Trajtimi i refugjatëve dhe fatkeqësitë që i kanë ndjekur ata gjatë rrugës për të mbërritur në Evropë ka prekur shumë njerëz.
Mbytjet në detin Mesdhe, dhuna në Maqedoni, gardhi në Hungari apo keqtrajtimi në stacionet e trenave në këtë vende, etj etj, treguan anën tjetër Evropës.
Incidenti më i fundit ishte ai i gazetares në Hungari, ku pasi u filmua duke goditur refugjatët u pushua nga puna.
Por ka edhe shembuj pozitivë. Një prej këtyre është ky polic serb në Luginën e Preshevës.
Një gazetare e BBC, ka publikuar në Twitter foto ku polici mban në duar një fëmijë të vogël sirian duke treguar dhembshuri dhe dashamirësi.






Polici eshte shqiptar, nga Bujanovci.
Shqiptar ? Si e ka emrin ?