Komedia e një padie

redaktor
Gjyqtari Gjin Gjoni, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nGjin Gjoni judge, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Sot më datë 10 shtator 2015, Gjykata e Apelit Durrës do të shqyrtojë një padi të gjykatësit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elonës kundra prokurorisë.

Relatore e çështjes është gjykatësja Meriban Mullaj. Objekti i këtij gjykimi është kundërshtimi i vendimit të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pushimin e procedimit penal Nr. 1098 datë 20 prill 2015 dhe ndryshimin e tij me argumentin e përdorur” në raste të tjera të parashikuara nga Ligji 328/1/F të Kodit të Procedurës Penale dhe ndryshimin në “Fakti nuk ekziston” parashikuar nga neni 328/1/A i Kodit të Procedurës Penale, neni 328/1/F – Pushim i cështjes në raste të parashikuara me ligj; neni 328/1/A – Pushim i cështjes, kur fakti nuk ekziston.

Përtej gjuhës së ngarkuar me terma juridikë, në thelb gjyqtari Gjin Gjoni, kërkon, që të hidhet poshtë padia e ILDP-së për fshehje pasurie jo thjesht se janë shkeluar afatet ligjore, por se fakti nuk ekziston. Më troç, gjykatësi në fjalë po kërkon një “certifikatë virgjërie” nga Gjykata e Apelit Durrës.

Komedia e një padie

Si mbërriti deri në këtë finale historia e akuzës mbi pasurinë e pajustifikuar të gjyqtarit të Apelit Tiranë Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë?

Në fund të prillit 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzon penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, Gjin Gjonin, me akuzën se ka fshehur dhe ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Inspektorati ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj bashkëshortes së Gjonit, Elona Çaushi, e cila, në cilësinë e bashkëshortes, ka detyrim ligjor që edhe ajo të deklarojë saktë pasurinë, gjë që nuk e ka bërë.

gjini ne apel durresNë lidhje me falsifikim të dokumenteve dhe bashkëpunim në mashtrim, nën akuzë u vunë edhe noterët Margena Çela e Gentiana Shkodra, të cilat u dyshua se kanë ndihmuar në këtë falsifikim të pasurisë. Mashtrimi është bërë për afërsisht dy milionë euro pasuri, për të cilat ka bërë deklarata të rreme, apo fshehje të burimit. Sipas akuzës, vetëm në hyrje-daljet nga Shqipëria Gjoni ka realizuar 236 udhëtime, me shpenzime afërsisht 250 mijë euro, të padeklaruara kurrë.

Por gjykata e Elbasanit, ku kaloi për gjykim kjo çështje, hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për zgjatje të afateve hetimore. Gjyqtarja Miranda Çekrezi ishte në konflikt interesi, pas Gjoni kishte votuar pro saj në një çështje të tre viteve më herët, pas një vërejtjeje të KLD-së, të apeluar nga gjyqtarja. Ministri Naço kërkoi shkarkimin e saj për këtë “kthim nderi” të hapur.

Prokuroria ndërkohë e apelon këtë vendim të Elbasanit në Apelin e Durrësit. Por edhe kjo gjykatë vendos që Gjoni të mos pezullohet, pra hetimi ndaj tij ngec.

Tani jemi në situatën që gjyqtari i shumëpërfolur kërkon ta fshijë fare nga rekordet zyrtare këtë akuzë, pra që nuk qëndron aspak çështja e pasurisë së dyshimtë të tij. Kjo mbyllje “triumfale” vjen pas sulmit të hapur që Gjoni ndërmori në mbledhjen e fundit të KLD-së korrikun e kaluar, ndaj ministrit të Drejtësisë, në fakt një sulm politik ndaj gjithë mazhorancës./DITA

Share This Article
11 Comments
  • Kete palo gjyqtar e mbrojti ne Elbasan gjyqtarja e korruptuar e bija e ish sekretarit te byrose partise punes,i specializuar ne ne shkollen e larte te partise,.sot demokrat te flakte si klysh pas sal qenit kriminel.Hajdutet dhe kriminelet mbrojne njeri tjetrin me poste qe u ka dhene saleshi.

  • Kur do shpetojme nga keta perbindesha qe mbrohen nga keta krokodile qe zvarriten ne kembe,deri sa durimi te sose.Duhet nje 91-sh i dyte,kesaj rradhe per te permbysur kete rrjet te babeziturish.Sa me heret te behet kjo,aq me shpejt do arrijme te jetojme dhe ne si Bota e qyteteruar.

  • Sapo lexova emrin e gjykateses qe do te gjykoje kete ceshtje ne apelin e Durresit, e fjeta mendjen qe Gj. Gjoni do dale pa lagur (se ai eshte i mbytur ne krim, kete e di fort mire une). Ajo s’eshte gjykatese ne kuptimin e vertete te ketj termi, por nje sharlatane.

  • Gjin Gjoni e tha hapur ne KLD qe une mund te behem dhe President dhe ka shume te drejte dhe do behet se SI mungon asgje nuk eshte as Sakat si ky Merhumi qe kemi
    Gjini shkollen e PLEPAVE e ka te tjera shkolla ka mbaruar dhe I ka me dipllome nga kristali
    Para ka se I ka bere me djerse se ka shpetuar maskarenjte nga burgu dhe ka denuar fukarenjte
    Me thoni çfare i mungon Gjon Gjinit Sherifit te KLDse qe mos jete President

  • E sigurte qe gjykate se Meribani nuk e demton Gjin Gjonin. Gjin Gjoni e ka other me KLD per transferimin e saj nga Korca me Durres. Jo rastesiaht! Meribani anetare e koleg jot zgjedhor me vitin 2011… E kujtoni kete kolegu gjykatesish. E si mund te mos ti Jale te drejte Gjin Gjonit ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *