Gjyqi ndaj ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, do të nisë më 29 shtator në Gjykatën e Tiranës. Dje është hedhur edhe shorti elektronik që ka përzgjedhur si gjyqtar Artan Gjermenin.
Prokuroria kishte dorëzuar pak javë më parë dosjen hetimore pak më shumë se një vit pas arrestimit dhe marrjes nën akuzë të ish-guvernatorit për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i BSH-së prej Ardian Bitrajt, si dhe procedurat tenderuese për Hotel Dajtin, me vlerë 30 milionë euro.
Akuza zyrtare ndaj Fullanit është “shpërdorim i detyrës”, të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë, duke pretenduar pafajësinë. Fullani do gjykohet në gjendje të lirë, pasi një muaj nga arrestimi i tij mundi të zbuste masën e sigurisë në Apel në arrest shtëpiak dhe më pas në Gjykatën e Lartë me detyrim paraqitjeje.
Për skandalin e Bankës aktualisht janë dënuar 16 zyrtarë dhe nipi i të dyshuarit kryesor, ndërsa është në proces kryeinspektorja Elivar Golemi, që nuk e ka pranuar akuzën dhe gjykohet më vete.

E bukur kjo ,do te shohim se si nje i goditur do te rrezoje nje te pa ditur,apo e kunderta.,,a do te behet si tek filmi,,,,,,,,,,,,,qellove si kalama o Mane,,,!