Policia e Tiranës ka arrestuar dy berberë për ushtrim të paligjshëm të profesionit.
Më datë 09.09.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Taulant Hasanaj, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Indrit Lluka, 33 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Mine Peza”, pallati nr. 102, në ambjentet e subjekti privat të pa licencuar, shtetasi Taulant Hasanaj ka kundërshtuar me forcë, punonjësen e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dega Tiranë, shtetasen M.G, 55 vjeçe.
Ndërsa shtetasi Indrit Lluka, u konstatua se zhvillonte veprimtari ekonomike (berber) i paregjistruar në organet Tatimore.
Këto janë arrestimet e para në kuadër të aksionit të nisur në luftën kundër informalitetit nga qeveria shqiptare.

Shkoni ankohuni tani tek Sali rrumpalla,gomeret ,biznes ilegal,,,,!
Po Sali Berisha KRIMINEL PA LICENCE,pse nuk arrestohet?