Ka disa teori në lidhje me gjumin e mëngjesit. Dita është për ata që ngrihen shpejt, thotë një shprehje, por siç duket nga ky rregull përjashtohen ata që punojnë.
Një studim i Universitetit të Oksfordit arriti në përfundimin se “të detyrosh punonjësit të zënë vendet e punës para orës 10:00 të paradites, është formë torture”.
Profesori Paul Kelley deklaroi në Festivalin Shkencor Britanik në Bredford se, nëse turnet do të nisnin pas orës 10:00 do të përfitonin që të gjithë, si punëdhënësit, ashtu edhe punëmarrësit.
Punëdhënësi, thotë Kelley, do të përfitojë angazhim, energji dhe përqendrim më të madh të punëmarrësit, ndërsa ky i fundit disa orë më shumë gjumë.
Profesori i Universitetit të Oksfordit mbështet teorinë e tij edhe me një studim që thotë se nxënësit në shkolla janë më të vëmendshëm dhe përthithin më shumë e më shpejt dijet e marra pas orës 10:00, sesa ato të marra para kësaj ore.

Nga studimi qe kam kryer rezulton se me mire te fillohet puna e oren 12.00. Deri ne 10-11 te flihet gjume
Te drejte ka, gjumi I mengjesit po u prish te te gjymton mendjen
Po ky profesor i mahnitshem sa ore mendon se duhet te flene njerzit 13-15 ore?Pra ai eshte ne favor te obezitetit dhe dembelizmit.Kush nuk e ka provuar sa i pafuqishem ngrihet njeriu pasi ka fjetur gjate.Gjume shume duhet te flene femijet e vegjel e jo te rriturit. Te shkosh ne pune ne 11,sa do punosh valle duke “ruajtur freskine?”Pastaj,llogarit qe ne 7 sel nga puna,ne 8 mberrin ne shtepi, ben nje dush,ha darke e prap gjume.Cfare aktiviteti mund te kryesh naten,vec te shkosh PUB-eve,por kjo nuk vlen per cdo moshe.Shqip ky profesori qenka si ata qe kane marre tituj ne Shqiperine e Berishes,tip Mziu.