EKSPERTIZA / Armando Prenga s’qëlloi me armën me leje, tyta s’bëri qitje

Dita

Deputeti Armando Prenga nuk ka qëlluar me armën që disponon me leje nga autoritet shtetërore, por dyshohet se ka qëlluar me një pistoletë tjetër që ai në ngjarjen e 5 shtatorit e mbante pa leje. Një fakt i tillë sipas prokurorisë ka dalë nga ekspertiza e pistoletës që është dorëzuar te oficerët e policisë nga gruaja e Prengës, Rovena, ku tregohet se arma e vënë në dispozicion nuk ka kryer asnjë qitje, raporton A1 Report. Kjo pasi në tytën e pistoletës nuk janë gjetur shenja të vjaskave, karakteristikë kjo që lihet nga armët pas procesit të qitjes. Madje edhe pretendimi i deputetit të PS Prenga se nuk ka qenë në vendin ku ndodhi përplasja mes dy fiseve Prenga dhe Cali, nuk qëndron sipas zyrtarëve të prokurorisë, kjo pasi në dosje janë administruar disa dëshmi që tregojnë prezencën e tij në sherrin para komisariatit dhe hapjen zjarr ndaj disa prej anëtarëve të familjes Cali. Kanë qenë pikërisht këto prova të administruara nga prokuroria e Përgjithshme që kanë bindur Gjykatën e Lartë të caktojë masën e “arrestit në burg” ndaj deputetit Prenga.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *