Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar sot për dhunën e ushtruar dje ndaj priftit ortodoks, në Sarandë. Duke e quajtur një agresion të shëmtuar, PBDNJ thekson se ky sulm është pjesë e klimës së pa sigurt që përshkon shoqërinë tonë:
“Shprehim indinjatën e thellë dhe dënojmë pa asnjë ekuivok aktin e dhunës ndaj Meshtarit Orthodhoks Kristo Papa të ndodhur në zonën ku historikisht, dhe në numra të konsiderueshëm, jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij Komuniteti Etnik Grek.
Pa paragjykuar motivet dhe hollësitë e tjera të ngjarjes, e konsiderojmë këtë agresion të shëmtuar produkt të klimës të pa sigurt dhe intolerances së thellë që përshkon kohët e fundit shoqërinë tonë. Ngritja e dorës ndaj një kleriku dhe njëkohësisht një personi të moshuar tregon krizën e thellë morale dhe është jashtë çdo kodi që tradicionalisht është respektuar nga shoqëria e jonë”.
PBDNJ u bwn thirrje autoriteteve kompetente për zbardhje sa më shpejtë të ngjarjes, kapjen e autoreve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Rahja e priftit orthodoks tregon edhe nje here “harmonine” e proklamuar nga politika …popull turkoshan…
Drejtesia te veproje,cilet jane keta bandite qe vene doren mbi kleriket.Toleranca zero ndaj ketyre akteve,kerkojne te shemtojne dhe gjene me te bukur qe na ka mbetur.