexuar,sepse eshte si me degju dike tek kafe Rremes,ne tavolinen ngjitur
ahhahahahhahahaha cfare estrade, cfare tragjikomedie
u shkulen hanaliste , zedhenes e qeveri duke i ber avokatin Metes
Vangjeli qe dihet boterisht si pis i leseis ,vendos qershine mbi torten e Mmmmmmetes
ah ,te shpelafte nje mortje ty ,keta qe te botojne , dhe kokeplaret
doli Basha te bej vrasje …dhe te vrase hic po gje Berishen ????
NUK KANE FAJ ATA QE SHESIN MUT ,KANE FAJ ATA QE E BLEJNE !
mjaft me kete histori ,mjaft se na i peshtiroset .sa me shume kerkoni ta lani ate kryeqelbesiren ,aq me pis e beni . ne e pame me ze e figure ,gjemb ne kembe si hyri
po per te njejten histori do deshmoje dhe Dritan Prifti …apo do i ndodhi ndonje infrakt i papritur dhe atij ??
dhe kerkoni shtet ju qelbesira ??
Vangjeli ,po qe se doni te montoni ndonje histori mbi Berishen ,beni cfaredo lloj manovre
por nqs mendoni se do ja dilni me korrupsionin ,ateher shkoni ne lufte si anglezet …
mos harroni veglat e rrojes ….i merrni me vete !
Eh more Lorenc te paska vene ne pune Likja per te bere dorezanin me Berishen duke i derguar kete mesazh “tradhetie”.
Ne 8 vjet qeverisje pd duhet te kete edhe vjedhje me te medha se kjo prandaj germoni dhe do te shihni sa eshte vjedhur populli Shqiptar, sa jane pasuruar keta bandita te pushtetshem dhe sa jane varferuar shqiptaret, prandaj don te vij me cdo kusht Berisha ne pushtet sepse thesin me para nuk arriti ta mbushte plot dmth i ka ngelur edhe pak.Kurr mos votoni per keto horra, gjakpirsash te pa ngopur, kurr mos e shisni voten kundrejt ketyre zotrinj, sepse keni shitur gjakun tuaj.
Kjo ngjan si cmontimi naten nga Ramiz Alia, i bullonave te permendores se Enver Hoxhes nje nate para rrezimit.
LULUSH,ngadal-ngadal po te vjen fundi……… ruaj jeten katran se e hengre!!!!!!
LOVE i paske dhene nje pergjigje ketij mendjelehtit gjelkes paq fare.Ky me duket ka lindur duke nxjere kembet para kokes e ne jete e sheh cdo gje me koke poshte.
Po deshe te gjesh te verteten kur flet ki, ketheje komplet me koke poshte dhe del e verteteta
Si Berisha si Basha nje mut jane. Po edhe Like bajga nuk mbetet pas.
Te dy B e kane vendin ne biruce….
Amerikani e ka te lehte me kete debil,e manipulon si te doje….bukur,qerojme Berishen dhe kur te mos i duhet me Luli hapim dosjen e tij…e keshtu me rradhe!
Basha e “vajtueka” Shqiperine se po vun nga vjedhjet,vertet kjo eshte brealitet i perjetuar.
Basha vodhi 230milion euro vetem nga “Rrugen e Kombit” ne Kalimash.
Bashi si ai i verberi, qe i drejtohet te verbrit tjeter ne sofer, – Ti po hane me dy luge.
– Po si po e di ti,kur as une e as ti nuk shohim.
– Po e di se, vet po ha me dy luge”.
Po te kane mbetur edhe ndonje kohe hajdutet si,Ristani,Paloka, e keta tjeret qe jane si ti e rreth teje.Topalli po prite te mbyll bilansin e hajdurtise dhe perfitimit nga PD, e te ndahet edhe me ty,sepse Salo i ka marr kusurin e lamtumires nga politika.
une shpresoj qe kjo atvrasja qe thote Vangjeli te jete e vertete, edhe pse dyshoj fort
Keshtu u grindshin deri sa te zhduket fare parti e ndyresirave
Problemi i madh që ka Partia Demokratike është që ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma.
Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-së që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi. Edhe roli i ri i Bashës ky është. Jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë.
Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpesh herë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik
Eh,moj Partia Demokratike
sa posht te ka rene nami !
U dhjeve edhe me shume
Edhe pse erdhi Eduart Selami.
Sa per Bashen e mjer
si gjithmon e kete here
flet bukur ne intervista ,
para Saliut rri si i dhjere.
Vetem shperberja e riberja me subjekte qytetare dhe subjekte me lidere e antare dinjitoze mundet te ri ngrihet kjo germadhe e monster e gjithe te zezave te punuara ketij vendi . Viti 2017 duhet te mos gjetet ne politike kete banden intrigantesh te pa skrupullt , te pa honepsur nga gjithe shoqeria shqiptare e cila ka drejtuar shikimin tek shoqeria civile te kryesuar nga Gjergj Bojaxhi , Sazan Guri , si dhe subjektin F. R . D me zotin Bamir Topin , X etj , te cilet do ta pastrojne politiken nga bashibozuket e njerzit e inkriminuar te bandes se Shqupit , zoterinjte Berishen , Bashen , Boden , Paloken , Ristane , Halimin , Strazimire e plot te tjere . qe faktikish e kane bere Shqupin , te ngjasoje si ate Gjemine me “Gjenerale” qe ka mare uje tashme dhe eshte duke u mbytur , dhe behet thirje . o burrani kush mund te dale se vate koha e Satrapit dhe obortareve te tij , po fryn tjeter ere kerkohen reforma kerkohet te behet drejtesi iku koha e baba qemos Sali , o burrani sikush te shpetoje lekuren e tij , se instikamin e mban Saliu me bandat e tritolit , mafjen e hashashit e agjentet e tij .
lulja edhe shpikje te beje(qe nuk i ben dot se nuk ka kapacitet),nuk mund te eci perpara me me PD.SAAALI e dogji dhe ate(sic dogji fizikisht sokolin,qe gjithashtu nuk ishte ndonje shenjtor)
Nuk e di nese Basha ka takat te shmang Berishen nga PD edhe nese e ndihmojn amerikanet.
Me duket disi e pamundur
Per 24 vjet Berisha instaloi nje system pergjimi dhe dosjesh si per kundeshtaret politik edhe per te tijet,,,rreth vetes mbante medioker,,,interesaxhinj dhe nje grup qe ose ishin te lidhur me krimin ose e stimulonin ate,,,,angazhoi ne prapasken familjen e vete per tu pasuruar,,,,
duke qene nje mashtrues ordiner dhe nje genjeshtare I pa cip humbi besimin ne popull dhe tek partneret nderkombetar…
njerezit rreth tije ishin por jane disa edhe sot servile gojekycur qe shikonin vetem te pasuroheshin.
Te gjithe ata qe ngrene zerin sote e kane njohur nga afer se kane punuar me te po kurr nuk e happen gojen ne momentin e duhur. Edhe Basha eshte pjelle e tije,,,shiko tre analizat e fundit fajin e kerkojne kudo po vetem Brenda PDse jo. Skandal eshte edhe mos pjesmarja e K. te bashkive te djathte me kryeministrin. Cfare te te shkruaj me shume?
Të qërrohen te dy, në të s’ëmës të shkojnë!
Ore ka qen nje kopertin e gazetes Dita me titullin VARKARET
Qe jepte ne mos gaboj Berishen Bashen e te tjeret ne nje varke qe po pbytek.
Varkaret e SHQUP-it tani ju ka ngelur te emeroni mark uk ne krye te organizates tuaj kriminale qe te kini suksese po car lesh partie jeni juve qe 25-vjet i kini bere qefin vetes tuaj gjasme se jini demokrate plera komunizmi fillo nga saliu mbaro tek zhelefina-ed paloka e me se fundi kaci i zi- islami..
SA ME SHUME TE RRIJE BASHA NE KRYE TE PD-SE, AQ ME MIRE PER TE DJATHTET.
DIGJEN DERI NE RREZE BARERAT E KEQIJA.
Partia nuk eshte shtepia ku mund te besh Pazaret e ndyra.
E mira eshte nje fillim i ri me drejtues te ri se sa me njerez te korroptuar deri ne palze
Berish e Bash prandaj ne qoftese doni nje Parti me te vertete demokratike Ju ftoj te dyve te dilni sa me shpejt ne Pension. Vendosni Eduard Selamin nese doni mbeshtetjen e amerikaneve.
I paerzier ne korrupsione dhe njeri me pasaporte amerikane
Sado te duan amerikanet te shmangin Berishen nga PD kan harrue m duket se Komunistet nuk terhiqen, ata luftojne me cdo mjet per t’u rikthyer ne pushtet nepermjet dhunes, sic ka bere serbi Sali ne vite.
ojq e malokve
nese eshte e vertete kjo qe shkruan Lorenc Vangjeli
Do jete ngjarje historike shperberja e ketij subjekti politik , tashme te degraduar , te perbuzur e uryerer e cila gjate egzistences e pushtetit te saj deshmoj nje parti anti popullore , parti klanore , krahinore , konfliktuale monster e krimit , korupsjonit , shkaterimin e kapjen e shtetit e shume strukturave te tij si Organet e Drejtesi , Prokurorise , Sherbimit Informativ e gjithe andej . Analiza e rezultateve te zgjedhjeve te 21 qershorit mundesojne , nje strukturim te ri te P. D e cila mundet te krijoje nje Aleance me Partiti serioze sikurese eshte F . R . D dhe Partine e Re Qytetareve dhe e elites Intelektuale te kryesuar nga z .Gjergji Bojaxhi + Sazan Gurin . Aleance e cila ka mundesi te konkuroje denjesisht me zgjedhjet per Pushtetin Qendror te vitit 2017. Aleance e cila do ti sherbente gjithe shtetit e shoqerise shqiptare . Besoj se gjithe gjasat do jene qe mbas berjes se Reformes ne Drejtesi , do pastrohet dhe politike berja nga ferat e politikanet e pa nenshkueshen dhe do krijohet mundesia qe Shqiperia te vazhdoje te ece , edhe me shpejt ne rrugen e saj pa kethim .Nuk besoj te kete as nje shqiptar qe ne Parlamentin e Ardheshem te shikoje shembelltyra kafshesh Berishe , Paloke , Ristani , Strazimiri e te gjithe faqe zinjte e tjeret .
Basha dhe Rama dy kandare si koqet e gomarit qe rri te rruga elbaanit
i berisha si basha njesoj kredibiliteti PD eshte ZERO me te dy
PD eshte kthyer ne nje cete horrash dhe cubash! Sa keq, dikur njerezit e quanin parti e shpreses! Fajin e kane vete, por nuk marrin guximin ta pranojne!
berisha e emeroi bashen por harroi qe vete u poq gjate nen tutelen e serbit por ky pallaveshi nuk u poq tamam dhe e filloi me luge te madhe . eh sa mekate keni ju kriminele vetem tu varesh eshte pak
popull popull a e kuptoni cfare ka bere kjo bande e qelbur kriminele
kur pash nje foto dje qe kancelari HELMUT Koli kishte afruar ne politike zonjen MERKEL
dhe sot kjo burrneshe Anxhela Merkel, tregon sa vlera ka pergjegjeshmeria ndaj kauzes se kombit,dhe ne rastin e kombit gjerman,sot lideri ne B.E.
Dhe ne albanistan e 25 viteve pame se ramizi afroji, nanon qe nuk beri shtet, ku populli shporri diktaturen berishiane,
dhe nano la majkon ,qe shiti tanket per 1 lopate hekurishte,
dhe majko la ilirin qe i vodhen thesarin e floririt
dhe iliri la edin,qe pastroji lanen e shkateroji lulishtet,kuroren e gjebert me saliun
la edhe saliun,qe beri gjemat qe as lufta nuk shkaterroji aq,
dhe saliu la lulin,vrases ,hajdut,
dhe luli la fatos hoxhen, qe flet si demokrat i rinovuar pasi shkoji me trupat ne 97 dhe beri masaker ne permet,gruaja ju be drejtoresha e tenderave te ministrise se brendeshme,ky ish kolonel bleu bodrumet te bllokut,dhe shiste sufllaqe,dhe sot shan baballaret qe shkaterruan vendin,ku dhe ai dha kontributin me dhunen e tij ndaj populli qe ju vodhen parate e shtepive,tokes e gjes se gjalle.
pd ,zgjou jo me xhozin apo griden,ato jane klonime te politikes antivlere.
pd,gjej demokratet e vertete, i rrali GAZMENT OKETA,
Nuk i duhet kujt PD.Hidheni ne plera,ose groposeni,sepse eshte mbeturine e pariciklueshme.
nese eshte e vertet qe kta amerikane deshirojn Lulin ne vend te Sales jane thjesht duke bere nje vrime ne uje
kane bere analize sh te dobet te situates
kan harruar qe si luli si sala ne dy zgjedhjet e fundit kane fituar nje hu me te gjate ne bythe,qe nuk do ta shulin kurre,vetem kur te prangosen dhe tu behet kontrolli trupor nga gardianet
sado qe shume njerez refuzojne ta pranojne plani amerikan ne Tirane eshte i qarte:
TE IKIN BERISHA E META, TE QEVERISIN BASHA E RAMA
I kane bere apo jo hesapet pa hanxhine kete do ta shofim
dy kriminelat ne foto bashk me grat e tyre ne burg e kan vendin me dashuri dhe harmoni
Në këndvështrimin tim, PD si me Berishen si me Bashen zgjedhjet i humb.
Nuk ndryshojn ata.
Ne 2013 ishin me Berishen humben
ne 2015 me Bashen PD u fut n zgjedhje me të njëjtin mentalitet, stil dhe platformë, me të njëjtën ofertë fyese si në zgjedhjet e vitit 2013
Lulush ki kujdes hapi syte , se c’ti besh e lutish tjeterit , ju kujtoj te ndjerin Sokol , nuk eshte cudi ti shkosh pas e te zvendesohesh me ndonje bust si te Hajdarit . Se ky Vampir qe te ka rritur e ushqyer ty ,detyrimisht do te beje e shohe gjak e varre.
Interesant, Loro Vangjeli i Metes qe paguhet prej tij si ” keshilltar “, ka merak per Berishen? Se mos e shqelmon Basha? Nuk po e ze gjumi se mos i vdes Berisha e nuk ka ku fut koken pastaj kur te shqelmohet nga Rama.