Për paralajmërimin e formimit të Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë, ka folur edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçic.
Ai nuk është kërcënuar si Daçic kundër shqiptarëve, por ka folur me cinizëm duke shtruar pyetjen se të dielën në Medvegjë nuk dihet kush do të fitojë: Rama, Thaçi apo partitë politike serbe, pasi atje, sipas tij, shumica e popullatë është serbe.
Duke folur për këtë ai ka shtuar se në Medvegjë jetojnë vetëm shtatë për qind shqiptarë, por ata “po vizatojnë në letër”, ka thënë ai duke aluduar në paralajmërimin për formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë. “Atje (në Medvegjë) të dielën mbahen zgjedhjet; atje shumica e popullatës është serbe.
Do të shohim nëse do të fitojë Rama, Thaçi, DS, SNS, SPS ose të tjerët në koalicion”, ka thënë Vuçic. Kryeministri serb ka folur edhe për Asociacion e Komunave serbe në Kosovë.
“Ka mbetur vetëm statuti i AKS-së dhe ato do të jenë bisedime të vështira dhe në to nuk do të ketë asgjë të bukur dhe asgjë të lehtë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net. Liderë shqiptar të Luginës kanë paralajmëruar se të shtunën, më 12 shtator, do të krijojnë Asociacionin e Komunave shqiptare si pandam ndaj AKSsë në Kosovë.

Mos u beje dhe aq interesant, mbaj premtimet qe ke dhene per Luginen e Presheves dhe ne menyre te vecante per diplomat qe e deklarove hapur !
Sa kane toleruar Shqiptaret per Serbet beje ti jo me shume per Presheven.
Ketu ka dicka
Cdo mareveshje qe behet me serbet ndihmon vetem serbet sepse ne keto mareveshje , ne i resoektojm mareveshjet ndersa serbet nuk i zbatojn ato mareveshje dhe askush nuk ju thote azgje , ndersa kur shqiptaret nuk zbatojn mareveshjet gjithe nderkombetaret ju bejn presion dhe ne detyrohemi ti zbatojm ato mareveshje
Ndaj gjeja me e mire esht qe te mos besh asnje mareveshje me serbet , se ato oavaresisht se duken sikur oerfitojn te dyja oaket , ne fakt perfitojn vetem serbet