Ellis Island dhe një foto e rrallë: Si dukej në 1910 një emigrant shqiptar në SHBA

Dita

Ellis Island u inaugurua në 1892 dhe u mbyll në 1954.

Ai hapi dyert e tij për emigrantët, duke e kaluar emigracionin nga kontrolli i shtetit të Nju Jorkut, nën kontroll federal.

Vendimi u mor për të qetësuar zërat e qytetarëve amerikanë kundër një hyrje të pakontrolluar të emigrantëve, si edhe për të ndalur korrupsionin e zyrtarëve, veçanërisht të Nju Jorkut, ku hynte shumica e emigrantëve.

Sipas vlerësimeve në 100 vite, që prej vitit 1892, nga Evropa erdhën 55 milionë emigrantë, shumica e të cilëve u vendosën në Amerikën e Veriut.

Augustus Francis Sherman, një funksionar i pasionuar pas fotografive, në mes të viteve 1906 dhe 1915, u kërkonte emigrantëve që vinin nga të gjithë anët e botës, sidomos nga Europa, të pozonin para objektivit të tij.

Fotot e tij janë publikuar në librarinë publike të Nju Jorkut.

Mes qindra fotove ndodhet edhe fotografia e një shqiptari, që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1910.

Ellis Island (në foto) u inaugurua në 1892 dhe u mbyll në 1954
Ellis Island (në foto) u inaugurua në 1892 dhe u mbyll në 1954
Share This Article
3 Comments
  • Pak si cudi, se ne pergjithesi ne Amerike pergjithesisht emigronin nga Jugu i Shqiperise. Ky djali ketu nga veshja duket si verior. Nejse, aty ketu edhe mund te kete pasur ndonje verior qe kushedi si e ka gjetur rrugen per ne Amerike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *