Sokol Cikalleshi, i dënuar nga shtyllat

redaktor
Sokol Cikalleshi, gjate nje dyluftimi me Eliseu ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Portugali, 0-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nSokol Cikalleshi and Eliseu fights for the ball, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Portugal, 0-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Sokol Cikalleshi është ndoshta sulmuesi më i pafat në historinë e Kombëtares shqiptare. Në 11 ndeshje me fanellën kuqezi, të cilën e ka veshur për herë të parë më 31 Maj të 2014-ës në miqësoren e humbur minimalisht me Rumaninë, 25-vjeçari nuk ka arritur ta dërgojë në asnjë rast topin në rrjetë, pasi sa herë i është afruar golit është ndalur nga shtylla. Megjithatë për De Biasin, ai mbetet sulmuesi i parë i Kombëtares, duke fituar konkurrencën me Bekim Balajn, autorin e golit të fitores historike me Portugalinë në Aveiro.

Në Miqësoren me Italinë ne Gjenovë, në ndeshjen e tij të shtatë me përfaqësuesen, pikërisht në minutën e 37-të, Cikalleshi për pak shtangu portierin Sigirigu me një goditje të fortë nga distanca, por shtylla nuk ia dha kënaqësinë e golit të parë kuqezi sulmuesit kavajas.

Për çështje centimetrash, madje në dy raste, Cikalleshi nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë në fitoren me përmbysje me Armeninë në “Elbasan Arena”.

Në minutën e 34-t, një diagonale e futbollistit të Istanbul Basaksehir i kthyer nga shtylla dhe sikur të mos mjaftonte ky moment, në të 74’, topi u ndal sërish nga shtylla, për t’i mohuar për të disatën herë golin.

E pabesueshmja ndodhi në sfidën e fundit eliminatore me Portugalinë, por në “Elbasan Arena”. Cikalleshi në të 75’, kur tabela elektronike vazhdonte të shënonte 0-0, provoi nga distanca, por topi i devijuar nga mbrojtja portugeze mori një trajektore që nuk mund të kontrollohej nga portieri portugez, Patricio.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *